LIVE UPDATES
Aktualitet

Hetimet zbulojnë shkakun e helmimit të katër nxënësve në Bulqizë, nuk funksionon mirë sistemi i kaldajës në shkollë

28 Shkurt 2020, 07:29 Nga DOSJA
Hetimet zbulojnë shkakun e helmimit të katër nxënësve

BULQIZË- Katër nxënës të një shkolle 9-vjeçare në fshatin Godvi të Bulqizës u helmuan mëngjesin e të mërkurrës, nga keqfunksionimi i kaldajës që bënte ngrohjen e godinës së shkollës. Policia e Bulqizës njoftoi se 4 nxënësit ishin paraqitur për ndihmë mjekësore rreth orës 11.40, dy prej tyre u dërguan menjëherë në shtëpi, ndërsa një nxënëse u dërgua me urgjencë në Tiranë dhe një tjetër u mbajt në spitalin e qytetit.

“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës, ku nga deklarimet e marra nga drejtori i shkollës ka rezultuar se për shkak të problemeve teknike të kaldajës, kanë shfaqur probleme shëndetësore 4 nxënës”, thuhet në njoftimin e policisë. Një zëdhënëse e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë i tha BIRN se nxënsja që u soll me urgjencë në kryeqytet nuk paraqiste probleme dhe pas kontrolleve të para u kthye pas për në Bulqizë. Pa probleme është edhe situata e tre nxënësve të tjerë.

Ndërkohë drejtori i shkollës Arben Sejdi i tha BIRN se nuk e dinte se cilat ishin arsyet e keqfunksionimit. “Nuk jam teknik kaladajash”, tha Sejdi.  Ndërkohë BIRN mësoi nga Drejtori i Shëndetit Publik në Bulqizë Flamur Meta se inspektorët e shëndetit publik që kanë bërë verifikimin e situatës në terren kanë vendosur mbylljen për 5 ditë të shkollës. Meta tha se problemet kishin ardhur nga keqfunksionimi i kaldajës, por nuk dha detaje se çfarë nuk kishte funksionuar.

Meta tha se situata ishte e njëjtë me atë që ndodhi në gjimnazin e Shupenzës në nëntor 2017. Keqfunksionimi i kaldajës atëherë helmoi 60 nxënës ndërsa Instituti i Shëndetit Publik gjeti se helmimi kishte ndodhur nga instalimi me probleme i kaldajës.

Hazis Gjuci, inxhinieri i kompanisë Senka që ka bërë rikonstruksionin e shkollës dhe istalimin e kaldajës, i tha BIRN në një bisedë telefonike se problemet ishin shkaktuar nga mospastrimi i kaldajës. Gjuci pretendoi se kaldaja nuk ishte pastruar që prej tetorit. “Kladaja është një nga më të mirat, më modernet, por nuk është pastruar nga tetori dhe filtrat janë bllokuar dhe ka kthyer pak tym pas. Nxënësit që kishin shkuar ta ndiznin janë trembur, por nuk kanë probleme”, tha Gjuci.

Drejtori i Shkollës Arben Sejdi, mohoi kategorikisht që nxënësit kishin shkuar të ndiznin kaldajën ai tha se helmimi kishte ndodhur jashtë dhomës ku ndodhej kaldaja, por se nuk mund të vendoste gishtit dhe as të tregonte se çfarë e kishte shkaktuar problemin. “Nuk mund të bëj me faj ata (kompaninë), pasi nuk e di se çfarë ka ndodhur”, tha ai. Nga ana e tij Flamur Meta tha se helmimi sipas dëshmive kishte ndodhur disa orë pasi mësuesit kanë parë kthimin e tymit. Ai tha se fillimisht shkolla ishte zbrazur dhe mësuesit kishin hapur dritaret për ajrosjen e saj, por pasi janë kthyer në klasa nxënësit kanë shfaqur probleme.

Veç këtij rasti në Bulqizë ka pasur disa raste të tjera helmimesh masive. Mbi 40 personave u shtruan me probleme helmimi në maj 2019, por nuk u mësua se cilat ishin shkaqet edhe pse dyshimet ranë mbi ujin e pishëm. Ndërkohë dy raste të helmimeve në shkolla u shënuan në mars 2019 në klasën e 6 të shkollës Shefqet Tançi dhe në tetor 2019 në gjimnazin e Shupenzës. Në dy rastet faji iu vendos lëndëve të përdorura nga vetë nxënësit.  Ndërkohë pak javë më parë, tre anëtarë të familjes Tola në Ostren humbën jetën, ndërsa një vajzë 16 vjeç u shtrua në spital në gjendje të rëndë. Shkaku i vdekjes u përcaktua helmimi, por ende nuk është e qartë se çfarë e kishte shkaktuar atë.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet helmohen nxenesit helmohen nxënësit në bulqizë kaldaja e shkolles helmohen nxenesit helmohen nxënësit në bulqizë kaldaja e shkolles

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën