LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Shpenzime luksi’/ PD i akuzoi për tender abuziv, MEPJ: E kemi detyrim sigurimin e jetës

20 Prill 2022, 13:02 Nga DOSJA

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja denoncoi sot qeverinë duke akuzuar se do të shpenzojë 926 mijë euro vetëm për të paguar siguracione udhëtimi për punonjësit e Ministrisë së Jashtme deri në fund të këtij viti. Kjo sipas tij është një procedurë luksi. Gështenja shpjegon se qeveria do harxhojë 2 800 euro për çdo diplomat shqiptar dhe familjarët e tyre për “udhëtime imagjinare”, ndërsa sqaron se ky siguracion do vlejë për 335 persona, diplomatët dhe familjarët e tyre.

“Me pak fjalë, qeveria do harxhojë 2800 euro për çdo diplomat shqiptar dhe famijarët e tyre për udhëtime imagjinare. Sipas dokumenteve të tenderit, ky siguracion do vlejë për 335 persona, diplomatët dhe familjarët e tyre. Vlera e këtij tenderi është edhe më e madhe se kostoja e vetë udhëtimit të diplomatëve shqiptare. Në këto kohe krize, udhëtimet janë kufizuar nga të gjitha vendet por për Ramën kjo nuk përbën asnjë shqetësim për të vjedhur e shpërdoruar paratë publike,“-shkruan demokrati.

Denoncimi në rrjetet sociale i deputetit Lefter Gështenja

Kriza ekonomike po grryen familjet shqiptare por për qeveritarët është krejt ndryshe. Si asnjëherë më parë, qeveria do shpenzojë 926 mijë euro vetëm për të paguar siguracione udhëtimi për punonjësit e ministrisë së Jashtme deri në fund të këtij viti. Kjo procedurë luksi bëhet në një kohë kur nevoja për ato para është kaq e madhe për të mbuluar gropat e krizës. Por për qeverinë Rama dhe ministren Xhaçka, harxhimi i këtyre para vlen më shumë se familjet në nevojë. Me pak fjalë, qeveria do harxhojë 2800 euro për çdo diplomat shqiptar dhe famijarët e tyre për udhëtime imagjinare. Sipas dokumenteve të tenderit, ky siguracion do vlejë për 335 persona, diplomatët dhe familjarët e tyre. Vlera e këtij tenderi është edhe më e madhe se kostoja e vetë udhëtimit të diplomatëve shqiptare. Në këto kohe krize, udhëtimet janë kufizuar nga të gjitha vendet por për Ramën kjo nuk përbën asnjë shqetësim për të vjedhur e shpërdoruar paratë publike. Anulimi i këtij tenderi dhe shumë të tjerëve është kusht për të administruar krizën ekonomike.

Ndërkohë që disa orë më pas, Ministria për Punët e Jashtme ka reaguar pas denoncimit dhe në një sqarim për mediat, duke u shprehur se nuk ka prokuruar asnjë siguracion udhëtimi por mbulimin me sigurime shëndetësore, të shëndetit në udhëtim dhe të jetës së diplomatëve.

“Ligji nga ana tjetër, nuk parashikon askund mbulimin me “siguracion udhëtimi”, çka është edhe arsyeja përse MEPJ nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për një shpenzim të tillë. Dëshirojmë të informojmë z. Gështenja që siç shkruhet e zezë mbi të bardhë në dokumentin e publikuar prej tij, por që ai mesa duket nuk di ta lexojë, MEPJ nuk ka prokuruar “siguracion udhëtimi” por mbulimin me sigurime shëndetësore, të shëndetit në udhëtim dhe të jetës së diplomatëve,”- sqaron ministria.

SQARIM I MEPJ PËR OPINIONIN PUBLIK

Jemi njohur sot me një deklaratë publike të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Lefter Gështenja, përmes së cilës ai akuzon MEPJ se, përmes “procedurave të luksit” po shpenzon për “siguracion udhëtimi” për diplomatët e Shërbimit të Jashtëm që përfaqësojnë Shqipërinë jashtë vendit. Dëshirojmë të informojmë z. Gështenja që siç shkruhet e zezë mbi të bardhë në dokumentin e publikuar prej tij, por që ai mesa duket nuk di ta lexojë, MEPJ nuk ka prokuruar “siguracion udhëtimi” por mbulimin me sigurime shëndetësore, të shëndetit në udhëtim dhe të jetës së diplomatëve. Dëshirojmë po ashtu të informojmë z. Gështenja, që udhëtimet dhe qëndrimi jashtë vendit janë një pjesë thelbësore e punës së çdo diplomati të Shërbimit të Jashtëm. Është kjo arsyeja përse ky Shërbim quhet i Jashtëm dhe përse kjo Ministri quhet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Mbulimi i sigurimeve shëndetësore, të shëndetit në udhëtim dhe jetës të diplomatëve kur ata shërbejnë jashtë vendit apo udhëtojnë për arsye pune, është një detyrim ligjor i MEPJ. Ky mbulim, në përputhje me ligjin, aplikohet prej dekadash dhe nuk është një praktikë e aplikuar për herë të parë gjatë vitit 2021. Duhet theksuar po ashtu që edhe fondi i alokuar nga MEPJ për këtë procedurë prokurimi është i njëjtë me fondin e alokuar gjatë viteve të fundit dhe i parashikuar në Ligjin për Buxhetin e Shtetit.

Ligji nga ana tjetër, nuk parashikon askund mbulimin me “siguracion udhëtimi”, çka është edhe arsyeja përse MEPJ nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për një shpenzim të tillë. Të akuzosh MEPJ përse paguan sigurimet e shëndetësore, të shëndetit në udhëtim dhe të jetës, të diplomatëve të Shërbimit të Jashtëm shqiptar është po aq e pakuptimtë sa të akuzosh MEPJ përse paguan qiratë e zyrave e të banesave të diplomatëve që përfaqësojnë Shqipërinë nëpër botë. Ne besojmë që është e pajustifikueshme, për një deputet të Kuvendit të Shqipërisë që të lëshojë akuza të tilla të pabaza, në një kohë që ka akses tek i gjithë informacioni i nevojshëm për të kuptuar sesi qëndron realisht situata.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lefter geshtenja mepj udhetimet e luksit lefter geshtenja mepj udhetimet e luksit


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet