LIVE UPDATES
Ekonomi

Shpenzimet që u rëndojnë më shumë shqiptarëve, ballkanasve dhe europianëve

23 Qershor 2019, 05:57 Nga DOSJA
Shpenzimet që u rëndojnë më shumë shqiptarëve,

Shqiptarët shpenzojnë më shumë për ushqime dhe arsim, europianët për banesë dhe argëtim. Shpenzimet për ushqime, arsim dhe komunikim u rëndojnë më shumë familjeve shqiptare në krahasim me një familje europiane…

Ushqimi është nevojë bazike e njeriut që të mbijetojë. Kur vjen puna te shpenzimet e familjeve shqiptare, ato për ushqime kanë peshën më të madhe në totalin e shpenzimeve dhe, pasi plotësojnë nevojën kryesore, me ato çka ju mbetet përmbushin nevojat e tjera. Pesha e shpenzimeve për ushqime e familjeve shqiptare është 44.1% e totalit të parave që ata kanë në dispozicion për të shpenzuar, më e larta në Europë.

Ndryshe ndodh me shpenzimet e familjeve në vendet e Bashkimit Europian, ku shpenzimet për ushqime zënë vetëm 12.2% të totalit. Krahasuar me shpenzimet mesatare të një familje që jeton në Bashkimin Europian, në Shqipëri shpenzimet për ushqime peshojnë në totalin e shpenzimeve 3.6 herë më shumë.

Edhe arsimi u rëndon më shumë familjeve shqiptare në raport me një familje mesatare të BE-së. Sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet për arsim të një familje në BE janë sa 1.1% e totalit të shpenzimeve. Ndërsa një familje në Shqipëri, ato u peshojnë sa 3.9% e totalit, thuajse 2 pikë përqindje më shumë se familjet në BE. Edhe për komunikim, familjeve shqiptare iu rëndon më shumë se atyre europiane. Sipas INSTAT, pesha e shpenzimeve për komunikim ishte sa 3.4% e totalit, ndërsa në BE shpenzimet për komunikim zënë 2.5% të shpenzimeve totale të familjeve, mbështetur në të dhënat e Eurostat.

Ushqimet zënë peshën kryesore të shpenzimeve të familjeve në Ballkan, Shqipëria mban rekord

Në Ballkanin Perëndimor, pjesa më e madhe e shpenzimeve të familjeve shkojnë për të siguruar ushqimin. Megjithatë, duke bërë një krahasim midis tyre, shpenzimet për ushqime janë shumë më të larta në Shqipëri. Pas Shqipërisë, Maqedonia e Veriut është vendi ku shpenzimet për ushqime janë më të larta, me rreth 36.8% të totalit të shpenzimeve që ato kryejnë, ndjekur nga Kosova me 34.1%.

Ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Malin e Zi, shpenzimet për ushqime zënë gati çerekun e totalit të shpenzimeve, me një peshë përkatësisht 24.5% dhe 24.3%. Ndër vendet e rajonit, Serbia ka peshën më të ulët për këtë grup, me rreth 17.3% të totalit. Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta për sa i përket grupit të shpenzimeve për banesë, energji, ujë dhe qira. Ndërsa më të lartin e kanë Serbia dhe Kosova, me 14.5%.

Për restorantet dhe hotelet, kryeson Mali i Zi

Mali i Zi ishte një nga vendit që tërhoqi numrin më të madh të turistëve në rajon, e për rrjedhojë, çmimet e restoranteve dhe hoteleve janë më të larta se në vendet e tjera. Çmimet e larta janë reflektuar edhe në shpenzimet për këtë grup në vend, me një peshë sa 15.2% e rajonit. Pas Malit të Zi renditet Bosnjë dhe Hercegovina, ku në totalin e shpenzimeve ato për restorant dhe hotele zinin 6.2% (shiko tabelën). Shqipëria është e treta në rajon, ku rreth 5% e shpenzimeve familjare shkojnë për këtë kategori, duke u ndjekur nga Maqedonia me 3.7%, Kosova me 2.4% dhe Serbia me 2%.

Shqipëria me shpenzimet më të larta për shëndetin në rajon

Për sa u përket shpenzimeve për shëndet, Shqipëria mban rekordin në rajon me 3.9% të totalit të shpenzimeve, thuajse sa mesatarja e BE-së prej 4%. Në rajon, shpenzimet për shëndetin variojnë nga 1.3% në Kosovë, në 3.1% në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Arsimi na kushton më shumë

Shumë vende të Bashkimit Europian po ndjekin politika lehtësuese për të mundësuar arsim cilësor për të gjitha shtresat. Shumë Universitete në BE nuk aplikojnë tarifa studimi për shtetasit e BE-së, ndërsa arsimi financohet kryesisht nga taksat dhe jo tarifat. Kjo është reflektuar edhe në peshën që zënë shpenzimet për arsim në totalin e shpenzimeve të familjeve europiane me 1.1% të totalit. Kurse në rajon, shpenzimet janë edhe më të ulëta nga 0.2% në Maqedoni, me 0.9% në Serbi dhe Kosovë dhe 1.1% në Malin e Zi dhe në Bosnjë-Hercegovinë.

Shqiptarët e Kosovës, më qejflinjtë e rajonit

Vendet e rajonit, krahasuar me Bashkimin Europian, kanë shpenzimet për argëtim thuajse dy herë më të ulëta. Në Bashkimin Europian, pesha e shpenzimeve për argëtim dhe kulturë ishte 8.5% e totalit. Ndërsa shqiptarët e Kosovës mund të cilësohen si më qejflinjtë e rajonit. Shpenzimet për argëtim dhe kulturë janë sa 4.1% të totalit, duke u ndjekur nga Bosnjë dhe Hercegovina me 3.9%, Serbia me 3.8%, Mali i Zi me 3.6%. Më të ulëtat janë regjistruar në Shqipëri, ku sipas të dhënave të INSTAT, ky grup zinte 3% të totalit, ndërsa në Maqedoni, rreth 1.9%.

Ballkanasit, “pijanecët” e Europës

Ballkani Perëndimor është i njohur edhe për dashurinë që ka për pijet alkoolike, me traditë në prodhimin artizanal. Dashuria e tyre për alkoolin shikohet edhe në peshën që zënë shpenzimet për pije alkoolike në totalin e shpenzimeve të familjeve të rajonit, ku përveçse në Shqipëri, në të gjitha vendet e tjera e tejkalon mesataren europiane. Sipas të dhënave të Eurostat, një familje në BE shpenzon mesatarisht 3.8% të totalit për pije alkoolike dhe duhan.

Një peshë dy herë më e ulët se sa në Bosnjë dhe Hercegovinë, vendi që thyen rekordin për sa u përket shpenzimeve për pije dhe duhan, me një peshë prej 7.6%. Pas Bosnjë dhe Hercegovinës, me shpenzime të larta renditen Serbia dhe Mali i Zi me përkatësisht 5.6% dhe 5.5%. Edhe në Kosovë, shpenzimet për pije dhe duhan përllogariten të jenë 5.2%, ndërsa në Maqedoni 4.1%. Shqipëria ka shpenzimet më të ulëta me 3.5%, me një peshë edhe më të vogël se mesatarja e Bashkimit Europian.

Pas modës shkojnë më tepër maqedonasit

Familjet maqedonase kanë shënuar shpenzimet më të larta për veshje dhe këpucë, ku pesha për këtë grup përllogaritet 5.3% e totalit të shpenzimeve, sipas Zyrës Shtetërore të Statistikave në Maqedoni. Shpenzimet për veshje dhe këpucë tejkalojnë edhe mesataren e vendeve të BE-së për këtë kategori. Sipas Eurostat, pesha që zinin veshjet dhe këpucët në vendet e BE-së ishte 4.9% e totalit. Më pas, në rajon për peshën më të lartë të kësaj kategorie renditet Mali i Zi me 4.7%, Shqipëria me 4.3%, Bosnjë dhe Hercegovina me 3.7%, Kosova me 3.2%. Familjet serbe kanë shënuar shpenzimet më të ulëta për veshje dhe këpucë, ku sipas Eurostat, ato përllogariten sa 2.8% e totalit të shpenzimeve.

Malazezët dhe shqiptarët e Kosovës, të fiksuar pas shtëpive

8.4% e totalit të shpenzimeve të familjeve malazeze dhe 7.9% e shpenzimeve të familjeve kosovare shkojnë për mobilimin, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtje të ndryshme të banesave. Këto dy vende kanë shënuar rekord jo vetëm ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe në BE, ku shpenzimet për këtë grup ishin sa 5.5% e totalit.

“Meraklinj” për shtëpinë janë edhe maqedonasit, ku sipas Zyrës Shtetërore të Statistikave, rreth 5.5% e shpenzimeve shkuan për mirëmbajtjen e shtëpisë. Ndjekur nga Shqipëria dhe Bosnjë – Hercegovina me 4.8%. Ndërsa në familjet serbe, shpenzimet për mobilim, pajisje elektroshtëpiake dhe mirëmbajtje të banesës zënë vetëm 2.7% të totalit.

Marrë nga Monitor

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi shifrat e instat shpenzimet e shqiptareve shifrat e instat shpenzimet e shqiptareve


Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit