All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

“Shpifje! Shpifje!”, koha kur Rama mbronte si ‘i çmendur’ fisin RRAJA, gjithë fijet e krimit mbajnë firmën e tyre

5 Nëntor 2019, 11:54 Nga DOSJA
“Shpifje! Shpifje!”, koha kur Rama mbronte si ‘i
All - Paragraf - 1

TIRANË– Nipi i deputetit Rraham Rraja, Redjani është arrestuar si një prej të dyshuarve kryesore për atentatin e 1 nëntorit ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojës. 34-vjeçari u “tradhëtua” nga AND që kishte lënë në maskën brenda një “Benz”-it gri, e u kap teksa po tentonte që të largohej drejt Malit të Zi.

Pas dënimit me 8 muaj burg, për fshehjen e provave për vrasjen e Elton Çiços, Rraja u rikthye në kronikën e zezë me rastin “Xhisiela”. Kushëriri i tij, Rexhepi, djali i deputetit socialist akuzohej nga e dashura e tij Xhisiela Maloku se e kishte dhunuar.

Xhisiela thoshte në prokurori se Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe Redjani e kishin dhunuar me zorrë për shkak se kishte bërë kallëzimin në Policinë e Tiranës. Pasi mbaruan me Xhisielën, së bashku me kushëririn tjetës Ramazanin, Redjani i kërkonte ish-oficerit të Policisë, Emiliano Nuhut që ta takonin në Tiranë.

Çështja bëri bujë të madhe në opinionin publik, aq sa u përfshi edhe kryeministri Edi Rama, i cili zgjodhi që me çdo kusht të mbronte “rosën e artë të gangsterave” nga Kruja, deputetin e tij Ramadan Rrajan.

Thuajse një vit më parë, i ftuar në emisionin “Dritare”, kryeministri Edi Rama iu “hidhej në fyt” gazetarëve duke këmbëngulur se deputeti i tij ishte model, dhe i zgjedhur me vullnetin e plotë nga Komuniteti i Krujës.

I acaruar sa më s’ka (aq sa arriti edhe të përplaste sende përtokë), Rama mbronte me çdo kusht deputetin e tij duke luajtur edhe asin nën mëngë, atë të keqardhjes. Me një pamje të ngrysur në fytyrë, Rama i tregoi gjithë Shqipërisë së deputeti i tij, e kishte bërë “lanet” të birin pasi kishte halle më të mëdha. Të tipit: sëmundja e rëndë e bashkëshortes.

DEBATI NË STUDIO

 Rakipllari: Ju vazhdimisht harxhoni energji si kryeministër për të mbrojtur skandalet e ministrave tuaj. Atij deputetit…
Rama: Është turp more.
Rakipllari: Si është turp, a e mbrojti djalin e vetë ai atje?
Rama: Ja shpifje.
Rakipllari: Nuk është shpifje.
Rama: (Përplas stilolapsin me forcë përtokë): Shpifje! Shpifje! Shpifje! Shpifje! Shpifje! Shpifje! Shpifje! Deputeti, i ati i djalit, nuk ka qënë në Komisariat.
Rakipllari: Ai nuk u ndëshkua se ishte djalë deputeti.
Rama: O Zot! Djali i deputetit është në burg.
Rakipllari: Pas presionit mediatik…
Rama: More zotëri, të flasim me fakte. Faktet janë këto: Deputeti nuk ka ushtruar asnjë influencë për djalin e tij. Është turp që t’i më thua nuk e arrestoj, pse unë e arrestoj atë? Unë përgjigjem për pjesën që ka të bëjë me pushtetin ekzekutiv. Unë nuk përgjigjem për hetime. Ju jeni bërë prokurorë, gjykatës dhe inkuizitorë. Më akuzove ti mua. Më the mbrojte deputetin. Kjo është shpifje. Sepse s’ke asnjë provë që deputeti ka mbrojtur djalin e tij. Nëse ke çoi në Prokurori ose nxirri këtu. Vlerësimi im është i qartë si drita e diellit. Vajza ka denoncuar. Polici ka marrë pezullim vetëm sepse në mbrëmje ka thirrur palën tjetër. Për 24 orë çështja ka shkuar në Prokurori. Do më lini të flas. Shiko çfarë zhurme.
Rakipllari: Pse është deputet ai zotëria?
Rama: Ta shpjegoj unë. Unë po them të vërtetën, ti po shpif. Nga cila lartësi morale mund t’i jepet e drejta vetes që të përgojosh dhe përçmosh një person? Ai deputeti…
Rudina Xhunga: Jo, jo unë e përçmoj atë. Ai është babai i një djali që ka dhunuar një grua. E përçmoj!
Rama: Mos të ardhtë në shtëpinë tëndë.
Rudina Xhunga: Jo do gjykoj dhe do përçmoj burrat që dhunojnë gratë.
Rama: Ai burri që iu po e merrni nëpër gojë pa e njohur fare.
Rudina Xhunga: Ju e sollët, ju na e bëtë deputet.
Rama: Ai burri është i zgjedhuri i atij komuniteti për disa mandate rresht. E ka zgjedhur komuniteti atje. Deputetët në të gjithë botën, është një pjesë e vogël që i njohin të gjithë. Pjesa tjetër i njohin deputetët, përfaqësojnë komunitete. Ai burri që ju nuk e njihni dhe që sot është pranë shtratit të gruas që sot po vdes nga kanceri, nuk është marrë fare me djalin dhe përkundrazi ka thënë djali të shkojë aty ku e meriton. Ai që iu ia bëni gjyqin pa pikën e turpit, se djali një hajvan 20 e ca vjeç… Ju kujtoni se jemi derra të kënaqur që dalin e shpifim. Ai burri që e përçon ti, është përfaqësues komuniteti. Nuk ka influencuar në asnjë moment dhe djali i tij është në burg. Ky është standarti i kësaj qeverie. Se ka pasur djem kryeministrash që ia fiknin cigaren në ballë kamarierëve. Nuk guxonit as të shkruanit ju. Shkoni shihni kamerat e Komisariatit. Policia e Shtetit ka vepruar si kurrë më parë.

Tani na mbetet të presim një reagim nga kryeministri Edi Rama, se përse të gjithë krimet që ndodhin apo kanë zanafillë nga zona e Krujës, lidhen me familjen model të deputetit socialit (prej disa mandatesh tashmë) Rrahman Rraja.

A ka një përgjegjësi, deputeti që të sqarojë opinionin publik se përse nipi akuzohet se part-time pas punës si dentist, luan me armë dhe akuzohet kryen atentate me pagesë? Ah, po e bëri duke e mohuar. Pas lajmit të arrestimtit, deputeti Rraja ka dalë në çdo televizion kombëtar për të hequr çdo për të treguar se nuk e ka edhe aq nip, për më tepër që ka kohë që nuk e ka takuar. 

Për të mos u mënjanuar është fakti që edhe vetë kryeministri Edi Rama ka qënë instaca më lartë shtetërore që javët e fundit nga çdo komunikim publik denonconte me gojë plot prokurorin si të lidhur me bandat kriminale.

Të jetë një nga këto bandat e shumëpërmendura edhe ajo Rrajave?

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja edi rama perplasje me arme zjarri ne shkozet redjan rraja rrahman rraja arrestohet redjan rraja atentat prokurorit arjan ndoja edi rama perplasje me arme zjarri ne shkozet redjan rraja rrahman rraja

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 4 Nëntor 2019, 17:55

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të një qytetari. I ulur në rrugën e përmbytur nga shiu, teksa poshtë tij ka vënë vetëm di...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë