LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqiptarët nuk pyesin për COVID-19, ‘çajnë’ rrethimin dhe ‘arratisen’ me pushime në Turqi e Egjipt

12 Gusht 2020, 06:06 Nga DOSJA
Shqiptarët nuk pyesin për COVID-19, ‘çajnë’

TIRANË- Pandemia nuk i ka frenuar shqiptarët të udhëtojnë jashtë për pushime. Edhe pse mundësitë janë të kufizuara, hapja e shumëpritur e kufijve ka sjellë përgatitjten e valixheve për plazhet e Turqisë. Agim Mehmeti, drejtues i Vas Tour Operator, tha për “Monitor Ekonomi”, se krahas Turqisë, një tjetër destinacion është dhe Egjipti.

“E quajmë realisht fatmirësi që kemi pasur mundësi të kthehemi të paktën me dy nga destinacionet tona kryesore, Turqinë, ku prej datës 14 korrik jemi rikthyer me fluturimet çarter të drejtpërdrejta katër herë në javë dhe destinacioni i dytë, Egjipti, që në kalkulimet që ne kishim bërë ishte e pamundur të futeshim me linja direkte për këtë vit, por e kemi hapur me fluturimet tranzit nëpërmjet Stambollit. Referuar pritshmërive tona të 2020 duhet të kënaqemi edhe me pak. Nëse ne bëjmë një analizë shifrore, jemi tejet larg asaj se çfarë ka ndodhur në 2018 dhe 2019. Kur them jemi tejet larg, po flas për një shifër që nuk do ta kalojë në pritshmërinë e vet më të mirë 20-25% të volumit të vitit 2019.” 

Qarkullimi nuk është shumë i lartë, siç do të ishte kjo periudhë vere në kushte normale, por megjithatë fluturimet janë të përjavshme drejt destinacioneve që presin shqiptarë. Oferta në destinacionet turistike turke ka qenë e kënaqshme dhe me një ulje të lehtë çmimesh krahasuar me një vit më parë.

“Rënia e vogël e çmimeve, që vjen nga produkti i Turqisë apo Egjiptit kompensohet me shtrenjtimin e biletës së avionit sepse operimi është më i ngushtë, kështu që çmimet janë pak a shumë në nivelin e vjetshëm. Çmimet nuk kanë ndryshuar ndjeshëm, ndërsa fuqia blerëse e tregut ka rënë, ky është një efekt që nuk e shmangim dot.” 

Sipas aktorëve të tregut, resortet shqiptare duhet ta kishin shfrytëzuar këtë moment pandemie për të mbajtur pushuesit brenda vendit, duke iu ofruar atyre shërbime më cilësore dhe duke ndryshuar mënyrën si kanë funksionuar deri tani.

“Ka qenë fatmirësi për zonën e Durrësit, për plazhin e Golemit, që vitet e kaluara kanë punuar me tregje tip polak, çek, sllovak dhe kanë pasur një koncept totalisht të ndryshëm shërbimi, duke konkuruar denjësisht tregjet ndërkombëtare. Kjo gjë nuk vlen të thuhet për tregun e Jugut, që është ende në konceptin, pak më i shtrenjtë në fundjavë, më i limituar, dhe për fatin e vet të keq ende me një sezon të shkurtër.

Ky vit që flasim është një vit i keq për të gjithë turizmin duke përfshirë edhe zonën që ka qenë plot, atë të Shqipërisë së Mesme, por Jugut, që është perla e turizmit bregdetar shqiptar, i ka ardhur momenti të reflektojë për vitet në vazhdim sesi mundet ta shtrijë sezonalitetin e vet duke penetruar edhe në tregje të tjera,” thotë Mehmeti.

Ndonëse është vështirë të konkurrojmë me vendet e rajonit, çdo vit strukturat akomoduese kanë njohur zgjerim. Problematika e sektorit është ofrimi i shërbimit, çka i ka detyruar në një farë mënyrë pushuesit shqiptar të shkojnë drejt Greqisë apo Turqisë.

Mehmeti pohon se “Ne kemi këmbëngulur që duhet të rrisim kapacitetet tona hoteliere. Arritëm në pikën që për tregjet e huaja do të kishte nevojë për investime të reja dhe kjo është një nga arsyet që shumë investitorë janë rikthyer duke investuar në të gjithë bregdetin shqiptar, duke rritur numrin e produktit, numrin e shtretërve, për të konkurruar në tregje të huaja, por ende ky numër ishte shumë i vogël krahasuar me vendet si Greqia e cfarë lag Mesdheu.

Në një situatë si 2020 në qoftë se do të menaxhohet mirë do të ishte mjaftueshëm që t’i shërbente edhe tregut të brendshëm. Ne ende kemi nevojë të rrisim numrin e strukturave hoteliere edhe për tregun e brendshëm, edhe për tregun ndërkombëtar. Ky është një proces që nuk mbyllet për një apo dy vjet, por është në vazhdimësi që shkon në sinkron edhe me politikat e suportit të qeverisë. Janë shumë pika në bashkërendim edhe me investitorët, qoftë shqiptarë, qoftë të huaj, në hapjen e strukturave hoteliere, por në raportin e brendshëm, këto struktura duhet të jenë më të përgatitura që të japin mundësi t’i shërbejnë tregut të brendshëm dhe këtu flasim për një strukturim total të tyre.”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi pushimet e shqiptareve turizem ne pandemi turizmi ne 2020 pushimet e shqiptareve turizem ne pandemi turizmi ne 2020

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty