Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI-Banka Botërore ka zbardhur dokumentin e miratuar nga Bordi që mbështet Shqipërinë me 15 milionë euro, për të përballuar situatën e krijuar nga COVID-19. Referuar dokumentit, thuhet se numri i pacientëve që kërkojnë kujdes mjekësor për COVID-19, në një moment, mund të tejkalojë kapacitetin aktual të sistemit shëndetësor shqiptar.
“Edhe pse Shqipëria ka përballuar me sukses COVID-19 deri më tani, ka paqartësi në lidhje me ecurinë e pandemisë në Shqipëri. Derisa të ketë një vaksinë efektive në dispozicion, virologët dhe epidemiologët po paralajmërojnë se vendet mund të përballen me nivele të infeksionit të popullsisë prej 25 – 80%. Edhe modelimet më konservatore theksojnë rrezikun e presionit të ndjeshëm në sistemin shëndetësor.
Një skenar prej 8,650 rastesh (d.m.th., një normë incidence prej 300 për 100,000 banorë, e ngjashme me Italinë dhe Spanjën), do të kërkojnë ndjeshëm më shumë burime të kujdesit shëndetësor sesa janë aktualisht në dispozicion në Shqipëri. Këto vlerësime kanë orientuar investimet në pajisje, rinovimin e atyre ekzistuese dhe punonjës të përkohshëm të kujdesit shëndetësor propozuar nga projekti” thuhet në dokument.
Ndër të tjera, BB sjell në vëmendje treguesit që do të arrihen gjatë zbatimit të projektit, duke paraqitur skenarin aktual dhe atë se ku pritet që të arrihet. Kështu, së pari, në raport merren në konsideratë tregues nga numri i stafit vullnetar e deri tek numri i ambulancave shtesë dhe shtretërve të disponueshëm në kujdesin intesiv.
Sa i takon numrit të stafit vullnetar shëndetësor, i mbuluar me pagë për një afat 3-mujor, aktualisht është zero dhe me projektin parashikohet të jetë 300.
Numri i ambulancave mjekësore që do të mundësohen në Tiranë në spitalet terciale, ato rajonale dhe ISHP llogaritet në 32.
Parashikohet vendosja e një sistemi informacioni midis laboratorëve kryesorë dhe trajnimi i specialistëve të laboratorit ku ndër të tjera ISHP, Spitali Universitar, Shefqet Ndroqi dhe katër spitale rajonale si dhe 80 specialistë laboratori të trajnuar.
Numri i stafit mjekësor në laboratorët e shëndetit publik, të trajnuar për ndjekjen epidemiologjike në terren, do të jetë 100, ndërsa numri i shtretërve të disponueshëm për njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin e Sëmundjeve Infektive është aktualisht 18 dhe parashikohet që të shkojë në 58.
Projekti 15 milionë euro i Bankës Botërore për Shqipërinë është pjesë e paketës totale që ky institucion po jep në kuadër të COVID-19 në të gjithë botën nëpërmjet një programi me financim total 6 miliardë dollarë.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Pas propozimeve të Moneyval (një mekanizëm i Komisionit Europian që bën vlerësimin e riskut të pastrimit të parave) Shqipëria është futur dy vitet e fundit në n...
TIRANË- Sipas një studimi të Eurostat dhe Instat, rezulton se Shqipëria renditet e pesta në Europë sa i takon numrit të vdekshmërisë që vjen prej sëmundjev...
SHQIPËRI- Shqipëria u rendit e parafundit në Europë për Indeksin i Kujdesit Shëndetësor në gjysmën e parë të vitit 2020 nga Numbeo, portali më i madh globa...
TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi sot një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf ku u diskutua mbi intensifikimin e ba...
SHQIPËRI- Sektori bankar e mbylli 6-mujorin e parë të vitit me një fitim neto prej 7.15 miliardë lekësh. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë r...
TIRANË – Zakonisht njerëzit kur punojnë me orë të zgjatura, ose kur puna e tyre është pa pushime, ndodh që ata të mos e bëjnë dot dallimin mes ditëve dhe n...
TIRANË- Maska është bërë sot një mjet i domosdoshëm që secili duhet ta mbajë me vete, për më tepër që është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Vet...
SHQIPËRI– Shqipëria shpenzon më pak se mesatarja europiane dhe e Azisë Qendrore për shëndetin.Shpenzimet totale të qeverisë për shëndetin janë 9-10% ...
Në fund të muajit maj, qeveria doli me një vendim për një shtesë në vendimin nr.171, datë 27.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores pë...
Dashuria e vëllait për motrën është kaq e madhe sa vetëm Kohen Bowden, ky vogëlush i ëmbël e ka treguar me një gjest shumë emocionues.Në një kohë që motra e tij...