Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Shqyrtohen vendimet e Kuvendit të 18 dhjetorit! Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD
23 Dhjetor 2021, 08:27Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e sotme Këshillin Kombëtar. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 17:30 dhe do të shqyrtohen vendimet e Kuvendit të Partisë Demokratike të 18 dhjetori.
Një nga vendimet e marra është edhe largimi i ish-kryeministrit Sali Berishës nga të gjitha funksionet e Partisë Demokratike.
Ky hap i kryetarit të partisë më të madhe opozitare Lulzim Basha vjen pasi sh-kryeministri Sali Berisha organizoi mbledhjen e Komisionit të Rithemelemit të PD-së brenda godinës së PD-së kur në të njëjtën kohë Basha po mbante konferencë për mediat. Hyrja e Berishës u shoqërua dhe me një incident, pasi një i ri i identifikuar si Fatjon Dauti shpërtheu derën me shkelm. Lideri historik i PD-së deklaroi se do t’i dërgohet kryetarit aktual të selisë blu vendimi i shkarkimit me referendum, i cili u mbajt në 18 dhjetor.
Po në këtë datë, Kuvendi i Jashtëzakonshëm demokrat i thirrur nga Basha vendosi shkarkimin e Berishës nga të gjitha funksionet brenda partisë duke miratuar propozimin e Kryesisë për shkarkimin e të gjithë funksionarëve partiakë që janë të shpallur “non grata” ose preken nga ligji i dekriminalizimit. Situata brenda Partisë Demokratike sa vjen dhe tensionohet me kalimin e ditëve teksa palët duket se po shkojnë drejt ndarjes përfundimtare.
TIRANË- Tregu i punësimeve në vendin tonë prej vitesh ka treguar shenja të forta anemie. Ndonëse rrjetet sociale gëlojnë nga mijëra njoftime punësimi dhe b...
Mjekët dhe infermierët janë kategoria që më së shumti kanë zgjedhur të emigrojnë jashtë vendit. Pesë vitet e fundit rreth 3 mijë mjekë shqiptarë dhe mbi 2 mijë ...
Këtu jemi në fshatin Bastar i mesëm, të Tiranës. Vetëm 20 km larg qendrës së kryeqytetit, ai është krejtësisht i harruar. Pa rrugë, pa ujë për vaditje, me shkol...
TIRANË – Ai konfirmon se edhe biznese të tjera që ndodhen në të njëjtën ndërtesë me të kanë të njëjtin hall dhe vuajnë prej vitesh braktisjen e vendi...
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al hapet me një raport të INSTAT, sipas të cilit, këtë vit ka pasur një rë...
TIRANË – Për periudhën janar- nëntor të këtij viti, në vend kanë hyrë gjithsej 5.4 milionë shtetas të huaj, pjesa më e madhe e të cilëve kanë ardhur ...
TIRANË– Dita e enjte do të jetë e karakterizuar me temperatura deri në -5 gradë celsius. Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta dominojnë gj...