Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Shqipëria braktiset nga mjekët! 110 mjek për100 mijë banorë, BE ka 384 mjek
23 Dhjetor 2021, 07:42Nga DOSJA
Mjekët dhe infermierët janë kategoria që më së shumti kanë zgjedhur të emigrojnë jashtë vendit. Pesë vitet e fundit rreth 3 mijë mjekë shqiptarë dhe mbi 2 mijë infermierë, sipas urdhrit të infermierit kanë marrë vërtetimin për tu larguar nga vendi.
Por të dhënat nga shoqata e infermierëve janë shumë më të larta. Ata flasin për jë shifër prej 7000 të larguarish vetëm nga radhët e infermierëve. Një pjesë e konsiderueshme me eksperiencë disa vjecare, madje edhe në QSUT.
Kjo ka sjellë braktisjen e vendit nga stafet mjekësore dhe rrudhjen drastike të këtij shërbimi aq të rëndësishëm. Aktualisht, numri i mjekëve, infermierëve dhe mamive për 100.000 banorë në Shqipëri, është shumë më i ulët se mesatarja e vendeve të BE -së, por edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Madje ky numër ka ardhur duke u zvogëluar.
Në vitin 2000, Shqipëria kishte 140 mjekë për 100.000 banorë, në vitin 2016 kishte 120 dhe në vitin 2018, ky tregues ra në 110 mjekë. Si pasojë e kësaj braktisje masive në vendin tonë ka kohë që është ngritur edhe një tjetër alarm: në Shqipëri po mbeten pjesa më e dobët e mjekëve dhe infermierëve, që nuk do të dinë të japin një shërbim cilësor.
Këtë e vërteton edhe mesatarja me të cilën, këtë vit janë pranuar studentët e mjekësisë të nisin specializimet. Nëse deri para 10 vitesh askush nuk mund të futej në specializime, me një mesatare më të vogël se 8.5 të shkollës së lartë, këtë vit mesatarja e mjekëve specializantë, pra që do të kujdesen për shëndetin tone, u ul deri në 5, madje sërish mbetën kuota të paplotësuara.
Këtu jemi në fshatin Bastar i mesëm, të Tiranës. Vetëm 20 km larg qendrës së kryeqytetit, ai është krejtësisht i harruar. Pa rrugë, pa ujë për vaditje, me shkol...
TIRANË – Ai konfirmon se edhe biznese të tjera që ndodhen në të njëjtën ndërtesë me të kanë të njëjtin hall dhe vuajnë prej vitesh braktisjen e vendi...
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al hapet me një raport të INSTAT, sipas të cilit, këtë vit ka pasur një rë...
TIRANË – Për periudhën janar- nëntor të këtij viti, në vend kanë hyrë gjithsej 5.4 milionë shtetas të huaj, pjesa më e madhe e të cilëve kanë ardhur ...
TIRANË– Dita e enjte do të jetë e karakterizuar me temperatura deri në -5 gradë celsius. Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta dominojnë gj...
TIRANË – Në vitin 2020, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta zënë 3,6% të ndërmarrjeve aktive që operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë,...
TIRANË – Kush ndërhyri në polici në sistemin TIMS për të gjurmuar Hekuran Billën. A ishin autorët në dijeni të lëvizjeve të Hekuran Billës dhe a u nd...