LIVE UPDATES
Bota

Shteti zëvendëson policët me qytetarë në Kosovë, qytetarët filmojnë dhe fotografojnë shkeljet në qarkullimin rrugor

17 Qershor 2021, 06:55 Nga DOSJA
Shteti zëvendëson policët me qytetarë në Kosovë,

KOSOVË- Në javët e fundit, shumë qytetarë të Kosovës, kanë filluar të fotografojnë dhe xhirojnë kundërvajtjet që hasin në komunikacion. Shumë shkelje në trafik, fotografohen dhe xhirohen nga qytetarët dhe më pas postohen në rrjetet sociale dhe në media.

Të njëjtat shfrytëzohen si dëshmi nga Policia e Kosovës, që pa dalë fare në terren, gjobit kundërvajtësit. Mirëpo me këtë veprim, sipas avokatit Armend Shkoza, policia është duke shkelur Ligjin për kundërvajtje.

Qytetarët mund ta njoftojnë policinë, mirëpo verifikimin e gjendjes faktike duhet ta bëjnë drejtpërdrejtë policia dhe jo qytetarët. As drejtësia dhe as vënia e rendit dhe ligjit, nuk mund të jetë teke e individëve, por ajo duhet të jetë brenda suazës dhe normativës ligjore”, thotë Shkoza.

Avokati Shkoza thotë se Ligji për kundërvajtje e ka paraparë që kompetencë ekskluzive e policisë është mbledhja e provave apo inicimit të procedurave kundërvajtëse.

Anton Nrecaj, drejtor i programit edhe këshilltar ligjor në Qendrën për Ndihmë Juridike edhe Zhvillim Rajonal (CLARD), thotë për Radion Evropa e Lirë se shqiptimi i gjobave vetëm përmes fotografive është i padrejtë.

Kjo bie ndesh me ligjin, kjo bie ndesh edhe me vetë respektimin dhe lirive të qytetarëve sepse ka qenë një thirrje që t’i shqiptohet dënimi jo personit i cili është duke vozitur veturën, por pronarit të veturës. Shqiptimi i gjobave në këtë mënyrë është i kundërligjshëm, dhe mbi bazën e kësaj, qytetarët (që bëjnë kundërvajtje) natyrisht që edhe kanë të drejtë të kërkojnë kompensimin e dëmit sepse policia po e keqpërdorë informacionin ose informatat private”, thotë Nrecaj.

Sipas tij, kjo tregon se Policia e Kosovës nuk është e aftë për të zbatuar detyrat në bazë të ligjit, sa i përket menaxhimit dhe kontrollimit të trafikut në vend.

Në media dhe në rrjetet sociale janë të shumta fotografitë që postohen nga qytetarët.

I madh është edhe numri i komenteve mbështetëse nga ana e qytetarëve, por ka edhe shumë të tjerë që janë kundër që qytetarët të fotografojnë shkeljet në trafik.

Radio Evropa e Lirë ka biseduar me disa prej tyre. Dardan Zymberi nga Ferizaj, thotë se ky bashkëpunim është dashur të fillojë shumë më herët, për të parandaluar aksidentet në trafik.

Unë jam pro kësaj dhe është diçka shumë e mirë që po ndodh në Kosovë, është pritur moti të ndodhë kjo. Është shumë e mirë, njerëzit tash fillojnë të vetëdijesohen dhe të kenë kujdes më shumë”, thotë Zymberi.

Mirëpo, Valon Dobratiqi dhe Ilir Alshiqi nga Prishtina, thonë policia duhet ta kryejë detyrën e saj e qytetarët t’i përmbahen rregullave.

Më duket më shumë rekreacion i servuar nga portalet sesa metodë vetëdijesimi për qytetarët. Logjikisht, kundërvajtje është edhe përdorimi i telefonit gjatë vozitjes. Qytetarët gjatë vozitjes po e bëjnë për të xhiruar një bashkëkundërvajtës para tyre”, thotë Dobratiqi.

Nuk kam fotografuar asnjëherë dhe nuk besoj që do ta bëja një veprim të tillë, sepse mendoj se kjo nuk është forma më e mire”, thotë Alshiqi.

Në një përgjigje me shkrim, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me qëllim që të bëjë parandalimin, luftimin e krimit dhe për të shtuar sigurinë e përgjithshme dhe sidomos atë në komunikacionin rrugor, ajo bashkëpunon edhe me komunitetin.

Ligji për kundërvajtje rregullon procedurën kundërvajtëse, andaj policia në rastet kur grumbullon informacione të mjaftueshme dhe prova bindëse se një kundërvajtje është kryer, sipas ligjit fillon procedurën kundërvajtëse kundër kryerësit të asaj kundërvajtjeje. Së këndejmi, sa herë që nga policia vërtetohet se ndokush ka kryer kundërvajtje, ndaj tij shqiptohet dënimi që e parasheh ligji për atë kundërvajtje”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Po ashtu në këtë përgjigje thuhet se “sikurse në çdo rast tjetër, edhe në këto raste, secili kundërvajtës ndaj të cilit është shqiptuar dënimi, ka të gjitha mundësitë ligjore që ta argumentojë të kundërtën përmes mjeteve të rregullta juridike”.

Sipas raportit të Policisë, vetëm në 24 orët e fundit (15 korrik) janë shqiptuar 1.729 tiketa në trafik shumë nga këto dënime janë bërë falë qytetarëve të kthyer në “policë”.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora anton nrecaj armend shkoza policia e kosoves anton nrecaj armend shkoza policia e kosoves

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet