LIVE UPDATES
Bota

Si funksionojnë armët që përdoren në filma?

25 Tetor 2021, 06:39 Nga DOSJA
Si funksionojnë armët që përdoren në filma?

Drejtorja e fotografisë Halyna Hutchins vdiq më 21 tetor pasi aktori Alec Baldwin shkrepi armën e zjarrit, që përdoret në industrinë e filmave, gjatë xhirimeve në Nju Meksiko të filmit “Rust”. Regjisori Joel Souza po ashtu u plagos, por ai pas trajtimit të marrë u lirua nga spitali.

Përderisa ka shumë të panjohura për këtë ngjarja dhe policia po e heton atë, agjencia Associated Press sjellë detaje për armët që përdoren gjatë prodhimeve filmike dhe televizive dhe për protokollet e sigurisë që janë në fuqi.

Çka është arma rekuizitë?

Ky është një term që mund të përdoret për armët lodra e deri te armët e vërteta të zjarrit që mund të shkrepin predha. Megjithatë, nëse përdoret për të shkrepur (qoftë edhe nëse ka fishekë bosh) konsiderohet armë e vërtetë. Chris Burbank, ish-shef i policisë në Sallt Lejk Siti, që ka qenë konsulent i disa produksioneve televizive, tha se armët e zjarrit që përdoren për simulime gjatë trajnimeve policore ose gjatë prodhimeve filmike shpesh krijohen në atë mënyrë që të mund të mbushen vetëm me fishekë bosh (që krijojnë zhurmë kur shkrepen).

Një tip i tillë i armës ka gëzhojë që përmban barut, por jo predhë. Megjithatë, prapë mund të lëndojë rëndë apo të vrasë dikë, nëse është shumë afër, sipas Shoqatës për Barazi të Aktorëve. Koordinatori për sigurinë e armëve të zjarrit në industrinë e filmit, Dave Brown shkroi më 2019 një artikull për revistën American Cinematographer se “fishekët bosh nxjerrin barutin dhe gazrat e nxehta nga pjesa e përparme e fuçisë në formë konike. Kjo është e padëmshme në distanca të largëta, por shpërthimi mund të dëmtojë rëndë dikë nëse është shumë afër”.

Po në këtë rast, a u përdorën armë të tilla?

Ende nuk dihet. Zyra e Policisë në qarkun Santa Fe tha se po heton se çfarë “lloj predhe është shkrepur” në sheshxhirimin e filmit “Rust”.

Kush është përgjegjës për armët gjatë xhirimeve të filmave?
Në përgjithësi, një mjeshtër i armëve ose i armatimit mbikëqyr të gjitha armët që përdoren në prodhimet filmike apo televizive. Këtu mund të përfshihet gjithçka, nga zgjedhja e armëve të duhura për periudha të caktuara historike, deri te kujdesi për armët gjatë xhirimeve dhe sigurimi që ato do të përdoren në mënyrë të sigurt dhe të duhur nga aktorët. Kjo është një pozitë mjaft e re në historinë e prodhimit të filmave, që daton nga vitet e 80-ta. Përpara kësaj, personi që ishte i caktuar për këtë punë merrej me shumë gjëra. Por, së fundmi, në këtë post po cakton kryesisht specialistë.

Cilat janë rregullat për armët e zjarrit gjatë xhirimeve?

Mjeshtri i armëve kërkohet që të jetë në lokacionin e xhirimeve kurdo që armët përdoren. Sipas udhëzimeve të Shoqatës për Barazi të Aktorëve thuhet se “përpara çdo përdorimi, sigurohuni që arma është testuar jashtë skenës dhe më pas pyesni që ta testoni vetë. Shikoni personin përgjegjës se si kontrollon cilindrat dhe tytën për t’u siguruar që asnjë objekt i huaj ose plumb është brenda saj”. Më tej thuhet se “mbushja e armëve të zjarrit duhet të bëhet nga pronari i armës, personi përgjegjës apo personat që kanë përvojë”.

Koordinatori për armatim, Sam Dormer tha se “ditëve të sotme, të gjitha armët kontrollohen përpara se fishekët bosh të futen në armë… Këta fishekë nuk futen asnjëherë deri në minutën e fundit, kur i gjithë ekipi është në pozicionet e tyre, në mënyrë që askush të mos ecë nëpër zona të rrezikshme ku bëhet gati arma.

Si bëhet dikush mjeshtër i armëve?

Sipas revistës Backstage, nuk ka një rrugë formale për t’u bërë mjeshtër i armëve, por është e zakonshme që këta persona kanë punuar në ushtri, polici apo në sektorin e sigurisë. Mjeshtërit e armëve obligohen që t’iu përmbahen ligjeve shtetërore dhe federale dhe duhet të kenë leje për të operuar.

Pse iu drejtua arma drejtores së fotografisë?

Ende nuk dihet saktë se çka ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, por është mjaft e zakonshme që aktorët të drejtojnë armën nga kamera dhe rrjedhimisht edhe drejt drejtores së fotografisë, me qëllim që ta mbajnë armën në pozicione të caktuara.

Ne të gjithë kemi parë mjaft skena të famshme të filmave kur ju përjetoni efektin dramatik të armës që drejtohet drejt jush, audiencës, dhe natyrisht është drejtuar drejt kamerës”, shpjegoi Steven Hall, drejtor fotografie që ka punuar në filma si “Fury” dhe “Thor: The Dark World”.

Për ta minimizuar këtë, mund të vendoset një kamerë pa kameramanë pranë aktorit ose nëse dikush duhet të operojë me kamerën – unë të paktën mbrohem me syza sigurie – të përdorë maskë sigurie apo ndonjë xham mbrojtës. Natyrisht, as këto masa nuk do t’i bënin ballë goditjes nga një armë e vërtetë zjarri, por me siguri që do të ndalonin një fishekë bosh”.

Si ndodhi ky incident edhe pse ka kaq shumë rregulla?

Edhe pse rrethanat specifike të të shtënave gjatë xhirimit të filmit “Rust” janë ende të panjohura, profesionistët thonë se ndonjëherë ekipi që punon në film inkurajohet që të “përshpejtojë gjërat” për një sërë arsyesh, që ndonjëherë mund të çojë në protokolle “të relaksuara” të sigurisë.

Filmi “Rust” flet për periudhën e viteve 1880-të dhe sipas Hall, kur përdoren armë të periudha historike “ju duhet të gjeni armë të asaj periudhe historike dhe të kontrolloni sigurinë e këtyre armëve. E di që janë shkrepur plumba të vërtetë prej revolverëve për të parë nëse funksionojnë dhe që të sigurohej se nuk do të shpërthenin kur të futeshin fishekët bosh e aktorët të përdornin këta revolverë”.

Pse përdoren armë të vërteta kur ekzistojnë efektet speciale?

Po bëhet edhe më e zakonshme që të shtohen armë të zjarrit në post-produksion kur punohet në efektet vizuale. Por, efektet vizuale mund të jenë të shtrenjta dhe është më lehtë dhe më lirë që të përdoren armë rekuizitë. Gjithashtu, Dormer tha se mund të ketë përparësi në përdorimin e armëve rekuizitë dhe të fishekëve bosh, pasi mund të arrihet një reagim më i mirë nga aktorët.

Si po përgjigjet Hollywood-i?

Nga të gjitha nivelet e industrisë së filmit është shprehur shumë shqetësim dhe zemërim që diçka e tillë ndodhi. Regjisori James Gunn ka shkruar në Twitter se frika e tij më e madhe është që “dikush të lëndohet gjatë xhirimeve të mia”. Ndërkaq, Alex Winter ka shkruar në Twitter se “ekipi asnjëherë nuk duhet të jetë i pasigurt në xhirime”.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota alec baldwin armet ne filma halyna hutchins alec baldwin armet ne filma halyna hutchins

Sondazh

Poll
Bota 25 Tetor 2021, 06:28

Gjermania forcon kontrollin kufitar me Poloninë

Duke pasur parasysh faktin që mijëra refugjatë dhe emigrantë po lëvizin nga Bjellorusia për në Poloni, e më pas në Gjermani, ministri i Brendshëm gjerman Horst ...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron