LIVE UPDATES
Bota

Si po pastrohen paratë në epokën e Covid-19

7 Dhjetor 2020, 15:16 Nga DOSJA
Si po pastrohen paratë në epokën e Covid-19

Me ndryshimin e zakoneve për shkak të nga Covid-19, kanë ndryshuar edhe skemat kriminale, dhe bashkë me to edhe metodat e pastrimit të parave. Jo vetëm duke u infiltruar në “tregun e mirë”, atë të “shëndetshëm”, përmes blerjes së kompanive që janë në krizë, por edhe nëpërmjet përdorimit të kriptovalutave për shkëmbime në rrjetin e “errët”.

HuffPost, bisedoi për këtë problem me ekspertë të ndryshëm për të analizuar këtë dukurinë e re, që tani për tani përfaqëson vetëm “pak a shumë 10 për qind të pastrimit të parave në total” në Itali, thotë Ranieri Razzante, profesor i ligjeve kundër pastrimit të parave në Universitetin e Bolonjës, dhe president i Shoqatës Italiane kundër Pastrimit të parave.

Ai thotë se kjo metodë është në fakt një strategji në zhvillim, që në periudhën e bllokimit u mor në konsideratë si një alternativë ndaj kanaleve klasike të pastrimit të parave, si restorantet dhe dyqanet e tjera fizike, që e ndalën punën e tyre për shkak të emergjencës shëndetësore.

Krimineli e shet kriptomonedhën bashkë me smartfonin që e përmban atë! 

Konfirmimi për këtë që po ndodh vjen edhe nga Leonardo Pascale, bashkëthemelues i AML-LAB, Shoqata Italiane për Kërkime mbi Rrezikun e Pastrimit të Parave (www.aml-lab.it), i cili tregon se si kriminelët që ecin më me hapin e kohës, përdorin metodat më inovative dhe anonime për të ricikluar paratë e tyre.

Përmes disa kanaleve “është e mundur që të transferohen kriptovaluta, përmes ëallet (kuleta dixhitale të përbëra nga aplikacione të thjeshta) që janë të pranishme tek smartfonët. Për shembull duke e transferuar drejtpërdrejt pajisjen fizike që përmban “kuletën dixhitale”.

Sipas një eksperti tjetër të AML-LAB, “Bitcoin është një lloj malli që tregtohet, por që nuk ka karakteristikën e një pagese ligjore”, ndaj kjo vlerësohet shumë nga shkelësit e ligjit. Edhe disa raporte të EUROPOL-it, po flasin për këtë metodë të re teknologjike, pasi për shkak të pandemisë shumë njerëz po qëndrojnë në shtëpi, ndaj krimi është detyruar të ri-shpikë veten.

Pascale thotë:”Për të blerë kriptovalutat në mënyrë anonime, kriminelët lidhen me kanalet ilegale në rrjet, të pranishme në vendet ku nuk kjo veprimtari nuk rregullohet nga ligjet kundër pastrimit të parave. Përndryshe aty kalojnë nga rrjeti i errët, pastaj nga Tor, një softuer që lejon komunikimin anonim përmes internetit” .

Pastrimi i parave në rrjetin e errët

Bitcoin është shumë i përdorur mbi të gjitha për financimin e terrorizmit, që është një anë tjetër e pastrimit të parave, pasi mund të kesh lehtësisht qasje në të gjithë botën, thotë Razzante, që është gjithashtu drejtor i Qendrës Kërkimore për Sigurinë dhe Terrorizmin.

Por në luftën ndaj tij ekziston një problem themelor:Bitcoin nuk është një monedhë, ndaj nuk ka asnjë autoritet që e emeton. Euro emetohet në treg nga Banka Qendrore Evropiane, ndërsa Bitcoin emtohet nga një individ privat.

Madje në manifestin e atyre që e shpikën atë, sikurse është Satoshi Nakamoto, thuhet “Ne e shpikëm atë, për të anashkaluar sistemin zyrtar”, pra për të shmangur sistemin bankar, tregun e ligjshëm, pasi fuqia qëndron në krijimin e parave vetjake.

Bum i transfertave të kredive false për pastrimin e parave

Le të shohim se si funksionojnë ata. “Unë krijoj një kredi fiktive që duhet ta mbledh, padyshim me fatura false, për shembull 100 euro. Pastaj ia shes atë kompanive të specializuara, që më japin menjëherë 80 euro. A mund ta merrni me mend se nga vijnë këto 80 euro?!?”– thotë Razzante.

Gjithsesi sipas tij në Itali është ende shumë e vështirë të pastrosh para në këtë formë, ndërsa është më e lehtë ta bësh këtë gjë në Gjermani. Edhe AML-LAB thotë:”Në nivelin evropian, që kanë të njëjtin legjislacion, janë disa vende ku riciklimi është më i lehtë, si për shembull në Gjermani, apo në vendet e Lindjes, ka një strukturë më pjellore që të jep mundësinë të pastrosh para”.

Para se 3 apo 4 autoritete të bien dakord të ndërmarrin një veprim të përbashkët mbi një krim, “kalon shumë më shumë kohë, sesa i duhet kriminelit për t’u organizuar dhe ndryshuar skemën”. Prandaj ky problem, duhet parë si një çështje globale.

Ricikluesi e identifikon pre-në e tij duke përfituar nga kriza ekonomike

“Nëse organizatat mafioze italiane dhe të huaja, kana qenë shumë të forta para Covid-19, tani me pandeminë ato janë bërë edhe më të forta”. Kështu mendon Salvatore Calleri, presidenti i Fondacionit Caponnetto. “Covid do të thotë urgjencë, urgjencë do të thotë nxitim, dhe nxitimi i ndihmon organizatat mafioze”- thotë ai.

Për të mos përmendur kontekstin e “procedurave të thjeshtuara, blerjeve në raste urgjente, njerëzit me mbrojtje më të ulët, dhe kështu krimi i organizuar bën më shumë biznes”. Sipas vlerësimeve të fondacionit të tij “70 për qind e blerjeve të bizneseve apo ndërmarrjeve të reja në qytetet e mëdha italiane, janë të rrezikuara të shërbejnë për pastrimin e parave”.

Në thelb, mafia ble bizneset ekzistuese që janë aktualisht në krizë, ose duke përdorur pronarët origjinalë si mbulim, ose duke e blerë zyrtarisht sipërmarrjen. “Niveli i invazionit është shumë i lartë”- thekson Calleri. Sipas tij mafia është e organizuar shumë mirë, dhe “ka në krah profesionistët e duhur dhe zyrtarët e bankave, që nuk i raportojnë transaksionet e dyshimta”.

Marrë nga: huffingtonpost.it

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pastrimi i paave ne bote pastrimi i paave ne bote

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës