Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
Gjyqi për votën e Etem Arifit, Kushtetuesja mbyll afatin e për dorëzimin e argumenteve
7 Dhjetor 2020, 14:36Nga DOSJA
KOSOVË- Gjykata Kushtetuese ka mbyllur afatin për dorëzimin e argumenteve të prezantuara në seancën dëgjimore për votën e deputetit Etem Arifi. Në një njoftim që ka bërë, Gjykata Kushtetuese është shprehur se pas mbylljes së afatit ditën e sotme për dorëzimin e argumenteve, seanca për shqyrtimin e tyre do të mbahet në ditët në vazhdim . Më tej, në njoftim shkruhet se sapo Gjykata të marrë një vendim do të njoftohen të gjitha palët.
“Pas seancës dëgjimore publike mbajtur të mërkurën, më 2 dhjetor 2020, palët e përfshira në rast kanë afat që t’i dorëzojnë argumentet e tyre të prezantuara, në të shkruar, deri sot, më 7 dhjetor 2020. Seanca për shqyrtimin e lëndës do të mbahet në ditët në vijim, pas datës 7 dhjetor 2020. Si edhe në çdo rast deri më tani, sapo Gjykata të marrë vendim, për këtë njoftohen me kohë të gjitha palët e përfshira në rast dhe opinioni”, thuhet nw njoftim.
Seanca për vlefshmërinë e votës së Etem Arifi është mbajtur online për shkak të kushteve jo të favorshme në të cilat ndodhet Kosova. Nëse vota e tij shpallet e pavlefshme atëherë qeveria Hoti do të bjerë dhe vendi do të shkojë në votime të parakohshme.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Qeveria Hoti i ka dhënë leje për tu futur në Kosovë, drejtorit për zyrën e Kosovës në Serbi, Petar Petkoviq. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e...
KOSOVË– 3 ditë para vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, profesori i Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer i ka bërë thirrje Prishtinës të gjejë një z...
KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 14 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 519 të tjerë...
VENEZUELË-Partia e presidentit Nicolas Maduro dhe aleatët e tij kanë fituar zgjedhjet parlamentare në Venezuelë, pasi ishin futur të vetëm në zgjedhje. Sip...
MALI I ZI-Qeveria e re e Malit të Zi, e ka marrë detyrën e saj zyrtarisht ditën e sotme, duke shënuar kështu herën e parë pas gati tre dekadash që vendi nuk dre...
SHBA-Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka bërë zgjedhjen e tij për dy pozicionet kryesore në shëndetin publik, ndërkohë që po përgatitet për të marrë detyrën muaj...
GREQI- Qytetarët grekë do të marrin vaksinën anti-Covid-19 në fillim të muajit janar. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili dh...
ITALI– Terroristi i burgosur Hashem Abedi ka pranuar për herë të parë përfshirjen e tij në planifikimin e sulmit terrorist në Manchester Arena, ku u vranë 22 pe...
GREQI- Greqia ka vendosur zgjatjen e masave parandaluese ndaj Covid-19 deri në 7 janar.Zëdhënësi i qeverisë Stelion Petsas ka lajmëruar se, deri në datën 7 jana...