LIVE UPDATES
Ekonomi

Sipërmarrjet që shitën dhe blenë aksione

2 Tetor 2021, 09:16 Nga DOSJA
Sipërmarrjet që shitën dhe blenë aksione

Bizneset shqiptare, në pjesën më të madhe të tyre, janë familjare. Mbiemrat e njëjtë mbizotërojnë në strukturën e pronësisë së kompanive të mëdha dhe të Bordeve të Këshillave Mbikëqyrës për shoqëritë aksionere. Si rrjedhojë, edhe lëvizjet për shitblerjet e aksioneve janë të ulëta. Kryesisht ato janë kalime aksionesh mes bashkëshortësh, apo nga prindërit te fëmijët.

-Transaksioni më i madh në 2020-n ishte kalimi i koncesionit të aeroportit të vetëm në vend, atij të Rinasit te grupi më i madh në vend “Kastrati Group” në dhjetor 2020. “Kastrati Group” i bleu aksionet nga “Real Fortress Private Limited”, në pronësi të grupit kinez të shërbimeve financiare “China Everbright”, që në prill 2016 kishte nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Marrëveshja mes “Kastrati Group” dhe “Real Fortress Private Limited” është nënshkruar më 1 dhjetor 2020 dhe regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. më 18 dhjetor. Sipas kontratës, vlera e transaksionit ishte 71 milionë euro.

-Në prill 2021, aksionet e Kastrati sh.p.k., operatorit të tregtimit me pakicë të hidrokarbureve kanë kaluar nga Shefqet Kastrati te Kastrati Group (që është në pronësi po të Shefqet Kastrati).

-Në dhjetor 2020, “Balfin – Balkan Finance Investment Group” u bë aksioner e 100% të Tirana Bank, pas largimit të ortakut të “KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE”, i cili zotëronte 9.88% të aksioneve. Transaksioni kishte vlerë 2.7 milionë euro, sipas marrëveshjes së shitblerjes së aksioneve të depozituar në QKB. Balfin dhe “KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE” i blenë përkatësisht 88.95% dhe 9.88% të aksioneve të Tirana Bank nga Banka e Pireut (me bazë në Greqi) në mars të vitit 2019.

-“SINGAPORE EUROPE REAL ESTATE” ka përthithur në korrik 2020 shoqërinë “BFI Invest”. Të dyja janë pjesë e grupit Balfin, me aktivitet në pasuritë e paluajtshme.

-Në mars 2021, operatori me shumicë i tregtimit të naftës, “Genklaudis” përthithi me bashkim “Gega Oil”, me të njëjtin aktivitet dhe pjesë e të njëjtit grup. Sipas aktit të bashkimit me përthithje, motivi kryesor është grupimi i forcave dhe mjeteve të punës për mbarëvajtjen e aktivitetit, në funksion të rritjes së përfitueshmërisë, uljes së kostos, përballimit të konkurrencës. Pas realizimit të përthithjes, “Genklaudis” ka ndryshuar emrin në Gega Oil.

-Kompania austriake “Strabag AG” ka marrë kontrollin e plotë të “Trema Engineering 2”, duke u bërë zotëruese e 100% të aksioneve, pasi në nëntor 2020 bleu edhe 49% të aksioneve nga Ilir Trebicka. Çmimi i shitjes nuk bëhet i ditur.

-“Farmacom” bleu në prill 2020, 33.3% të aksioneve të shoqërisë farmaceutike “Pharmaone”, duke reduktuar në mënyrë të njëjtë pjesën e Ben Petani dhe “Evita”, me një vlerë në total prej rreth 33.3 milionë lekësh, sipas kontratës së shitblerjes. Në vitin 2018, “Evita” kishte hyrë si aksioneve në “Pharmaone”, duke blerë 50% të aksioneve. “Farmacom” u krijua në shkurt të vitit 2020, me aksioner Ertel Kërçuku, i cili ka dhe 27.5% të aksioneve të “Evita”.

-“G.P.G Company”, me aktivitet në ndërtime industriale dhe civile ka përthithur në dhjetor 2020 shoqërinë “Vëllezërit Tola”, ku ajo ishte 100% aksionere. Sipas marrëveshjes së bashkimit, ortakët presin të realizojnë përfitime më të mëdha ekonomike nga përqendrimi i burimeve financiare, përmirësimi i menaxhimit, ulja e kostove të administrimit. Vëllezërit Tola kishte aktivitet në transmetimin, prodhimin, shpërndarjen, shitjen dhe blerjen e energjisë elektrike, por nuk ka raportuar të ardhura vitet e fundit, sipas bilanceve zyrtare.

-Në prill të vitit 2021, Mimoza Çobo, aksionere e 100% të sipërmarrjes “Denisa”, me aktivitet në shitje me shumicë dhe pakicë dhe përpunimin e materialeve të ndryshme të drurit u ka kaluar tre vajzave nga 10% të aksioneve, duke zbritur në kuotën e 70%.

-Në dhjetor 2020, Tefide Aliaj ka shitur 90% të kuotave të zotëruara në shoqërinë farmaceutike “ILMA”, në favor të Agron Gjini për 900 mijë lekë. Gjini ishte administrator i kompanisë deri në vitin 2009.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi sipërmarrjet në shqipëri sipërmarrjet në shqipëri

Sondazh

Poll
Ekonomi 2 Tetor 2021, 07:06

Nga erdhi rritja e ndërtimit?

Ndërtimi ishte një nga aktivitetet që u ndikua më pak nga kriza e pandemisë, teksa sektori rezidencial përfitoi dhe nga lulëzimi i pazakontë i shitjeve të pasur...

Ekonomi 1 Tetor 2021, 05:45

Bujqësia sektori më i madh i ekonomisë me rreth (18.5 % te totalit), nuk po përparon me hapat e sektorëve të tjerë në periudhën post-pandemike edhe pse ka ende ...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend