LIVE UPDATES
Aktualitet

Sistemi TIMS e nxjerr në Qafë-Thanë, qytetari gjobitet nga policia në Lezhë: Në procesverbal vendosim vendet që janë të

14 Korrik 2021, 20:02 Nga DOSJA
Sistemi TIMS e nxjerr në Qafë-Thanë, qytetari gjobitet nga

Emisioni Stop është drejtuar në qytetin e Lushnjës pas ankesës së një qytetari që pretendon se ka marrë një gjobë nga policia për parkim të gabuar, gjobë për të cilën thotë se i është vënë pa të drejtë dhe nuk kishte dijeni.

Erges Hasalla tregon se në muajin Dhjetor ka marrë një gjobë të cilën ka shkuar dhe e ka paguar. Më pas shikon në e-Albania dhe i rezulton një gjobë tjetër në muajin Tetor. Ai thotë se në atë vend që është përcaktuar, pra para një biznesi, nuk ka parkuar kurrë.

“Para 1 muaji mora një gjobë, megjithatë vajta e paguajta. Pas 2 javësh vjen postieri te shtëpia, më thotë ke një gjobë tjetër para 3 muajsh. E pashë te e-Albania. Më erdhi postieri më thotë ke një gjobë. I them ku e ke marrë këtë gjobën. E ke tek një biznes në Lushnje. Letër në xham nuk kam parë. Nuk kam parkuar fare në atë vend. Jam interesuar, më thanë që fletën do ta ketë marrë era, por ju e keni marrë këtë gjobë, parkim të gabuar. Unë s’kam parkuar në atë vend. Problemi është se e kanë vënë kot. Policia e Lushnjes mos vëjë gjoba kot më kot se është e dyta herë që ma bën, brenda 1 minuti vendos gjoba kot më kot”.

Gazetarja e emisionit Stop shkoi dhe u interesua pranë Komisariatit të Lushnjes. Punonjësit e policisë thonë se përveç fletës së gjobës, të cilën as këtë qytetari nuk e ka gjetur mbi makinë, nuk ka asnjë provë të tjerë që të faktohet shkelja administrative, siç mund të jetë fotografimi i vendngjarjes.

Gazetarja: Në qoftë se polici i ka vendosur një gjobë, ta verifikojmë, ta bindim dhe qytetarin…

Punonjësi i komisariatit: Tani, përderisa ai e ka gjobën, punonjësi i policisë, e ka vendosur gjobën.

Gazetarja: Ai nuk e ka gjobën. Ai nuk ka marrë kurrë një fletë gjobe, e ka parë tani.

Punonjësi i komisariatit: Punonjësi i policisë nuk vë gjoba kot.

Gazetarja: As për këtë nuk e vë dot dorën në zjarr, sepse ndodh.

Punonjësi i komisariatit: Jo, nuk ndodh.

Gazetarja: Po si mund ta vërtetojmë? Vetëm me anë të syve të policit dhe shkrimit të tij, ne vërtetojmë, që aty ka qenë makina?

Punonjësi i komisariatit: Është një proces-verbal konstatimi, që është plotësuar. Është konstatuar mjeti në kundravajtje dhe është vendosur gjoba.

Gazetarja: Po si e vërteton ai punonjës policie? Nuk bëjnë foto në momentin, që ka parkuar gabim?

Punonjësi i komisariatit: Nuk është e përcaktuar, të bëjnë ose jo.

Gazetarja: Po si mund të bindet qytetari, kur ai thotë që…?

Shefi i komisariatit: Me fletën e gjobës.

Gazetarja: Nuk e ka fletën e gjobës. Në sistem? Vetëm kur i del në sistem?

Punojësi i komisariatit: Tani kjo, që thoni ju, nuk ndodh, që të vendosi gjoba pa të drejtë.

Gazetarja: Ndodh aq shumë sa…Dhe nuk është rasti i parë, që shohim. Tani të flasim drejt.

Punonjësi i komisariatit: Mua s’më ka ndodhur asnjëherë.

Gazetarja: Si vërtetohet?

Punonjësi: Polici është më i besueshëm, sesa qytetari. Pa dashur të gjykojmë askënd.

Gazetarja: Po e gjykon dhe po e paragjykon.

Punonjësi i komisariatit: Drejtohu me një shkresë zyrtare!

Gazetarja: Po, drejtohem unë me një shkresë zyrtare, por meqënëse është qytetari poshtë, mund ta sqaroni tani!

Punonjësi i komisariatit: Po mirë, do ta sqaroj unë.

Gazetarja: Ç’a sqarimi do i japësh?

Punojësi i komisariatit: Tani, ka mundësi…?!

Gazetaraj: Jam kurioze ta di, cfarë sqarimi.

Punonjësi i komisariatit: Besoj deri këtu jemi të qartë bashkë.

Gazetarja: Jo, nuk jam fare e qartë. Çfarë sqarimi do i japësh?

Punonjësi i komisariatit: Po do ta sqaroj. Unë e di, ca do i sqaroj. Tani do ju sqaroj juve, cfarë do i sqaroj atij?

Gazetarja: Do t’i japësh ndonjë provë qytetarit, që ka marrë gjobën?

Punonjësi i komisariatit: Provën e ka, fletën e gjobës.

Gazetarja: Nuk është provë ajo.

Punonjësi i komisariatit: Tani…

Pas gazetares, në komisariat shkoi Ergesi për t’u sqaruar në lidhje me gjobën. Aty i thonë që zakonisht policët vendosin gjoba dhe përshkrimin e vendosin në vende të njohura publikisht, pavarësisht nëse automjeti nuk është parkuar në atë vend.

Punonjësi i policisë: Si funksionon? Kur plotësohet proces-verbali i gjobës, është një rubrikë atje, vendi,- thotë. Dhe vende vihen gjithmonë vende që janë të njohura. Dhe prandaj i është referuar dhe punonjësi…Nuk e njeh njeri Gimin.(lokalin ku kishte parkuar)

Denoncuesi: Poshtë karburantit, parkim lokali o mik, jo parkim kështu.

Punonjësi i komisariatit: E kuptoj! Në parkim lokali, nuk vëmë gjoba ne.

Denoncuesi: Ajo është e keqja.

Punonjësi i komisariatit: Gjoba është vënë dhe është hedhur në sistem. Ti ke ndonjë provë, që e provon, që nuk parkon në atë vend?

Denoncuesi: Jam vetë unë!

Punonjësi i komisariatit: Unë ta provoj me gjobë, që polici ka vënë gjobë. Je ti vetë, po dhe ne jemi vetë. Ja është punonjësi i policisë. Tani kjo është masë administrative. Në qoftë se ti pretendon, se të është vënë gjoba pa të drejtë, ke të drejtë t’i drejtohesh Gjykatës Administrative!

Marrë nga tvklan.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet erges hasalla gjoba e erges hasalles erges hasalla gjoba e erges hasalles

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Korrik 2021, 19:34

TIRANË– Administratori i një prej kompanive të përgatitjes së uniformave të Policisë së Shtetit, D&E Shpk, Ismail Kadiu, ka reaguar publikisht pas heti...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet