Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Pandemia/ Lulzim Basha prezanton planin me 5 pika për rimëkëmbjen e ekonomisë: Testime, rritje pensionesh dhe asistencash, s
29 Shtator 2020, 07:40Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka prezantuar 5 pikat e tij për rimëkëmbjen e ekonomisë në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit. Krah ish-deptetëve, Basha numëroi një më një të gjtha pikat e përpiluara nga ekspertët të cilat sipas tij do të nxjerrin vendin nga kriza.
Pikat e para kryedemokrati ia ka “dedikuar” sistemit shëndetësor dhe të sëmurëve me COVID-19. Duke filluar nga shpërblimi i mjekëve, tek sigurimi i pajisjeve shëndetësore, Basha vijoi t’i mëshojë shtimit të testimeve për të mbajtur nën kontroll pandeminë. Gjithashtu numri një i opozitës së bashkuar kërkoi që të prekturit nga pandemia, të cilët po kurohen në shtëpi, të rimbursohen për të gjitha mjekimet që marrin, që kapin vlerën e 100 mijë lekëve të reja.
Shkollat ishin shqetësimi i dytë i kreut të PD-së! Basha kërkoi pa negociom testim periodik duke marrë shembullin e Kosovës dhe përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare.
Pikat e tjera, lideri i Partisë Demokratike ia “dedikoi” ekonomisë dhe ndihmës nga shteti për të gjithë shtresat në nevojë dhe bizneset.Për të gjithë ata që kanë humbur punën prej pandemisë, Basha propozoi një çek me 16 mijë lekë të reja në muaj, rritjen e ndihmës ekonomike dhe shtimin e pensioneve me 2 mijë lekë të reja. Për të paktën 6 muaj, Basha kërkoi 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv, ndërsa bizsnesve prodhuese t’u subvencionohet qeraja në shumën e 50%.
Duke përfituar nga prania e gazetarëve, kreu i demokratëve i premtoi kundërshtarit të tij politik, kryeministrit Edi Rama se nëse përdorte paketën e propozuar nga PD, askush nuk do të dilte nga selia blu për të marrë kredite.
(F.G.k.m/Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Mëngjesin e sotëm në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama ka publikuar disa të dhëna për paketat ekonomike në mbështetje të sipërmarrësve...
Një seri propozimesh për ndryshime ligjore të deputetëve të maxhorancës socialiste në Kuvendin e Shqipërisë duket se synojnë të dobësojnë sistemin e drejtësisë ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se ata që e akuzojnë se ka pasur gisht në vrasjene Azem Hakdarit, gënjejnë.Në një lidhje me ‘Sky...
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e ish-kryeministri Sali Berisha, për vrasjen e Azem Hajdarit sonte në Opinion. Në një postim në rrjete...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është përjgigjur prerë se detyrën e tij për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, e ka kryer. I pyetur ng...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar publikisht porosinë e fundit që i ka dhënë Azem Hajdarit, para se ky i fundit të vritej. Në një lidh...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se personat që kanë vrarë Azem Hajdarin, ditën e krimit kanë pritur Fatos Nanon në aeroport. Në një li...