LIVE UPDATES
Aktualitet

Sizmiologu thirrje shqiptarëve: Fshini aplikacionin për tërmetet, ku duhet të informohemi, Shqipëria është vend sizmik

10 Dhjetor 2019, 07:07 Nga DOSJA
Sizmiologu thirrje shqiptarëve: Fshini aplikacionin për tërmetet,

Tiranë- Sizmiologu Ervin Kasaj në Faceboook ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët të heqin nga telefonat e tyre aplikacionin për tërmetit. Ai thekson informacion duhet  merret në Institutin e Gjeoshkencave, departamenti i Sizmiologjise, ose tek emergjenca civile, pasi raportojnë në kohë reale lajmin e saktë.  Kasaj nënvizon më tej se nuk mund të merret informacion nga celulari, nga disa aplikacione te shkarkuara ose nga disa faqe online, pasi shpërndahet informacion i gabuar.

“Mos shikoni shumë aplikacionin që është vënë. Sapo shikoni 3.1 ose 2.7 thoni obobo. Çfarë është 3.1 asgjë. Nuk është gjë fare 3.1 apo 3.5 Rihter. Nuk e ndjejnë fare që kanë rënë.Tërmete bien në cdo kohë në cdo min në cdo sek. Nuk mund të merret informacion nga celulari nga disa aplikacione te shkarkuara ose nga disa faqe online, pasi shpërndahet informacion i gabuar. Një shembull, çfarë me ka ndodhur njëherë gjatë orarit të punës në Institut. Gazetari i një Televizioni më telefonon dhe më thotë që ka rënë tërmet në Tiranë dhe kërkon informacion më të detajuar, pasi lajmin e kishte parë nëpër portale online. Por, është krejt e kundërta, sepse nuk kishte pasur asnjë tërmet.”

Sizmiologu shprehet se Shqipëria është një vend sizmik. Sipas tij në Shqipëri ndodhin gjatë gjithë kohës mini-tërmete, kjo pasi vendi ynë është një territor aktiv , por nuk kemi pse të shqetësohemi. Ai shprehet se ato kryesisht kanë magnitudë të ulët.

Reagimi: 

“Fshini aplikacionet e tërmetit nga celulari”

Të dhënat duhen të jenë të sakta, pasi qytetarët duhet të informohen mirë dhe i pari informacion merret në Institutin e Gjeoshkencave, departamenti i Sizmiologjise, ose tek emergjenca civile pasi raportojnë në kohë reale. Tërmetet klasifikohen në bazë të magnitudës së tyre ose energjisë që ato çlirojnë. Të dhënat parametrike, vlerësohen në mënyrë të pandërprerë nëpërmjet monitorimit sizmologjik, 24 orë në 24 dhe bazohen në analizën sasiore të regjistrimit instrumental valor. Llogaritja e vlerave të tyre është produkt i aplikimit të metodave analitike të njohura, në mënyrë interaktive, të aplikuara në programe llogaritëse të çertifikuara dhe të njohura globalisht. Kështu, për përcaktimin e të dhënave kohore valore hyrëse përdoret programi Atlas, ndërsa lokalizimi i tërmeteve kryhet nëpërmjet programit Hypoinverse. Vlerësimi i magnitudës realizohet duke aplikuar modele të njohur parametrik si: ai Richter & Gutenberg (1956) dhe Eaton (1992).

Fshini aplikacionin e tërmetit nga telefoni.
Mos shikoni shumë aplikacionin që është vënë. Sapo shikoni 3.1 ose 2.7 thoni obobo. Çfarë është 3.1 asgjë. Nuk është gjë fare 3.1 apo 3.5 Rihter. Nuk e ndjejnë fare që kanë rënë.Tërmete bien në cdo kohë në cdo min në cdo sek.
Nuk mund të merret informacion nga celulari nga disa aplikacione te shkarkuara ose nga disa faqe online, pasi shpërndahet informacion i gabuar. Një shembull, çfarë me ka ndodhur njëherë gjatë orarit të punës në Institut. Gazetari i një Televizioni më telefonon dhe më thotë që ka rënë tërmet në Tiranë dhe kërkon informacion më të detajuar, pasi lajmin e kishte parë nëpër portale online. Por, është krejt e kundërta, sepse nuk kishte pasur asnjë tërmet.

Studimet Sizmologjike në Shqipëri realizohen nga Departamenti i Sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, i cili është pjesë e UPT-së. Pjesë përbërëse e këtij departamenti është Rrjeti Sizmologjik Shqiptar (ASN), Rrjeti Shqiptar i Lëkundjeve të Forta (ASMN), si dhe Rrjeti Gjeodinamik (GNSS). Këto rrjete janë të vetmet me anën e të cilave realizohet monitorimi dhe studimi i aktivitetit sizmik në Shqipëri. Një nga detyrat kryesore të këtij departamenti është informimi në kohë reale i opinionit publik dhe organizmave shtetërore në rastet kur ndodhin tërmete të fortë në vend. Aktualisht, Rrjeti Sizmologjik Shqiptar është i përbërë nga 13 stacione të pajisura me instrumente të ndryshëm dixhitalë, kurse Rrjeti Shqiptar i Lëkundjeve të Forta disponon 34 stacione dixhitalë (16 akselerografë të tipit SMA-1 të përshtatura me teknologji digjitale, 10 sisteme CMG-5TD dhe 8 sensorë CMG-5T) të shpërndara në qytete të ndryshme të vendit. Një sistem i ri dixhital i cili përdor komunikimin satelitor (VSAT) është tashmë në operim si pjesë e rrjetit tonë sizmologjik.

Shqipëria është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Vendi ynë bën pjesë në Ballkan dhe dihet që Ballkani është një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Në zonën mesdhetare ndodhin rreth 15% e tërmeteve në botë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 80% e tërmeteve, ndodhin në unazën e Paqësorit. Pikërisht kjo është arsyeja që vendi ynë shpeshherë goditet nga tërmetet. Shkaku i tyre është përplasja e mikropllakave të Adriatikut, të cilat janë pjesë e dy pllakave të mëdha kontinentale, që janë pllaka Afrikane dhe pllaka Euroazitike. Si pasojë e lëvizjes, ato goditen në buzët e tyre dhe tensionojnë, sforcojnë, pjesët e brendshme dhe për pasojë në ato pjesë ku nuk mbahet ky sforcim, atëherë toka në ato pjesë këputet dhe ndodh ai që e quajmë tërmet. Mini-tërmetet ndodhin gjatë gjithë kohës në të gjithë territorin e Shqipërisë, kjo pasi vendi ynë është një territor aktiv.

Jetojmë në një vënd tërmetesh dhe duhet ti njohim që të mbrohemi. Tani është koha vetëm të numërojmë dëmet dhe të llogarisim sa na duhet – kohë e lekë – për t’u ringritur. Është koha të shërojmë traumat e fëmijëve që mbetën pas që nga agimi i 26 nëntorit. Por është koha gjithashtu edhe të nisim të ndreqim gjithçka që është bërë keq e shtrembër në këto 3 dekada; të gjitha defektet që nxori në pah ky tërmet i tmerrshëm për të gjithë.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 personambi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ervin kasaj tragjedia e 26 nentorit 2019 ervin kasaj tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë