All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Skandali me tenderin e FSHZH,si qarkulluan paratë publike brenda rrethit të ngushtë

9 Shkurt 2022, 21:59 Nga DOSJA
Skandali me tenderin e FSHZH,si qarkulluan paratë publike brenda rrethit
All - Paragraf - 1

TIRANË- E nisur si një furtunë e vogël mbi një konflikt interesi, ku paratë publike përfundojnë në duart e personave që kanë lidhje me zyrtarët, skandali që ka përfshirë Fondin Shqiptar të Zhvillimit me personazh kryesor shefin e kuzhinës Alfio Rrotani, ka përfunduar në duart e SPAK. Në lojë janë 410 mijë dollarë, për të dizenjuar një meny me ushqimet tradicionale shqiptare, realizimin e një dokumentari me seri, dhe promovimin e produkteve vendase. Emisioni “Ne Shenjester” ne ‘News24’ sjell fakte të reja.

Skema e përzgjedhur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të tenderuar këtë shumë parash është një procedura e prokurimit për “Shërbim konsulence”, kjo sipas dokumentit të njoftimit. Tenderi, me objekt “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar Menynë e 100 Fshatrave”, është hapur në 21 tetor të 2021 dhe mbyllur me 29 dhjetor 2021, duke i lënë më shumë se dy muaj kohë operatorëve ekonomikë që të shprehin interes. Gara është zhvilluar në dy faza, në të parën kanë marrë pjesë dy subjekte, që kanë kaluar më pas edhe në fazën e dyte, bashkimi i kompanive i përbërë nga Kube Studios, Albanian Gastronomy Academy AGA, dhe CBS Creative Business Solutions.

Si dhe bashkimi tjetër i formuar nga Mascarpone sh.p.k dhe Endrit Maci. Një operator i tretë, i quajtur SHOQATA NJEREZ DHE IDE është skualifikuar që në fillim. Siç rëndom ndodh me tenderat publike, edhe këtë radhë Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka zhgënjyer, duke zgjedhur ofertën më të lartë, edhe pse kësaj radhë çmimi nuk ka qene kriter kryesor i përzgjedhjes. Pas përfundimit të dy fazave më 26 janar të këtij viti si fitues është shpallur bashkimi shoqërive kryesuar nga Mascarpone shpk, që ka si administrator dhe aksioner kryesor kuzhinierin e njohur Alfio Rrotani.

Sipas dokumentit zyrtar të shpalljes se fituesit në total ky bashkim shoqërish ka ma marrë 273,6 pikë, dhe një ofertë ekonomike prej 41 milion lekësh ose rreth 410 mije dollarësh. Operatori tjetër ka marrë 268,8 pikë, duke u renditur i dyti, ndërsa ka dhënë një ofertë rreth 15 mijë dollarë më të lirë për menynë e kërkuar nga fondi shqiptar i zhvillimit. Deri këtu duket një procedurë normale. Sepse është hapur një garë, kanë konkurruar disa shoqëri. Por, problemi nis tek emri i fituesit. Alfio Rrotani administrator dhe ortak kryesor i kompanisë Mascarpone shpk. Kjo sepse ai ka punuar verën e shkuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar” në Hallamaj tek gjiri i Lalzit në Durrës, në pronësi të Flladi Agolli, që rezulton të jetë djali i drejtorit të Fondit shqiptar të zhvillimit Dritan Agolli. Në dokumentin e rregjistrimit në qendrën kombëtare te biznesit, “Bedouin Beach & Bar” është emri tregtari e kompanisë Hospitality Management & Services, i zotëruar 100% 24-vjeçari Flladi Agolli.

Është vetë ky restorant që ndodhet brenda një resorti turistik, që ka reklamuar në faqen e tij të Facebook shërbimet e shefit të kuzhinës Alfio Rrotani teksa përgatit tavolinat, apo kur prezantohet bashkë me stafin. “Jemi shumë të kënaqur që kemi një ekip yjor kuzhinierësh dhe personeli në shtëpi. Krahas Alfio Rrotanit dhe pjesës tjetër të ekipit drejtues, të gjithë në Bedouin do të sigurojnë që të gjithë klientët që vizitojnë Bedouin Beach Bar të kenë përvojën më të mirë të mundshme”, thuhet në postimin në ‘Facebook’ të restorantit më 7 qershor të 2021.

Dyshimet për këtë prokurim janë të mëdha si për kostot, pasi përgatitja e menysë të kuzhinës shqiptare dhe dokumentari do të kushtojë rreth 410 mijë dollarë, ashtu edhe për shpalljen e fituesit, ku me një qark të shkurtër drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, ia ka dhënë tenderin kuzhinierit që ka punuar në restorantin e djalit të tij. Sipas dokumenteve paratë do të shkojnë për grumbullimin e informacionit mbi gatimet shqiptare, dizajnin e librit të Menysë 100 Fshatra, realizimin e një dokumentari me seri, trajnime dhe promovime në rrjetet sociale. Në shkresat e fondit shqiptar të zhvillimit nuk del qartë se si ka dalë kjo kosto, vetëm thuhet se Libri do të jete i konceptuar si një udhëtim turistiko-gastronomik në 100 Fshatrat, me një format miks mes një libri kuzhine dhe një guide turistike, në version print dhe online. Ndërsa dokumentari do të ndahet në 12 seri.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka reaguar disa ditë më pas në lidhje me denoncimin në media të skandalit me tenderin 410 mijë dollarë, që ky institucion i drejtuar nga Dritan Agolli i dha kuzhinierit të restorantit të djalit të tij. Përmes një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Fondit, Dritan Agolli, mbron tenderin dhe thotë se turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm dhe përmirësimi i këtij produkti turistik sipas Agollit do rezultonte me rritje në të ardhurat për këtë sektor. Kreu i Fondit shqiptar të zhvillimit thotë se procedura e prokurimit është në proces dhe e papërfunduar, dhe ende nuk ka një kontratë të lidhur sipas ligjit. Sipas tij në fund të fazës së dytë është bërë vlerësimi i kombinuar pas hapjes së ofertës financiare dhe renditja e tyre.

“Kompania që rezultoi e dyta paraqiti një ankesë për vlerësim, e cila nuk ishte në formën dhe në mënyrën e kërkuar nga ligji. Nga ana e FSHZH-së iu bë me dije kjo gjë kompanisë dhe iu kërkua që t’a plotësonte dhe riparaqiste kërkesën në formën dhe mënyrën e kërkuar ligjore duke i lejuar kohen e mjaftueshme dhe te parashikuar nga legjislacioni. Bashkimi i operatoreve ekonomik i renditur i dyti, ka riparaqitur ankesën në FSHZH dhe pranë Komisonit të Prokurimit Publik. Aktualisht procedura e prokurimit është në proces dhe e papërfunduar, pra ende nuk ka një kontratë të lidhur sipas ligjit”

Për çështjen e konflikti të interesit, ku paratë do të shkojnë për kuzhinierin e restorantit të të birit, Dritan Agolli thotë se këtë do ta zgjidhë drejtësia.

“Lidhur me çështjen e konflikti të interesit tashmë që kam ardhur në dijeni nga mediat që kanë filluar hetimet për këtë çështje nga organet kompetente sqaroj se në këtë pikë tashmë janë këto organe që do të shqyrtojnë dhe vlerësojnë këtë çështje dhe nuk ka më vend për sqarime mediatike. Në përfundim i shoh në sy me kurajo të gjithë ata që shpifën dhe që i përcollën ato dhe ju them se shpifjet e tyre vetëm më shtojnë bindjen dhe më japin forcë për të ecur përpara në rrugën për zhvillimin e vendit tone.
Me konsideratë,

Dritan AGOLLI

DREJTUES I FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT”, tha Agolli.

Por nga ana tjetër dyshimet për paracaktimin e fituesit janë edhe për faktin se në dokumentin e termave të referencës të tenderit i cili publikohet me njoftimin e hapjes së procedurës, bëhet përshkrimi i detyrës për pjesën e trajtimeve, ku konsulenti do të dizenjojë promovimin e trajnimeve në forma te ndryshme si psh show televiziv, kompeticion “Mastershef 100 Fshatrat”. Siç dihet publikisht është pikërisht Alfio Rrotani, fituesi i sezonit të parë të show televiz Mastershef në Shqipëri, në 2014, vit ku dhe shefi i kuzhinës u bë I famshëm.

Shfaqja e kërkuar nga fondi shqiptar i zhvillimit do të duhet të ketë një format konkurrues, të xhirohet në territorin e 100 fshatrave dhe në skenë, të shfaqet në një kanal kombëtar, në prime-time dhe të ketë prezencën e personazheve VIP të pëlqyera nga publiku. Ndoshta është koicidencë, por kriteri i tenderit dizenjuar promovimin e trajnimeve me të njëjtit format televiz, ashtu si përvoja në të cilën ka kaluar Alfio Rrotani, ngre pikëpyetje nëse ky tender ka qenë ose jo i projektuar që në fillim për të qarkulluar paratë publike brenda një rrethi të ngushtë, duke shfrytëzuar trafikun e influencave.

Por, me lidhje të mëparshme me drejtuesin e fondit shqiptar të zhvillimit Dritan Agolli, figuron edhe bashkëpunëtori dhe fituesi tjetër në tenderin 410 mije dollaresh për menunë “100 fshatrat” Endrit Maçi. Ky i fundit rezulton sipas dokumenteve ne QKB, i rregjistruar si person fizik, por që ka emrin tregtar TELL ALL CO, me fushë veprimtarie, Agjenci Publiciteti, Brandim, Logo, Materiale grafike, Marketing digjital, Sherbime Video etj. Është pikerisht kjo kompani që ka dizenjuar me pare logon e fondit shqiptar të zhvillimit, por edhe te restorantit “Bedouin Beach & Bar” në pronësi të djalit të Dritan Agollit, dhe ku fituesi tjetër Flavio Rrotani ka shërbyer si shef kuzhinë.

Thënë ndryshe që të dy operatorët Mascarpone shpk, i Alfio Rrotanit dhe Endrit Maçi që u bashkuan dhe fituan tenderin për menunë 100 fshatrat, rezultojnë të lidhur më parë me drejtorin e fondit shqiptar përmes restorantit të djalit të tij “Bedouin Beach & Bar”, ku kanë ofruar shërbimet e tyre secili në fushën e vet, njëri si shef kuzhine tjetri si dizenjues logosh. Pas mediatizimit të skandalit SPAK nisi verifikimet në lidhje me tenderin 410 mijë dollarë për FSHZH për menunë “100 fshatrat”.

REAGIMI I SPAK

“Pas të dhënave të publikuara në media, Prokuroria e Posacme po kryen veprime kryesisht në lidhje me tenderin e zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit”, tha SPAK. SPAK nuk dha detaje të mëtejshme, por burimet thanë se ka nisur sekuestrimin e dokumenteve, si praktikës tenderit pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, por edhe në institucione të tjera siç janë tatimet.

Marrë nga Balkan Web

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alfio rrotani dritan agolli endrit maçi spak alfio rrotani dritan agolli endrit maçi spak

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Aktualitet 9 Shkurt 2022, 21:46

‘Shkundet’ Shqipëria, tërmet në Elbasan

ELBASAN– Një tërmet ka shkundur Elbasanin, Librazhdin e Shqipërinë qendrore mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave të publikuara nga EMSC, lëkundja ka qenë me...

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër