LIVE UPDATES
Aktualitet

SKANDALI/ Tender me “helm gjarpri”, Manastirliu i “dhuron” Farma Net Albania 800 mln lekë, manovrat e dyshimta të ujdi

26 Maj 2020, 14:56 Nga DOSJA
SKANDALI/ Tender me “helm gjarpri”, Manastirliu i

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kompania “Farma Net Albania”, të cilët aktualisht janë nën hetim nga Prokuroria Speciale për tenderat “urgjentë” të pandemisë, janë përfshirë në një tjetër procedurë prokurimi publik, me vlerë 800 milionë lekë, për të cilin ka dyshime të forta për fitues të paracaktuar.

Në një procedurë të mbyllur në 30 Mars, por të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë vetëm së fundmi nga, “Farma Net Albania” është shpallur fitues i tenderit për “blerje medikamente dhe pajisje mjekësore për qëndrat shëndetësore turistike”, me fond limit 87.646.057 lekë (të reja), megjithëse ka dhënë ofertën më të lartë.

“Bileta fituese”, siç ka ndodhur edhe më parë me “Farma Net Albania”, është një lloj ilaçi, aspak çudibërës, kundër helmimit nga gjarpri, i cili quhet “Viper Venom Serum”, në flakonë 5 mililitra.

Ky medikament është i paregjistruar në Shqipëri. Ligji “Për Barnat” parashikon se medikamentet e paregjistruara mund të qarkullojnë në vendin tonë, vetëm me autorizim të Ministrit të Shëndetësisë.

Disa kompani farmaceutike e qarkullojnë “Viper Venom Serum” në Shqipëri. Por, vetëm “Farma Net Albania” qarkullon këtë medikament në flakonë 5 mililitra. Të tjerët e kanë në flakokë 1 mililitra, 10 mililitra, etj.

Ministria e Shëndetësisë, në specifikimet teknike të tenderit 800 milionë lekë, e kërkonte medikamentin anti-helmim vetëm në sasinë 5 mililitra. Pra, as më shumë e as më pak se sa atë medikament që ka ekskuzivitetin vetëm “Farma Net Albania”.

Fitues me ofertën më të lartë

Në bazë të dokumentave zyrtarë, rezulton se kompania fituese e tenderit për “blerje medikamente dhe pajisje mjekësore për qëndrat shëndetësore turistike”, pra “Farma Net Albania”, ka paraqitur ofertën më të lartë.

Në tender rezulton se kanë marrë pjesë tre kompani, nga të cilat njëra është skualifikuar, pasi nuk ka paraqitur ofertë ekonomike.

Ndër dy kompanitë e mbetura në garë, “Farma Net Albania” ka paraqitur ofertën më të lartë, në vlerën 86.935.174 lekë (të reja). Kompania, e renditur e para, kishte dhënë një ofertë më të ulët, konkretisht 85.583.000 lekë.

Por, autoriteti kontraktor, Ministria e Shëndetësisë, vendosi të skualifikojë kompaninë me ofertën më të ulët, duke lënë në garë vetëm “Farma Net Albania”, e cila rrjedhimisht u shpall edhe fituese e tenderit mbi 800 milionë lekë. Skualifikimi i kompanisë së renditur e para është bërë pikërisht për çështjet që lidhen me autorizimin e medikamenteve të paregjistruara në Shqipëri.

“Helmi i gjarprit”, SPAK, “Farma Net”

“Farma Net Albania”, një kompani jo shumë e njohur në tregun farmaceutik, mori një lloj publiciteti negativ pasi Prokuroria Speciale-SPAK-nisi hetimin për një tender pa garë, në vlerë 3.5 milionë euro, për “Blerjen e pajisjeve mbrojtëse nga Covid-19”.

Ministria e Shëndetësisë, me një procedurë të dyshimtë, i dha “Farma Net Albania” dhe “Euromed” 3.5 milionë euro, megjithëse, siç rezultoi nga disa dokumenta të siguruar nga “Boldnews.al”, ajo ofroi çmimin më të larta të produkteve të kërkuara “me urgjencë” nga institucioni i drejtuar nga Ogerta Manastirliu.

Paralelisht me këtë tender, “Farma Net Albania” dukej se ishte e paracaktuar për t’u shpallur fituese në një tjetër procedurë prokurimi publik, të zhviluar nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Ky institucion, i drejtuar nga Mirela Cami në postin e drejtoreshës së komanduar, shpalli në fillim të muajit Prill 2020 tenderin për “Blerje medikamente dhe pajisje mjekësore” për të gjithë qendrat shëndetësore, me vlerë 1.5 milionë euro.

Në tenderin e Operatorit, ashtu si edhe në atë që u përmend më lart në këtë shkrim, në morinë e objekteve të kërkuara, ishte edhe “Viper Venom Serum” në flakonë 5 ml, për të cilin ka ekskluzivitetin “Farma Net Albania”.

Një investigim i thelluar nga “Boldnews.al”, ku ngriheshin dyshime për fitues të paracaktuar, si edhe hetimi i nisur nga SPAK ndaj “Farma Net Albania-s” dhe Ministrisë së Shëndetësisë për tenderat e pandemisë, duket se detyroi drejtuesen e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami, të anulonte procedurën.

Zyrtarisht, si shkak i anulimit u deklarua mungesa e ofertave në përputhje me kriteret e përcaktuara nga autoriteti kontraktor. Por, burime të “Boldnews.al” deklaruan se anulimi i tenderit 1.5 milionë euro është kryer për shkak të dyshimeve publike mbi fitues të paracaktuar. Marrë nga Boldnews.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet farmanet ogerta manastirliu tenderi per ilacin e gjarprit farmanet ogerta manastirliu tenderi per ilacin e gjarprit


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet