LIVE UPDATES
Aktualitet

“Sot gjendet me azil politik në Gjermani”, Agron Tufa denoncon një nga protagonistët e shtypjes së revoltës së Qafë-B

26 Maj 2020, 14:22 Nga DOSJA
“Sot gjendet me azil politik në Gjermani”, Agron Tufa denoncon

TIRANË-Studiuesi Agron Tufa ka denoncuar mosndëshkimin e personave, të cilët i kanë shërbyer sistemit dictatorial. Në një postim Facebook, Tufa ka akuzuar, Lekë Imerin, për shtypjen e revoltës së Qafë-Barit.

Sipas tij, ky person sot ndodhet në Gjermani me azil politik, ndërkohë që duhej të ishte ekstraduar dhe të jepte llogari para drejtësisë. Tufa shkruan gjithashtu se Lekë Imeraj e quan veten shkrimtar dhe shoqata e shkrimtarëve të Shkodrës promovon librat e tij, edhe ato mbi diktaturën.

Postimi i plotë

PORTRETE KRIMINELËSH E KOPUKËSH TË PANDËSHKUAR: Sot Lekë Imeraj është një person i respektuar. Së paku, së jashtmi. E quan veten “shkrimtar” (aq sa ka të drejtë ta quaj veten kushdo që bërllokun e shkronjave e hedh dhe e boton me paret e veta), por këtë alibi ia ka ushqyer edhe e ashtuvetëquajtuna “Shoqata e shkrimtarëve” të Shkodrës, anëtar i së cilës pretendon se është. Nuk e di në ekzistojnë (pas rënies së LSHA të Shqipërisë) degë të një trungu të vdekur, por e zëmë se ekziston. Asgjë të keqe nuk ka. Atëherë a ia ka idenë kjo shoqatë se kush është anëtari i saj, Lekë Imeraj, i cili promovon librat e vet (ndër to dhe mbi “diktaturën”) me emrin e kësaj shoqate? Kuptohet që biblioteka publike e Shkodrës “Marin Barleti” ku bëhen promovimet e librave të tij, ashtu dhe studiot televizive që transmetojnë intervistat e çupërlinave me këtë farë personaliteti – asgjë nuk dinë e s’kanë si të dinë për Lekë Imerin e para viteve 1991. Me një gërmë shtesë në fund të mbiemrit ai tashmë është një “personalitet tjetër”, shkrimtari, psikologu, azilant politik në Gjermani dhe aspak jo më Oficeri i Drejtimit i Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale në MPB (1983-1991), një bishë e pangopur, e tejzellshme në sherbim të terrorit më egër të diktaturës. Është protagonisti i zi i shtypjes së Revoltës së 22 majit 1984 nga të burgosurit politikë, në krye të forcave speciale nga MPB. Është bash njai, sipas dhjetra të mbijetuarve, që merr megafonin në dorë dhe nga lartësia e Vendrojës u jep ultimatum të rebeluarve të dorëzohen për 5 minuta. Pastaj e flak megafonin, që rrokulliset nëpër gurë. Fill pas kësa “bunace” 5 minutëshe fillon sulmi i bishave të Lekë Imerit në kamp tok me togën e policisë së Edmond Cajës. Dihen rezultatet e asaj masakre: Sandër Sokoli vdes në tortura, Konstandin Gjerdeni merr plumb në shpatull, dhjetra të rrahur për vdekje (Ahmet e Skënder Tufa, Haxhi Baçinozi, Bedri Blloshmi, Bajram Vuthaj, Dush Martini, etj) dhe në fund, dy të pushkatuar me gjyq: Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli. Kjo qe vepra e “shkrimtarit” Lekë Imeri në bashkëpunim me kriminelin Edmond Caja në burgun e Qafë Barit me 22 maj 1984. Për ironi, kjo dyshe e zezë e MPB Imeri-Caja sot gjenden me azil politik në Gjermani.
Në një replikë të para dy viteve Lekë Imeri replikon “ashpër” me ish të burgosurin e QB Lek Mirakaj, duke bërë presion në stilin e “psikologut” dhe i kërkon atij “t’i lypë ndjesë” publike për shpifje (Zot ruana fiqirin!). Unë personalisht, duke besuar se shpreh dëshirën e mijëra njerëzve për drejtësi, propozoj, që kur në Shqipëri të kthehet sërish shteti demokratik, kur të bjerë neodiktatura, atëherë këta kriminelë duhet, që në marrëveshje me shtetet ku janë strukur dhe në bazë të kallëzimeve penale, të ekstradohen në Shqipëri, apo kudo tjetër, në Hagë, nëse doni, që të japin llogari para drejtësisë, njëlloj siç është bërë jo pak herë me eksponentë të lartë e të thjeshtë të nazizmit. Ndërsa për ta restauruar të plotë portretin e “shkrimtarit” Lekë Imeraj, ndiqni se përmes cilës “kudhër” është kalitur kjo kudër: Lekë Imeri nga Lekbibaj Tropojë. Me Arsim 2-vjepar pedagogjik. Oficer kufiri dhe policie Karriera kryesore:
1976-1979 instruktor në Repartin 305 Sarandë
1979-1982 zëvendëskomandant i Repartit 305 Sarandë
1982-1983 komandant i Repartit 315 Lezhë
1983-1991 oficer drejtimi i Drejtorisë Zbatim Vendime Penale në MPB
1991-1992 drejtori Burgut të Tiranës

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa agron tufa

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet