LIVE UPDATES
Insights

VIDEO-KRAHASIMI/ Gënjeshtra e Ramës dje në Opinion, Shqipëria shpërndau vetëm 2.8 % të PBB për Covid19, SHIFRAT E FMN tr

16 Tetor 2020, 14:22 Nga DOSJA
VIDEO-KRAHASIMI/ Gënjeshtra e Ramës dje në Opinion,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dje me zë dhe figure tha se vendet e rajonit nuk kishin dhënë më shumë para se Shqipëria për pandeminë e koronavirusit. Teksa e gjithë bota ishte në izolim total për të shmangur infektimet nga pandemia që gjunjëzoi globin, qeveritë lanë pezull çdo investim për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të mbetur pa punë dhe rrjedhimisht pa të ardhura. I vënë përballë argumentit të gazetarit Armand Shkullaku, se Shqipëria kishte dhënë shumë pak para për 2 paketat e ndihmës, kreu i qeverisë pretendoi të kundërtën, madje shtoi se vendet e rajonit kishte ende qytetarë të pa likuiduar.

DEBATI I DJESHËM:

Edi Rama: Shqipëria ndryshe nga këto vendet e tjera rreth e rrotull që nuk është e vërtetë që kanë dhënë shumë më tepër se ne.

Armand Shkullaku: Më shumë se ne jo shumë më tepër.

Edi Rama: Nuk është e vërtetë që kanë dhënë shumë më tepër se ne. Ne çfarë kemi dhënë kanë shkuar tek njerëzit. Nuk i kanë parë akomë lekët që me letra i kanë në dorë. Se nuk dua të përmend emra tani.

Për të provuar të kundërtën e asaj që kreu i qeverisë shqiptare dha dje, Dosja.al ka bërë një kërkim në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Vetëm për periudhën e karantinës dhe ndihmave të qeverisë, FMN i ka përllogaritur vetë sesa përqind të GDP-së kapnin vlerat e paketave të qeverive. Sipas shifrave zyrtare, Shqipëria ka vendosur në dispozicion të qytetarëve me të dyja paketat një buxhet prej 45 miliardë lekësh ose e përllogaritur ndryshe si 2.8 përqind e PBB-së ose ndryshe (GDP në anglisht).

Po vendet e tjera të rajonit si renditen pas nesh? A është e vërtetë ajo që kryeministri tha, se Shqipëria ka dhënë më shumë para për qytetarët sesa vendet e tjera? Për këtë na vjen në ndihmë FMN, e cila bazohet në shifra zyrtare që Ministritë e Financave të të gjitha vendeve, raportojnë atje.

Serbia: Paketa e parë e masave fiskale kapi vlerën e rreth 390 miliardë RSD (ose ndryshe 7 përqind e PBB-së). Ndërsa paketa e tyre, e cila u miratua në fund të korrikut, duke përfshirë subvencionet e pagave për punonjësit e bizneseve të vogla dhe të mesme për dy muaj të tjerë i kushtoi shtetit 36 miliardë RSD, ndërsa shtyrja e taksave dhe sigurimeve i hoqi “arkës së Serbisë” 30 miliardë RSD.

Kosova: Qeveria e Kosovës shpërndau për qytetarët e saj paketa fiskale në vlerë prej 180 milion euro ose 2.5 përqind e PBB është miratuar nga qeveria por deri më tani vetëm 76 përqind e kësaj pakete është ekzekutuar që nga 26 gushti. Ministria e Financave ka filluar të bëjë pagesa për punëtorët siç ishte planifikuar në paketën fiskale dhe deri më tani janë paguar 143 milion euro.

Bosnje-Hercegovinë: Qeveria ka ndarë 50 milion KM për qytetarët e vendit, ose ndryshe 0.15 përqind të PBB-së, duke vendosur rekord në rajon dhe më gjerë.
Greqi- Qeveria vuri në zbatim një paketë fiskale të masave që arrijnë në rreth 14 përqind të PBB-së ose 24 miliardë €, duke përfshirë garancitë e huasë, të financuara nga burimet kombëtare dhe të BE-së.

Ndërsa sa i përket Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, FMN nuk u ka llogaritur përkthimin e masave në Prodhimin e Brendshëm Bruto, por ka listuar masat e marra prej tyre në të gjitha fazat që nga mbyllja deri tek rifuqizimi i turizmit.

Shifrat e mësipërme tregojnë qartë që numri një i maxhorancës shqiptare ka gabuar në deklaratën e tij, për të cilën ishte aq i sigurtë saqë kundërshtoi hapur dhe duke ngritur tonalitetin e zërit. Edhe Kosova, i është afruar shifrës së paketës sonë në përllogaritjen e PBB-së, ndërsa shumat e shpenzuara nga Serbia dhe Greqia duken vite dritë larg nesh.

(k.m.f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck 2 paketat ekonomike edi rama 2 paketat ekonomike edi rama

Sondazh

Poll
Insights 15 Tetor 2020, 15:13

Po me medien ç’patët xhanëm, zoti Basha?

Kreu i Partisë Demokratike ditën e djeshme kultivoi në diskursin e tij politik krahasimin me personazhe nga kinematografia, (Robert Çamçakëzi)  as...

Insights 15 Tetor 2020, 09:42

Rinia e munguar Migjeniane!

Rinia e munguar Migjeniane!“Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja kangës sate që të vlon në gji. Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote! Qeshu, r...

Insights 8 Tetor 2020, 10:45

Spiropalizimi i Erion Velisë

Nga të gjithë servilët që ka në vathën e tij, pa dyshim që Erion Veliaj i plotëson maksimalisht parametrat, për t’u përzgjedhur nga Edi Rama si “skifteri” i fus...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet