LIVE UPDATES
Insights

Po me medien ç’patët xhanëm, zoti Basha?

15 Tetor 2020, 15:13 Nga DOSJA
Po me medien ç’patët xhanëm, zoti Basha?

Kreu i Partisë Demokratike ditën e djeshme kultivoi në diskursin e tij politik krahasimin me personazhe nga kinematografia, (Robert Çamçakëzi)  ashtu si në fakt bën shumë shpesh edhe rivali i tij politik. E meqënëse duket se rimarrja e kinematografisë shqiptare po bëhet pjesë tepër e rëndësishme në retorikën politike të ditëve të fundit, po ia drejtoj kështu pyetjen liderit të partisë opozitare më të madhe në vend: Po me median ç’pate xhanëm?

Dolët sot zoti Basha në një konferencë, të cilën nisa ta zbardh për të pasqyruar kështu në medien ku punoj atë që ju do të thonit. Vetëm se më bëtë ta ndërpres lidhjen tuaj direkte sapo filluat t’i hakërreheshit medies se gjoja ishte pjesë e një strukture kriminale që po censuronte fjalën dhe denoncimet tuaja. Më herët e kam bërë këtë kritikë edhe për zonjën Shahini, se si individ që mbi çdo shkrim timin vendos identitetin nuk e kuptoj dot vendimin tuaj për t’u fshehur. Përse nuk përmendni kurrë emra zoti Basha? Se mediet që po ju censurojnë e po bëhen pjesë e strukturave kriminale kanë emra besoj.

Ju jeni kryetar i opozitës, dhe si qytetare e këtij vendi do kisha dashur që kjo qeveri me gjitha sa probleme ka dhe prodhon të kishte patur para vetes një opozitë të fortë që të bërtiste problemet që populli shqiptar i has çdo ditë. Pikërisht kur si qytetare prita nga ju këtë, si gazetare m’u desh të shkruaja lajm pas lajmi si braktisët parlamentin dhe pushuat së bëri opozitë. Durrësi ka ndërruar tri kryabashkiakë së fundmi, dhe pret emërimin e kryabashkiakes së katërt, rast i padëgjuar më parë, të paktën për sa dijeni unë kam, por ju më në fund u kujtuat të bëni dje opozitë dhe për Durrësin. Nga ju zoti Basha nuk po kërkojmë të zgjidhni sot hallet e shqiptarëve, ndonëse nëse ngjiteni ndonjëherë në karrigen e kryeministrit, uroj ta keni vullnetin e mirë ta bëni. Sot ju e keni institucionalisht të pamundur të merrni vendime për Shqipërinë.

Nga ju zoti Basha kjo është gjëja e fundit që pret media që ka 8 vite që dëgjon emërtime si kazan, shpifje, madje po përballet me ekzistencën e një ligji antishpifje (për të cilin pres me padurim të bëni opozitë pasi ka shumë detaje që cedojnë në këtë vendim të qeverisë Rama) i duhet të përballet edhe me kopjet e liderit në raport me medien: Taulant Ballën, Arben Ahmetajn, Lali Erin, Besa Shahinin, herë pas here me Sali Berishën, si për ironi edhe Ilir Metën e Monika Kryemadhin. Pranë kësaj të fundit keni qenë edhe ju kur protestonit ne emër të kulturës për teatrin dhe të gjitha pamë e dëgjuam si i tha një gazetari terreni që ka punën më të vështrë në gazetari që paguhej me paratë e krimit dhe vëtë hipi në një Range Rover e u largua ndaj nuk ishte aty mëngjesin kur u shemb Teatri.

Nga ju zoti Basha nuk po kërkojmë të na dilni krah, se media me gjithë problematikat që ka sot në botën e teknologjisë, do e gjejë një zgjidhje pasi është vetërregullatore. Nga ju nuk po kërkojmë as ta ndreqni median se nuk keni as kompetenca as njohuri ta bëni këtë. Nga ju zoti Basha kërkohet vetëm një gjë, që në fakt e bëni shumë pak, nga ju kërkohet të bëni opozitë. Ndaj sot nuk arrij ta kuptoj lideri i opozitës (që jeni ju) me medien ç’pati xhanëm?

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog edi rama lulzim basha robert çamçakëzi edi rama lulzim basha robert çamçakëzi

Sondazh

Poll
Insights 15 Tetor 2020, 09:42

Rinia e munguar Migjeniane!

Rinia e munguar Migjeniane!“Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja kangës sate që të vlon në gji. Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote! Qeshu, r...

Insights 8 Tetor 2020, 10:45

Spiropalizimi i Erion Velisë

Nga të gjithë servilët që ka në vathën e tij, pa dyshim që Erion Veliaj i plotëson maksimalisht parametrat, për t’u përzgjedhur nga Edi Rama si “skifteri” i fus...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen