Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Skenë filmash në Kamëz, patrulla ndjek ‘Benzin’ me targa të vjedhura, ikin autorët
14 Janar 2022, 09:43Nga DOSJA
TIRANË – Një ndjekje si në filmat aksion ka ndodhur në Tiranë, ku një patrullë e policisë konstatoi në lëvizje një mjet “Benz” i cili lëvizte me targa, të cilat ishin denoncuar të vjedhura.
Menjëherë pas konstatimit, patrulla u vu në ndjekje të mjetit me të cilin lëviznin 2 persona. Sapo vërejtën policinë autorët rritën shpejtësinë dhe tentuan të arratisen duke u larguar drejt Fushë-Krujës.
Në ndjekje e sipër mjeti i dyshuar pësoi aksident duke u përplasur me një mjet tjetër. Pas aksidentit personat që ishin në mjet janë larguar në drejtim të paditur dhe po punohet për identifikimin e tyre.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.01.2022, rreth orës 02:45, në Qafë-Kashar, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një mjeti, i cili nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë-Krujës. Në tentativë për t’u larguar nga Policia, në Fushë-Krujë, mjeti është përplasur me një bordurë. Personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë dhe janë larguar, duke braktisur mjetin. Pas verifikimeve nga Policia, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
EKUADOR – Policia ekuadoriane, në një raport të fundit, vlerëson se që nga viti 2014 deri tani janë arrestuar 24 trafikantë ballkanas të kokainës kryesisht shqi...
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të bujshme që ish-kryeministri Sali Berisha tha për mediat pas marrjes në pyetje në Prokurori. ...
ANGLI – Jonathan Limani, Një kamarier shqiptar, i cili i preu kokën shefit të tij me thikë djathi, sepse “e detyroi Zoti”, ka vendosur të apelojë burgimin...
TIRANË– Vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj është arrestuar nga policia e shtetit. Henri Haxhiraj ra në prangat e policisë ditën e djeshme nga polici...