Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Dosja.al prej ditës së sotme e deri në datën 31 dhjetor do të ketë online sondazhin për “Personazhin e vitit”. Stafi i Dosja.al ka menduar që të përzgjedhurit të jenë nga fusha të ndryshme të jetës dhe të ketë pasur sukses gjatë vitit 2019. Më poshtë janë 10 emrat e sugjeruar nga Dosja.al ku ju me votën tuaj do zgjidhni njeriun e vitit 2019.
Albin Kurti (Kryeministri i zgjedhur i Kosovës arriti më në fund që të pëmbysë klasën e vjetër politike. Me një fushatë elektorale model dhe me slogan “Erdhi dita”, Kurti bindi dhe popullin e Kosovës se tashmë duhet një ndryshim. Ai ka dominuar opozitën për shumë vite me radhë dhe tashmë është gati të marrë frenat e qeverisjes)
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (E krijuar gati dy vite më parë, AMT po sjell një frymë të re proteste në Shqipëri. Ata po përballen me qeverinë e cila kërkon të prishë Teatrin dhe janë qëndrestarët me jetëgjatë në historinë e protestave në Shqipëri. Falë tyre Teatri sot është ende “në këmbë”.)
Ermonela Jaho (Sopranoja Jaho me zërin e saj të magjishëm po dominon skenat operistike Evropiane dhe botërore. Ermonela është një nga ato artiste që nuk e ka harruar kurrë vendin e saj, por në çdo vend që shkon promovon Shqipërinë.)
Gazmend Bardhi (Opozitari më i fortë. Bardhi, tashmë me një post shumë të rëndësishëm, është dora e fshehtë e të gjitha lëvizjeve në PD. Ai ka marrë flamurin e dekriminalizimit, pasi njeh sukses në largimin e dy kryebashkiakëve, Valdrin Pjetrit, ende pa marrë detyrën dhe Agim Kajmakut. Ndër të paktët që flet me dokumente e fakte)
Kujtim Gjuzi (U bë i njohur që në muajin janar dhe prej atëherë nuk është larguar më nga ekranet, faqet e gazetave dhe titujt e mediave online. Gjuzi me karakterin e tij shumë kontrovers tashmë është “star-i” i opozitës së re)
Luljeta Bozo (Inxhinieria në pension Luljeta Bozo, u bë e njohur që pas tërmetit të 21 shtatorit. Me deklaratat e saj ajo arriti që të merrte pëlqimin e një pjese të madhe në shoqëri dhe nuk është kontestuar nga politika. Bozo është një ndër inxhinieret më të përgatitura që ka Shqipëria)
Minatorët e Bulqizës (Të vetëm përballë të gjithëve, pa përkrahjen e askujt minatorët kanë krijuar sindikatën e tyre, dhe kanë ngritur zërin për atë që të gjithë kanë hedhur për shumë vite me radhë. Ata i kanë shpallur ‘luftë’ Samir Manen, i cili zotëron një prej galerive me kompaninë e tij ‘Albchrome’.)
Olsian Çela (Kryeprokurori i ri i Shqipërisë, për herë të parë bëri bashkë politikën. Ai u zgjodh me konsensus duke marrë një numër të lartë votash në Kuvend. Çela shihet si figura e drejtësisë së re dhe shumë shohin shpresë tek ai)
Stafi i emisionit ‘Le Iene’ (Stafi i emisionit investigativ, për një kohë të gjatë luftuan dhe arritën që të kthenin Alvin Berishën në shtëpi. Ata u përpoqën më shumë nga të gjithë, më shumë se dhe vetë shteti dhe bënë që e gjithë bota të kthente sytë nga Alvini. “Le Iene” arriti misionin e saj dhe tashmë Alvini është pranë familjes)
Skënder Gega (Një nga trajnerët më të mirë që ka Shqipëria. Profesor Gega siç njihet në botën e fubollit, arriti që të kthente brenda një viti Partizanin në majat më të larta të futbollit. Falë tij, të kuqtë, vitin që po lëmë pas u shpallën kampion të Shqipërisë.)
*Renditja është bërë në rend alfabetik, për të qenë sa më të paanshëm
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHIJAK– Një pjesë e banorëve në zonën e Shijakut, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit kanë mbetur pa një çati mbi kokë, pasi banesat e tyre janë rrënuar ...
TIRANË– Gjykata e Tiranës lë sërish në búrg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe edhe si “Zogu i Tironës. Më 12 dhjetor, gjykáta ka ricaktuar për Nikajn, masën ...
KOSOVË- Paketa anti-shpifje ka hasur në kundërshtimin e spektrit të gjerë në Shqipëri, si në media dhe në politike. Por sot ka ardhur një reagim dhe nga di...
TIRANË– Ekipi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore ka treguar momentet e përjetuara teksa ndodheshin në krye të detyrës ditën e 26 nëntorit, kur vend...
Pogradec- Në prangat e Policisë së Pogradecit ka rënë një kambist pasi punonte pa licensë. Mësohet se nga Policia është arrestuar A.X., 46 vjeç pasi u ...
Tiranë- Në prangat e Policisë së Tiranës kanë rënë dy persona D. N., 45 vjeç dhe K. D., 27 vjeç, pasi një sherri për pronën në fshatin Ndroq të T...
Tiranë- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se intervistat me tre kandidatët për drejtuesin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion do të zhvillohe...
Berat- Në prangat e Policisë së Beratit ka rënë 44-vjeçari Gentjan Mahmutaj. Ky i fundit akuzohet se ka inskenuar një grabitje në kompaninë e xhamave ku ...
MAL I ZI- Zbardhet dinamika e sherrit që solli vrasjen e oficerit të policisë në Malin e Zi. Milutin Lekoviç ndaloi një makinë në pikën kufitare të Igalo...
GJIROKASTËR- Një zjarr masiv ka përfshirë banesën dy katëshe të Hajdar Topullit në Dunavat të Gjirokastrës.Zjarri ka rënë rreth orës 12 :15 dhe ka rrezikua...