Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– President i vendit Ilir Meta i ka dërguar një letër homologes greke, Katerina Sakellaropoulou, me rastin e 200-vjetorit të Pavarësisë së Greqisë. Në letrën e tij, Kreu i shtetit shqiptar shprehet se uron përzemërsisht vendin fqinj.
Po ashtu, Meta shkruan se është shumë i lumtur që, dy vendet dhe dy popujt tanë, gjeografikisht pranë, ndajnë gjithnjë e më shumë vlera, por edhe sfida, histori por edhe vizion për të ardhmen, përpjekje të përbashkëta në forcimin edhe më tej të marrëdhënieve historikisht miqësore dhe vullnet për vendosjen e tyre në shtratin e shëndoshë të vlerave europiane dhe të sinergjive euroatlantike.
Postimi i presidentit Ilir Meta:
E nderuar Zonja Presidente e Republikës Helenike, Shkëlqesia Juaj, Katerina Sakellaropoulou,
Me rastin e kremtimit të dyqind vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Republikës Helenike, kam kënaqësinë të shpreh, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, urimet më të përzemërta e miqësore për popullin mik e fqinj grek dhe për Ju personalisht, si dhe më shumë begati e zhvillim për vendin Tuaj të bukur.
Jam shumë i lumtur që, dy vendet dhe dy popujt tanë, gjeografikisht pranë, ndajnë gjithnjë e më shumë vlera, por edhe sfida, histori por edhe vizion për të ardhmen, përpjekje të përbashkëta në forcimin edhe më tej të marrëdhënieve historikisht miqësore dhe vullnet për vendosjen e tyre në shtratin e shëndoshë të vlerave europiane dhe të sinergjive euroatlantike.
Shpreh besimin se partneriteti strategjik mes dy vendeve tona mbetet një platformë e sigurt për forcimin dhe zgjerimin në të ardhmen, të marrëdhënieve dypalëshe, e njëkohësisht, si dy vende anëtare të NATO-s, ai është një forcë e shtuar në dobi të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë, në Mesdhe dhe në botë.
Dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen, zonja Presidente, për mbështetjen që vendi juaj ka dhënë dhe vazhdon të japë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë e t’Ju siguroj se vendi dhe populli im mbetet i palëkundur në zgjedhjen dhe qëllimin e tij strategjik kombëtar: anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian.
Në këtë përvjetor të shënuar për popullin tuaj, dëshiroj të theksoj se, kontributi i vyer, si i minoritetit grek në Shqipëri ashtu edhe i komunitetit shqiptar në Greqi, pasurojnë, shëndoshin, zhvillojnë e forcojnë çdo ditë miqësinë tradicionale dhe bashkëpunimin afatgjatë mes popujve tanë.
Jam i bindur se, edhe në këto ditë të vështira të pandemisë së Covid-it, jo vetëm për popujt dhe vendet tona, por për të gjithë njerëzimin, shqiptarët dhe grekët, do të tregojnë më shumë solidaritet e miqësi, më shumë dashuri, më shumë pozitivitet dhe bashkëpunim, në krah të njëri-tjetrit, si fqinjë të hershëm dhe të përhershëm të gadishullit të vjetër ballkanik.
Me sigurinë për vullnetin tim të palëkundur në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve dhe popujve tanë dhe shtrirjen e tyre në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, Ju lutem pranoni, e nderuara Zonja Presidente, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!
(A.k.dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, i cili ka botuar librin me titull ‘Misioni Im” , thotë se në këtë libër ka dashur të ndaj me qytetarë...
FARKË- Skandal me ndërtimet e shtëpive të shkatërruara dhe më pas, të rindërtuara nga tërmeti. Në Farkë të Vogël, një banesë e ngritur vetëm dy muaj më par...
TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, shprehet se prioritet kyc për pranimin e Shqipërisë në BE, është lufta kundër krimit të organizuar.N...
TIRANË– Inxhinierja Luljeta Bozo e cila kryeson listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë është shfaqur sërish pas deklaratës ku e konsideroi me shumë an...
TIRANË- Kandidatja për deputete, Luljeta Bozo, nën siglën e Partisë Socilaiste, ka treguar se pëse ka zgjedhur këtë forcë politike.Gjatë fjalës së saj, ku ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ‘ngacmoi’ ministrin Pandeli Majko, teksa tha se kur ai vetë ishte i ri, Majko nuk e ndihmoi që të regjistrohej në parti. Teks...
TIRANË– Bora Muzhaqi, e zgjedhura si kandidate për deputete në listën e Tiranës të Partisë Socialiste u ka bërë thirrje të rinjve që të punojnë e të mos an...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sulmet ndaj Opozitës. Teksa prezantoi skuadrën e 25 prillit për Tiranën, Rama tha se Opozita, partia q...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paracaktuar vendin që do të ketë ministri Pandeli Majko në listat që do të bëhen për zgjedhjet e ardhshme parlamenta...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ngacmuar ministrin Pandeli Majko. I pranishëm në skuadrën e Tiranës për 25 prillin, Rama vuri në dukje faktin që Maj...