LIVE UPDATES
Politike

Kuvendi/ ‘Opozita e Re’ do Reformën Zgjedhore, maxhoranca zgjat afatet e Komisionit të Posaçëm

3 Prill 2019, 06:46 Nga DOSJA
Kuvendi/ ‘Opozita e Re’ do Reformën Zgjedhore, maxhoranca zgjat

TIRANË– Reforma zgjedhore ka qënë kryefjala e punimeve të sotme plenare. Seanca nisi me një minutë heshtje në nderim të 4 të vrarëve të 2 prillit. Më pas fjalën e parë e mori kreu i KQZ-së, Klement Zguri, i cili u shpreh se qytetarët nuk kishin shumë alternativa për të votuar dhe se politika duhet të reflektonte mbi këtë fakt. Pas tij, deputetët e “opozitës së re”, Hajdari, Gjoni dhe Murrizi i kërkuan maxhorancës që t’i merrte parasysh ata dhe jo ish-deputetët që dogjën mandatin. Sipas tyre, maxhoranca dhe opozita me mandatet e djegura po bëjnë marrëveshje të fshehta për pushtet. Lidhur me pretendimet e “opozitës së re”, kryeministri Edi Rama i ka siguruar se ish-deputetët që dogjën mandatet po i pret vetëm sepse ata bënë propozimin lidhur me reformën. Rama i siguroi se edhe pritja e tij do të kishte fund. Përveç kritikave të opozitës, edhe ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nuk u kursye. Bushati lëshoi një “lumë” kritikash ndaj politikës duke kërkuar gjetjen e një gjuhe të përbashkët. Gjatë seancës së sotme, u betua edhe deputetja e re nga radhët e LSI-së për Shkodrën, Ambra Borova. Ndërkohë opozita e bashkuar ka protestuar për rreth dy orë përballë Kuvendit, për t’u zhvendosur më pas tek Kryeministria. Në protestën e tyre, edhe kësaj here nuk munguan përplasjet me policinë dhe dhuna mes njëri-tjetrit. 

Zhvillimet orë pas ore:

Ora 15:05 Opozita e re voton kundër, maxhoranca zgjat afatet e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Kanë përfunduar punimet e seancës plenare, ku janë votuar dhe projekt-ligjet e rendit të ditës. Kuvendi me 75 vota pro ka miratuar zgjatjen e afatit për Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Ora 13:40-Rudina Hajdari godet sërish PD dhe PS: Jua di kodet, e di që bëni takime të fshehta edhe jashtë Shqipërisë

Rudina Hajdari ka marrë ndërkohë rolin e drejtueses së opozitës në Kuvend. E mori fjalën jashtë rendit të ditës për t’u shfryrë kundër të dyja palëve.

Ora 12:28- Bushati ‘lumë kritikash’ ndaj politikës: E bëmë baltën mullar

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kritikuar politikën në Shqipëri pasi sipas tij, ato nuk e kanë gjetur asnjëherë gjuhën e përbashkët. Bushati nuk ka shpëtuar nga përgjegjësitë edhe maxhorancën.

Ora 12:04- Rama ‘solidarizohet’ me Ralf Gjonin: Bojën te ty doktoresha e shkencave e përdori më të bukur, të kuqe

Kryeministri Edi Rama është ‘solidarizuar’ me deputetin Ralf Gjoni, pasi së fundmi janë spërkatur të dy me bojë. Rama u shpreh se Monika Kryemadhi ndaj Ralf Gjonit ka përdorur bojë më të bukur të kuqe ndërsa ai u spërkat nga Paloka me bojë të zezë.

Ora 11:24- Murrizi i ‘përvishet’ Gjiknurit për reformën zgjedhore: Nuk i votoj marrëveshjet e fshehta që bëni me opozitën

Deputeti i përjashtuar i PD-së, Myslim Murrizi në fjalën e tij në Kuvend ka akuzuar maxhorancën se bashkëpunon me opozitën për marrjen e posteve të larta drejtuese. Edhe pse nuk ka përmendur emra, Murrizi ka përmendur rastin e Ridvan Bodes, Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut, të cilat nga kritikuesit më të mëdha u bënë palë me maxhorancën.

Ora 11:27- Rama: S’ka zgjedhje të parakohshme, unë kam mundur Saliun dhe jo Lulin

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ai theksoi se ka mundur Sali Berishën dhe Jozefina Topalin dhe se e ka shumë të lehtë të mundi Lulzim Bashën.

Ora 11:20- Balla thirrje PD: Duhet t’i paguani 120 mln lekë KQZ

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit ka bërë thirrje që të plotësohen vakancat, krijuar nga opozita në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Ora 10:44- Rudina Hajdari i tregon ‘dhëmbët’ maxhorancës: S’ka marrëveshje me ata që janë jashtë, opozita jemi ne

Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari e ka nisur ashpër fjalimin e saj ndaj maxhorancës lidhur me bashkëpunimin me opozitën. Në fjalën e saj, Hajdari është shprehur se deputetët që dogjën mandatin nuk kishin përse të ishin pjesë e grupeve parlamentare dhe se duhet të zëvëndësoheshin me opozitën e re.

Ora 10:44- Masakra e 2 prillit, Hajdari kërkon 1 minutë heshtje, Ruçi: U prehshin në paqe!

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka kërkuar në seancën e sotme plenare, që të mbahet 1 minutë heshtje për 4 të vrarët e masakrës së 2 prillit

Ora 10:20 – Raporti i KQZ për 2018/ Zguri: Duhen alternativa, të reflektojë politika

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Zguri vuri theskin se zgjedhjet e 30 qershorit duhet të jenë të lira dhe të ndershme ndërkohë që shtoi se ajo që duhet t’i ofrohet votuesve nuk është thjeshtë mundësia për të votuar por për të zgjedhur.

Ora 10:04- Kriza politike, Fino: Jo marrëveshje e minutave të fundit, PS të tërheqë komisionerët

Ish-kryeministri Bashkim Fino, tashmë deputet i Partisë Socialiste, ka thënë se situate politike nuk është normale dhe se sistemi është braktisur nga opozita. Fino tha se uron që të mos ketë një marrëveshje të minutave të fundit me opozitën.

Ora 10:00- Betohet mes duartrokitjeve deputetja e LSI-së Ambra Borova

Ditën e sotme, punimet e Kuvendit kanë nisur me betimin e deputetes së re nga lista e LSI-së për Shkodrën, Ambra Borova. Borova e pranoi mandatin e saj, që më 21 mars por u betua ditën e sotme pasi disa javë më parë sapo ishte bërë nënë.

Çfarë është Reforma Zgjedhore?

Reforma zgjedhore është pjesë e paketës së kërkesave që opozita i kërkoi maxhorancës në marrëveshjen e 17 majit për t’u futur në zgjedhje. Komisioni i reformës zgjedhore përbëhej nga 8 ekspertë nga 4 për secilin krah politik. Komisioni drejtohej nga dy bashkëkryetarët, Oerd Bylykbashi dhe Bledi Çuçi. Ndër pikat që përfshin kjo reformë është: Depolitizimi i komisioneve zgjedhore, konsolidimi i balancës gjinore, votimi elektronik, kontrolli i financimit të partive politike, përfshirja e votave të emigrantëve etj. Punimet për arritjen e një draft-rezolute janë pezulluar pasi opozita ka djeguar mandatet. Afati i parashikuar nga legjislacioni për punën e Komisionit Zgjedhor është deri në datën 16 maj 2019. Ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, i deleguar nga Partia Socialiste për çështjet zgjedhore ka thënë sot se Reforma Zgjedhore do të jetë e vlefshme për zgjedhjet parlamentare 2021 duke i dhënë kohë opozitës të rikthehet deri më 5 maj. Në rast të kundërt, pjesa tjetër e Komisionit do të plotësohet nga “opozita e re.”

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambra borova edi rama reforma zgjedhore seanca plenare 3 prill 2019 ambra borova edi rama reforma zgjedhore seanca plenare 3 prill 2019

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë