LIVE UPDATES
Aktualitet

Opozita 4 orë flakë e tym/ 5 policë të plagosur dhe 2 gazetarë, 20 të shoqëruar në komisariat

13 Prill 2019, 06:36 Nga DOSJA

TIRANË–Për 4 orë, mes shashkave, flakadanëve dhe gazit lotsjellës, opozita ka zhvilluar protestën e nëntë e opozitës kundër qeverisë. Qytetarët qëlluan me qumësht, domate, bojë dhe lulelakër ndaj godinës së Kryeministrisë. Pas fjalës së liderit të PD, Lulzim Basha i cili tha se qytetarët dhe opozita janë shumica absolute, mbështetësit e PD, kanë çarë kordonin e policisë duke ‘pushtuar’ shkallët e Kryeministrisë. Nënkryetari i PD, Edi Paloka njoftoi turmën që të zhvendosej tek Kuvendi. Tek Kuvendi, policia hodhi gaz lotsjellës. Nga përplasja mes policisë dhe turmës, u plagosën 5 policë dhe 2 gazetarë. Arben Dajçi është transportuar në spital dhe është fotografuar i gjakosur. Protesta u mbyll nga Lulzim Basha në selinë e PD, ku u tha se protestuesit e kanë vulosur largimin e Ramës. Mbi 1500 policë u angazhuan për të siguruar mbarëvajtjen e protestës. Gjatë protestës, Presidenti Ilir Meta bëri thirrje për protestë të qetë dhe paqësore. Kryeministri Edi Rama e quajti protestën të turpshme për dy parti që sipas tij kanë marrë fundin.

[sgallery url=”https://dosja.al/protesta-e-opozites-mijera-qytetare-sfidojne-shiun-rama-ik/”]

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ora 22:30-Basha heq nga puna tenorin? Përvishet para demokratëve dhe e këndon vetë himnin: Rreth flamurit…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbyllur pas 4 orësh protestën e zhvilluar ditën e sotme, ndërkohë që spikati në përfundim të fjalës së tij, fakti se kryedemokrati e këndoi vetë himnin kombëtar.

Në ndryshim nga herët e tjera, kur Basha ka patur në krah të tij një tenor për të kënduar himnin, i cili merrte ‘përsipër’ shkëlqimin e PD, sonte kryedemokrati e këndoi vetë.

Ora 22:20- Rama ironizon protestën e opozitës: Nuk ishte e madhe, por e turpshme për PDLSI

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar në përfundim të proptestës së opiztyës, duke thënë se ky nuk ishte një tubim i madh. Sipas tij nëse kjo ishte një protestë e madhe, atëherë filxhani është shekencë dhe Saliu është astronom.

Ora 22:19- Basha mbyll protestën: Më e madhja në histori, keni vulosur largimin e Ramës

TIRANE– Pas 4 orësh protestë, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka mbledhur qytetarët dhe mbështetësit e opozitës tek selia e PD. Ndryshe nga sa pritej, se protestuesit e opozitës të qëndronin mbrëmjen e sotme në protestë, siç ka bërë edhe në 8 protestat e mëparshme, Basha ka mbyllur protestën sot nga selia blu. Basha tha se kjo protestë do të sjellë lindjen e lirisë europiane.

Ora 22:10- Flamur Noka mbyll protestën, Basha udhëheq turmën drejt selisë blu

Opozita mesa duke po i jep fund protestës për ditën e sotme. Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se protestuesit po marshojnë drejt selisë blu.

Ndërkohë ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka i pyetur nga gazetarët është shprehur: Po nisemi drejt selisë demokrate. Besoj se për sonte u mbyll.

Ora 22:00- Gjakoset fotoreporteri, gazetares i bie të fikët nga gazi lotsjellës

Nga përplasjet i lënduar ka mbetur fotoreporteri Arben Dajçi, ndërsa gazetarja e “Tema TV” ka humbur ndjenjat teksa raportonte live.

“Gjithë jetën më ka ba fotografi sonte i bana unë. Pasi u godit nga policia duke krye detyrën e tij të fotorepoeterit,”-shkruan njëri prej protestuesve.

Ora 21:52- Makina shpërtheu në flakë, PD: Se dogjën protestuesit, por policia 

Partia Demokratike ka reaguar pas makinës që u dogj mbrëmjen e sotme në protestën e PD. PD thotë se nuk janë protestuesit e opozitës ato që i vunë flakën makinës. PD shton se makina u dogj nga vetë policia për të fajësuar protestuesit.

Ora 20:55- Balla për protestën e opozitës: Duan të destabilizojnë vendin

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Talant Balla ka reaguar për protestën e opozitës. Në një reagim në mediat sociale, Balla shkruan se protesta në Shqipëri është organizuar nga politikanë të korruptuar

Çfarë koincidence sot? Në të njëjtën orë 18.00 protesta u organizua në Tiranë, Beograd dhe Mal të Zi. Në Shqipëri janë protesta të qarta të organizuara nga disa politikanë të korruptuar kundër Reformës së Drejtësisë, duke u përpjekur të dëmtojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Balla.

Ora 21:40- Veliaj: Solidaritet me policët e plagosur, qytetarët e Tiranës nuk e duan dhunën

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar në rrjetet sociale ndërkohë që përballë parlamentit protestuesit i kanë vënë flakën një makine. Në një status në Twitter, Veliaj shkruan se Tirana njëherë në 30 ditë pret ekskursion dhune.

Ora 21:20- Spiropali: Të verbuar nga humbja, ngushëlloni me mesazhin e Berishës

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar me anë të një statusi në Twitter, ndërkohë që opozita zhvillon protestën përpara parlamentit. Spiropali i përshkruan opozitarët si të verbuar nga dëshpërimi prej humbësish.

Ora 21:00- Berisha: Tirana është kryeqyteti i botës për protesta, Rama do ketë fundin e juntës

Ish-kryeministri Sali berisha ndodhet sot në protestën e organizuar nga opozita. Gjatë marshimit të protestuesve drejt Parlamentit, Berisha foli për mediat ku theksoi se Rama nuk ka shpëtim dhe se sipas tij do të ketë fundin e juntës.

Ora 20:45- Lleshaj: Pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për protestën e opozitës duke thënë se janë goditur punonjësit e Policisë. Në një reagim në mediat sociale Lleshaj shkruan se plagosja e policëve është turp dhe shkelje e madhe e ligjit.

Ora 20:50-Kryemadhi: Policët u dhunuan nga njerëzit e Ramës, u kap me presh në duar duke blerë vota

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha se Rama duhet të largohet pasi sipas saj, kryeministri ka vendosur taksë edhe me lopët, duke dështuar në çdo aspekt të qeverisjes. Kryetarja e LSI tha se Rama është kapur duke blerë vota e ndaj duhet të largohet.

Ora 20:27- Rama: Solidaritet me policët, parti të verbuara në rrugën e vetëshkatërrimit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së opozitës ku janë plagosur 5 policë dhe 1 gazetar. Rama shkruan se ka solidaritet për të gjithë efektivët e policisë që janë të detyruar të përballen me këtë politikë. Kryeministri i quan parti të verbuara “PD dhe LSI” që janë duke marshuar në rrugën e vetëshkatërrimit.

Ora 19:54- PD i përdrori këngët në protestë, vokalisti i “Troja”: Në pushtet festojnë me Çiljetën

Vokalistii grupit “Troja”, Bujar Berisha, me anë të një postimi në Facebook shkruan se këngët e tij po përdoren pa leje në protestën e opozitës. Vokalisti i grupit “Troja” ka theksuar se partitë politike në Shqipëri dhe Kosovë kur janë në opozitë përdorin këngët e këtij grupi, por kur marrin pushtetin festojnë me Çiljetën dhe me Medën.

Ora 19:53- Me çadër në dorë, Sali Lushaj në krye të protestës 

Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Sali Lushaj ndodhet në protestën e organizuar nga Partia Demokratike, përpara kryeministrisë dhe parlamentit. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, Lushaj është me çadër në dorë i pranishëm në protestën kundër qeverisë Rama.

Ora 19:34-  Paloka: Të mos largohet askush, marshoni drejt Parlamentit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike u ka bërë thirrje protestuesve që të mos largohen. “Të gjithë pas kryetarit. Do të marshojmë drejt Parlamentit. Askush të mos largohet,”– dëgjohet teksa thotë Paloka.

Ora 19:32- Ndodh edhe kjo në protestë, protestuesi urinon tek kryeministria 

Një tjetër episod ka ndodhur në protestën e opozitës para kryeministrisë. Menjëherë pasi protestuesit çanë kordonin dhe u ngjitën tek hyrja e kryeministrisë, një prej tyre është afruar tek dera dhe siç shihet në foto ka urinuar tek dera e kryeministrisë.

Ora 19:31- Tubimit të opozitës i bashkohet edhe djali i Sokol Olldashit

Mes protestuesve të opozitës në shesh ishte edhe një personazh i ri. Bëhet fjalë për djalin e ish-deputetit të PD-së, Sokol Olldashit, i cili u nda nga jeta disa vite më parë.

Ora 19:24- Policia thirrje organizatorëve të protestës: Kapsollat rrezikojnë jetën tonë, zmbrapsuni

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë. Ndërkohë që është çarë kordoni i efektivëve dhe protestuesit ndodhen në derën e kryeministrisë, autoritetet me anë të një njoftimi zyrtar u kanë bërë thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit.

Ora 19:23- Tensionet në protestën e opozitës, Presidenti Meta: Ruani qetësinë

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar për protestën e opozitës duke bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë. Në një njoftim për mediat, Meta bën apel që protesta të vijojë paqësore.

Ora 19:20- Protesta transmetohet ‘live’ në mediat e huaja

Opozita ka nisur protestën e 9-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protesta e nisur prej një ore është transmetuar edhe në mediat e huaja.“Live” tubimi është transmetuar nga Balkan Insight, Zëri i Amerikës dhe nga Euronews.

Ora 19:20-Protesta e opozitës, protestuesit çajnë kordonin dhe përplasen me policinë (Foto)

Pas përfundimit të fjalës së kryetarit të PD, tensionohet situata në protestën e opozitës. Mbështetësit e PD dhe LSI kanë çarë kordonin dhe janë ngjiture tek hyrja e kryeministrisë. Ata kanë shtyrë policinë dhe kanë shkatërruar gardhin metalik që rrethonte kryeministrinë.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbajtur fjalën para qytetarëve në protestë. Kryetari i PD tha se qeveria Rama duhet të largohet një orë e më parë. Kryedemokrati paralajmëroi se protesta do të vijë kur tha “po bie muzgu i zi për bandën”.

Ora 18:41- U lidh me flamurin e PD në fytyrë, protestuesi humb ndjenjat, dyshohet se ishte i dehur

Një nga protestuesit e opozitës ka humbur ndjenjat. Ai ishte duke u ekzaltuar dhe duke shprehur mbështetjen për Partinë Demokratike në momentin kur humbi ndjenjat.

Protestuesi lidhi flamurin e PD në fytyrë dhe bënte thirrje: Rama ik!.

Ora 18:31- Protestuesit e opozitës qëllojnë me domate, qumësht dhe lakër kryeministrinë

Protestuesit e opozitës kanë nisur që të qëllojnë kryeministrinë me domate. Këta mbështetës të PD me domate në duar kanë goditur godinën e kryeministrisë, ku nuk mungon boja, kapsollat dhe tymueset.

Ora 18:28 Opozita proteston para Kryeministrisë, Policia ‘blindon’ dhe Kuvendin

Nga fotot e siguruara nga Dosja.al shihet se dhe Kuvendi është i rrethur me hekura dhe më efektivë që janë në gadishmëri.

Ora 18:23- Rama ik!’ Mbishkrimi i të rinjve të LRI-së me material fosforeshent 

Të rinjtë e LRI-së mbajnë veshur bluzave një mbishkrim me material fosforeshent. Në mbishkrim shkruhet “Rama ik”.

Ora 18:10- FOTO-Lajm, mbështetësit e PD me pankarta në duar kërkojnë rrëzimin e qeverisë, njëri prej tyre i veshur si grabitës

Të rinjtë e FRPD kanë krijuar disa pankarta që kanë në thelb ngjarjet e fundit politike në Shqipëri.  Dosja.al ka siguruar një foto të njërit prej të rinjve që është i veshur si grabitës, marrë shkas nga grabitja spektakolare në Rinas, ku u morën 10 mln euro.

Ora 17:45- PD-ja shpërndan çadra me mbishkrimin “Rama ik”

Potestuesit janë pajisur pothuajse të gjithë me çadra me mbishkrimin “Rama ik”. Dosja.al mëson se çadrat janë shpërndarë nga selia blu. Ndërkohë protesta sapo ka nisur dhe protestuesit po marshojnë drejt kryeministrisë.

Ora 16:51- Policia jep leje deri në mesnatës

Policia i ka dhënë leje opozitës që të protestojë para Kryeministrisë. Leja e opozitë mbaron deri në orën 23:59.

Ora 16:02- Nisen demokratët e Shkodrës, policia kontroll të imtësishëm autobuzëve dhe mjeteve 

Dhjetëra autobuzë dhe automjete të nisura nga Shkodra janë kontrolluar nga policia në mënyrë të imtësishme. 

Ora 15:35- Berisha jep detaje: 200 mijë protestues para Kryeministrisë!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një pjesëmarrje të madhe qytetarësh në protestën e sotme të opozitës.

Ora 15:26- Protesta e opozitës/ Qytetarët kuksianë zbarkojnë në Tiranë

Qindra kuksianë dhe mbështetes te PD janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar thirrjes së Lulzim Bashës për ti dhënë goditjen e fundit fatale të qeverisë së kryeministrit Rama.

Ora 15:15- Luan Baçi: Drejtuesit e automjeteve po kërcënohen me gjoba 5 milionëshe

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, denoncon se drejtuesit e automjeteve që transportojnë protestuesit drejt Tiranës janë kërcënuar deri në gjoba 5 milionë lekëshe.

Ora 15:05- Protesta/ Mbështetësit shkodranë i bashkohen opozitës, nisen drejt Tiranës

Kryetari i PD Shkodër, Xhevdet Amuli tha se Shkodra çdo here ka qenë në krye të protestave, duke shtuar se ka 1001 arsye për të protestuar.

Ora 14:49- Mbështetësit nga rrethet nisen drejt Tiranës

Burime bëjnë me dije se nga qyteti i Vlorës, janë nisur rreth 2000 veta. Sipas kreut të PD-së Vlorë, Genc Deromemaj, janë rreth 2000 mbështetës të PD nga bashkia Vlorë dhe Selenicë që do t’i bashkohen protestës së opozitës në Tiranë. Ndërsa, organizimi është bërë me mjete private dhe autobuza. Ndërsa, nga Dibra janë nisur rreth 2000 qytetarë; nga Bulqiza 900 protestues.

Ora 14:02- Çollaku: Sot një natë që do të kujtohet gjatë

Kreshnik Çollaku, kryetar i Departamentit Politikes së Jashtme në PD, ka parlajmëruar se sot do të jetë një natë e gjatë. “Gjithë Shqipëria drejt Tiranës, sot një natë që do të kujtohet gjatë”, shprehet ai.

Ora 13:56- Artistët e Teatrit Kombëtar i bashkohen protestës: S’ka për të fituar më mafia në zgjedhje

Protestës së opozitës, e cila do të zhvillohet afër mbrëmjes së sotme, në orën 18: 00, u janë bashkuar edhe artistët e Teatrit Kombëtar, si Rudi Erebara dhe regjisori Robert Budina. Pjesëmarrjen e tyre në protestë, artistët e bëjnë me dije me anë të postimeve në Facebook.

Ora 13:51- Protesta e opozitës/ Mbështetësit  nga rrethet nisen drejt Tiranës

Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga protesta e opozitës e parashikuar për t’u mbajtur në orën 18:00 pranë Kryeministrisë, vijojnë të nisen protestues nga qytet të ndryshme.

Ora 13:50Protesta, policia dhe zjarrfikëset në gatishmëri nr 1

Dosja.al mëson se për shkak të protestës të opozitës është urdhëruar gjendja e gatishmërisë edhe në repartin e Zjarrfikëseve. Ndërkohë në gatishmëri numër 1 do të jetë sot edhe Garda dhe Policia e Shtetit.

Ora 13:42- Rreth 2000 qytetarë nisen nga Gjirokastra dhe Korça

Rreth 2000 qytetarë janë nisur nga Gjirokastra dhe Korça për të marrë pjesë në protestën pra Kryeministrisë.

Ora 12:51-Protesta/ Balliu: Do ketë surpriza, kjo e sotmja një revoltë, një uragan

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka deklaruar për protestën e sotme se do të ketë supriza. Ai ka theksuar se kjo e sotmja do të jetë një uragan, i cili në histori do të njihet si, shkatërrimi i sistemit komunist, i drejtuar nga bijtë e komunistëve.

Ora 12:42: Protesta, Rama shtyn papritur vizitën në Katar

Kryeministri Edi Rama ka shtyrë për të hënën vizitën e tij për në Katar. Dosja.al mëson se ky vendim është marrë për shkak të informacioneve se mund të ketë përplasje në protestë. Informacion që nuk e ka vetëm SHISH por dhe policia, edhe Trupi Diplomatik.

Ora 12:31: 6 orë para protestës, paralajmërimi i Berishës: Cunami po afron 

Sali Berisha ka deklaruar gjashtë orë para protestës se Shqipëria po marshon drejt Tiranës dhe se cunami po afron.

Ora 09:37: Opozita protestë afër mbrëmjes para Kryeministrisë, Rama vizitë jashtë vendit

Mësohet se kryeministri Edi Rama, pas samitit të zhvilluar në Kroaci është nisur për një tjetër vizitë zyrtare dhe nuk do të jetë në Tiranë.

Ora 09:23: Protesta para Kryeministrisë, 1000 qytetarë nisen nga Berati

Rreth 1000 protestues janë nisur nga Berati, për t’iu bashkuar opozitës para Kryeministrisë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1500 forca policie në terren flamur noka lulzim basha protesta e opozites 13 prill 2019 1500 forca policie në terren flamur noka lulzim basha protesta e opozites 13 prill 2019


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës