"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Tirana, Durrësi dhe Lezha nën ujë/ Përmbytet një banesë në Gjirokastër, pezullohet lundrimi në Sarandë dhe Durrës (FO
22 Dhjetor 2019, 06:48Nga DOSJA
Shqipëri- Moti i keq përfshin vendin. Gjatë ditës së sotme do të ketë reshje intesive shiu në të gjithë vendin. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se do të ketë reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.Lumenjtë si Ishëmi, Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa rrezikojnë të dalin nga shtretërit.
Nën ujë janë ‘zgjuar’ sot disa lagje të Tiranës, Lezhës dhe Durrësit ku nuk kanë munguar bllokimet e rrugëve apo dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe. Ndërkohë Lumi i Lanës në Tiranë, është shtryrë dhe uji ka arritur pikën maksimale. Problematike është e situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra po jetojnë mes lagështirës dhe ujit. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që t’u japë një zgjidhje të shpejtë.
Ndërkohë nga terreni raportohet se ka probleme në lundrimin e trageteve. Dosja.al mëson se në portin e Vlorës, ka mundur të akorohet trageti “St Damian”, i nisur nga Brindisi i Italisë, (i cili kishte 150 persona në bord) pas 14 orësh udhëtim mes dallgëve dhe motit të keq. Udhëtarët janë shprehur se u torturan nga pritja e gjatë e tragetit për t’u ankoruar. Po kështu në Sarandë nga moti i keq është pezulluar lundrimi për tragetet dhe anijet e peshkimit. Ndërsa në Durrës forca e detit është 8 ballë dhe puna në port është pezulluar. Në këtë posrt nijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat ndodhen në spirancë për shkak të motit.
Moti i keq ka përfshirë edhe qytetin e Gjirokastrës. Raportohet se në rrugën e fshatit Qestorat ka pasur rrëshqitje dherash dhe kjo ka sjellë bllokimin e saj. Gjithashtu me rrezikshmëri paraqitet edhe shkëmbi në fshatin Labovë e Madhe, ndërkohë priten që të merren masa. Po kështu ka dalë nga shtrati edhe përroi i Lazaratit, i cili ka izoluar një lagje.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
GREQI– Një 38-vjeçar u arrestua në Greqi pasi akuzohej për dhunë në familje. Sipas mediave greke 38-vjecari kërcënoi dhe goditi të fejuarën e tij në mes ...
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në disa akse rrugore të Durrësit, veçanërisht në kryqëzime.Më problematike paraqitet situata te kryqëzimi...
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian Xhenoveva Ruiz Calavera, në një intervistë për Top Channel tha se krijimi i SPAK është një lajm i mi...
Aktualitet21 Dhjetor 2019, 19:35
ITALI– Alvin Berisha ka marrë veten nga ndërhyrja që bëri në këmbë, e cila kishte pësuar një lëndim gjatë shpërthimit të bombës që i mori jetën nënës së tij në ...
SHQIPËRI– Moti i keq me shi dhe erë të fortë që ka goditur vendin ka “paralizuar” punën në dy portet e vendit, atë të Durrësit dhe Vlorës.Autoriteti Portua...
VLORË– Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e vendit tonë. Në qytetin e Vlorës trageti i quajtur San Damian është bllokuar si pasojë e erës së fort...
Aktualitet21 Dhjetor 2019, 17:03
Në një pasqyrim që i ka bërë kriminalitetit Shqiptar prokurori i antimafias italiane Nicola Gratteri ka ngritur si shqetësim korrupsion në administratën shqipta...
TIRANË- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas atentatit që iu bë makinës së prokurorit të Vlorës, Albert Kulici. Në dek...