"Duhet me shku në Zvërnec me pa ato pronat"/ Adrian Rama dhe Artur Shehu takime në Stamboll në 2020: Vila po më thot&eu...
Sport
Aksident tragjik në Algjeri, dy pjesëtarë të El Bayadh humbin jetën… Ndalet futbolli
Teksa klubi algjerian MC El Bayadh po udhëtonte për në Tizi Ouzou për t'u përballur me JSK Kabylie në kampionat, autobusi i ekipit vizitues pësoi një aksident, duke shkaktuar vdekjen e ndihmësit të trajnerit, Khaled Meftah dhe të portierit, Zakaria Bouziani.
21 Dhjetor 2023, 11:01Nga DOSJA
ALGJERI - Një aksident i tmerrshëm me autobus preku skuadrën e MC El Bayadh të mërkurën në mbrëmje, teksa po udhëtonte për në Tizi Ouzou për t'u përballur me JSK Kabylie, të premten në kampionat.
Agjencia zyrtare e shtypit algjerian tha se aksidenti vrau Zakaria Bouziani, një portier 27-vjeçar dhe Khaled Meftah, ndihmës trajneri. Sipas mediave lokale, autobusi që transportonte ekipin vizitues u përmbys në qytetin Sougueur, në veriperëndim të Algjerisë. Edhe dhjetë anëtarë të tjerë të ekipit u plagosën.
Ky incident e shtyu Federatën Algjeriane të Futbollit të merrte vendimin "për të pezulluar të gjitha aktivitetet e futbollit të planifikuara për këtë fundjavë në të gjithë territorin kombëtar dhe në nivel të të gjitha divizioneve dhe kategorive të kombinuara, deri në një njoftim tjetër".
Le bus du MC El Bayadh vient d’avoir un accident près de Sougeur dans la wilaya de Tiaret alors que l’équipe se dirigeait vers Tizi Ouzou où elle doit rencontrer la JSK vendredi. Selon certaines sources il y aurait eu deux morts parmi les membres de l’équipe. Nous attendons d’en… pic.twitter.com/4TAQOEm1XD