21 Qershor 2022, 17:39
Nga DOSJA
SPANJE - Policia kombëtare ka arrestuar dhjetë futbollistë nga ekipet e nivelit të dytë dhe të tretë të RFEF në Badajoz, Seville, Almería dhe Cádiz, disa prej tyre nga klubi Atlético Sanluqueño, nga Sanlúcar de Barrameda (Cádiz), me akuzën për fiksim të ndeshjeve për të siguruar përfitime të mëdha me bastet sportive.
Sipas policisë kombëtare spanjole, operacioni që po kryhet këtë të martë në provincat e sipërpërmendura është i drejtuar kundër një organizate kriminale, që dyshohet se i dedikohet trukimit të ndeshjeve në RFEF dhe ligën kombëtare të Gjibraltarit.
Hetimi, i cili është i hapur dhe arrestimet janë kryer pas një urdhëri nga një gjykatë në Sanlúcar de Barrameda (Cádiz), e cila ka mbështetjen e Europolit dhe Interpolit. Deri më tani janë arrestuar 10 persona për krime të dyshuara për përkatësi në organizatë kriminale, korrupsion mes individëve në fushën e sportit dhe mashtrim ndaj operatorëve të lojërave.
Sipas hetimeve të para, organizata kriminale dyshohet se vepronte që në maj të vitit 2021 kur u zbuluan nga drejtoria e përgjithshme e rregullimit të lojërave të fatit për sjellje të parregullta të tregut të basteve, me rastin e një ndeshjeje të kategorisë së tretë.
Burime pranë operacionit policor kanë bërë me dije për EFE, se në mesin e të arrestuarve ka disa lojtarë të Atlético Sanluqueño, të cilët në një deklaratë sigurojnë se “nuk kanë lidhje me të gjitha këto ngjarje” dhe se kjo bëhet "në injorancën më absolute".
B.T (Dosja.al)
Sport
21 Qershor 2022, 17:09
Gareth Southgate, trajneri i kombëtares së Anglisë
ANGLI - Ndeshjet e fundit ndërkombëtare kanë qenë veçanër...
Sport
21 Qershor 2022, 16:44
GJERMANI - Bayern Munich po përpiqet, por pa sukses. Klubi gjerman përpiqet të bindë Robert Lewandowskin që t&eum...
Sport
21 Qershor 2022, 16:15
ARGJENTINE - Më 4 qershor, Carlos Tevez njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli si lojtar profesionist. "Unë ndalova së luajtu...
Sport
21 Qershor 2022, 15:52
Kampioni Andy Cruz, duke u stërvitur në Kubë
KUBE - Medalisti i artë olimpik kuban i boksit dhe kampioni botër...
Sport
21 Qershor 2022, 15:36
Aurelio de Laurentiis, president i Napolit
ITALI - Aurelio de Laurentiis, gruaja e tij Jacqueline Baudit, djali i tyre Edoardo dhe vajza e tyre Valentina, ...
Sport
21 Qershor 2022, 15:25
ITALI - Në moshën 35-vjeçare, Edinson Cavani do të largohet nga Manchester United dhe ndoshta nga Premier League këtë verë....
Sport
21 Qershor 2022, 14:50
BRAZIL - Pas nisjes nga Barbados, avioni privat i Neymar, u detyrua të ulej të martën në verilindje të Brazilit, raportuan ...
Sport
21 Qershor 2022, 14:34
TIRANE - “Formula 1” edhe në Shqipëri?! Nuk kemi pse trembemi nga një ëndërr tjetër”,- ka qenë komenti i Kr...
Sport
21 Qershor 2022, 14:16
GJERMANI- Epoka e Mane te Liverpool zyrtarisht po i afrohet fundit. Sulmuesi senegalez së shpejti do të jetë një lojtar i ri i Bayern Muni...
Sport
21 Qershor 2022, 14:01
KATAR- Aksioni i vetëm që do të ndodhë në Kupën e Botës do të jetë në fushë... sepse autoritetet lokale...