Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Legjenda e Liverpoolit godet familjen Glazer, e cila zotëron klubin dhe teksa shpreh keqardhjen e tij për tifozët e “Djajve të Kuq”.

ANGLI - Në rubrikën e tij të rregullt në gazetën ‘The Telegraph’, ish-lojtari i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka kritikuar ashpër menaxhimin e Manchester United, me në krye familjen Glazer. “Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, kam një simpati të vërtetë për tifozët e United”,- nis duke thënë legjenda e futbollit anglez, duke rishikuar lajmet e skuadrës së ‘Old Trafford’.
“Tifozët e United duhet të ndihen sikur po godasin me kokë një mur me tulla, sepse ata e kanë bërë të qartë (pakënaqësinë e tyre) dhe asgjë nuk duket se do të ndryshojë. Ata kanë bërë protesta, kanë krijuar një klub tjetër në Mançester, që është FC United dhe zemërimi i tyre kolektiv ka bërë që një ndeshje e Premierligës të shtyhet”,- kujton Carragher.
Por komentatori i ‘Sky Sports’ e vë fokusin edhe te familja Glazers. “Futbolli është jashtëzakonisht i rëndësishëm në jetën e shumë njerëzve dhe këta tifozë po shohin se Glazers nuk e duan apo kujdesen për klubin e tyre. Nën këtë pronësi, United është bërë një tallje. Jo vetëm në këtë vend, por në të gjithë botën, me Elon Musk që bën shaka për blerjen e klubit”,- vijon ish-lojtari i ‘Reds’.
Dhe meqenëse tregu i transferimeve është aktual, Carragher ka analizuar edhe strategjinë sportive dredha-dredha të United. “Ata gjithashtu kanë kaluar javë duke ndjekur Frenkie de Jong të Barcelonës dhe tani ata po vrapojnë duke u përpjekur të nënshkruajnë me Casemiron nga Real Madrid. Nga De Jong, te Rabiot, te Casemiro. Ata janë të gjithë lojtarë të ndryshëm me stile dhe mosha të ndryshme. Cili është plani këtu? Ku është strategjia? Kjo është e turpshme”,- pranon ai në rubrikën e tij.
Edhe pse, sërish, modeli drejtues i United i fokuson të gjitha kritikat e ish-lojtarit të Liverpoolit, i cili i bën jehonë të dhënave të analistit financiar Swiss Ramble, sipas të cilit, asnjë pronar i Premierit nuk ka marrë më shumë para se Glazers nga United, në dhjetë vitet e fundit. Kështu që Carragher përfundon, “Është e qartë që Glazers nuk u intereson. Miqtë e tyre në Amerikë duhet t'i shikojnë dhe të mendojnë 'wow, çfarë biznesi të madh keni atje'. Për këta njerëz, United duket konsiderohet si pak më shumë se një klub sportiv, diku në Angli, nga i cili Glazers marrin miliona çdo vit”.

B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Drejtori i përgjithshëm i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, ka mohuar këtë të premte, zërat pë...
ANGLI - Është parë se subjektet sportive dhe agjencitë e reklamave, po inovojnë gjithnjë e më shumë në p&eum...
BRAZIL - Policia e Rio de Zhaneiros ka arrestuar një bos të madh droge, teksa po ndiqte një ndeshje futbolli në s...
ANGLI - Manchester United e konsideron të mirëqenë nënshkrimin e Casemiros, megjithëse marrëveshja me Real Madridin nuk ësh...
ANGLI - 60 milionë euro, ose ajo që dikur quhej 10.000 milionë peseta është një shumë pikë referimi në bo...
Benjamin Mendy ANGLI- Benjamin Mendy mburret se ka kryer mardhënie seksuale me dhjetë mijë gra. Mbrojtësi francez akuzohet pë...
ITALI- Synimi i Interit në këtë merkato është afrimi i një mbrojtësi. Në vazhdën e negociatave që solli Cesa...
FRANCE - Luis Campos, drejtori sportiv, ndërhyri i pari. Këtë javë ka qenë Christophe Galtier, trajneri i PSG-së, ai që ...
Balliu, së bashku me Lejeune, në ndeshjen e javës së parë të La Ligas, luajtur në 'Camp Nou' SPANJE - Villarreali ka akt...
SPANJE - Lajm i keq për Barcelonën: Atlético Madrid nuk ka ndërmend të paguajë 40 milionë eurot e parashikuara në marr...