“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
Chiellini shijon derbin në stol, Gareth Bale në stilin 'ultras'! Los Angeles fiton ndaj Galaxy (video)
Los Angeles Fc fitoi derbin 3-2 ndaj Galaxy. Protagonist i madh i derbit ishte mesfushori ekuadorian José Cifuentes, i cili shënoi një dygolësh, ndërsa Giorgio Chiellini, një nga përforcimet e verës verore të Los Angeles Fc qëndroi në stol.
9 Korrik 2022, 14:19Nga DOSJA
Gareth Bale
SHBA- Los Angeles Fc fitoi derbin 3-2 ndaj Galaxy. Protagonist i madh i derbit ishte mesfushori ekuadorian José Cifuentes, i cili shënoi një dygolësh, ndërsa Giorgio Chiellini, një nga përforcimet e verës verore të Los Angeles Fc qëndroi në stol.
Ish-mbrojtësi italian mori duartrokitjet e 23 mijë tifozëve, ndërkohë që një tjetër lojtar si Gareth Bale u prit me ovacione. Uellsiani u shfaq i entuziasmuar për mikëpritjen që i bënë tifozët. “Unë vërtet mendoj se duke vendosur të vij këtu, bëra zgjedhjen e duhur. Sapo mbërrita, dhe tashmë ndihem si në shtëpi, doja të vija këtu dhe tani mezi pres të futem në fushë dhe të përpiqem të bëj Los Angeles-in të fitojë trofe."
Në përfundim të ndeshjes, Gareth Bale u bashkuar me skuadrën, për të festuar fitoren në derbi.Ish lojtari i Real Madrid u shfaq në versionin ultras, duke kënduar së bashku me tifozët.