4 Shtator 2024, 21:52
Nga DOSJA
TIRANE - Ngjarjet e fundjavës në futbollin shqiptar kanë kaluar në lupën e Komisionit të Disiplinës në FSHF, i cili si zakonisht ka dhënë një sërë gjobash për skuadrat për shkak të sjelljes së tifozëve të tyre.
Por përveç kësaj, bie në sy pezullimi i Grent Halilit, pasi drejtuesi i Tiranës është dënuar për sjellje josportive pas përfundimit të ndeshjes së Tiranës ndaj Egnatias.
VENDIMET
FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Zyrtari i KF Tirana, Grent Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve, pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur sharje dhe kore fyese ndaj ekipeve kundërshtare, në bazë të nenit 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Zyrtari i KF Valbona, Emiljano Gega, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Valbona, Edmir Vidrica,për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari KF Burreli, Aleks Dedgjonaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Bylis U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Abissnet Superiore U-19, kundër KF Skënderbeu U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Shtator 2024, 21:28
SHKODER - Debutimi i Vllaznisë në këtë edicion të Ligës së Kampioneve në futbollin e femrave ka shkuar ashtu siç ...
Sport
4 Shtator 2024, 20:58
GJERMANI - Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka është nominuar për çmimin prestigjioz të Topit të Artë! Nj&e...
Sport
4 Shtator 2024, 18:57
BRAZIL - Tre persona janë arrestuar orët e fundit, në Curitiba, pasi tentuan të spiunonin stërvitjen e skuadrës braziliane me dron...
Sport
4 Shtator 2024, 18:44
GJERMANI - Leroy Sané, anësori i Bayern Munichut, është rikthyer në stërvitje me grupin e drejtuar nga Vincent Kompany,&nbs...
Sport
4 Shtator 2024, 18:28
SPANJE - Lufta vazhdon për Iscon. Anësori i Betis Sevillas u privua nga Euro 2024 për shkak të një frakture të fibulës së...
Sport
4 Shtator 2024, 18:16
PANAMA - Dy lojtarë dhe një ish-lojtar në futbollin panamez, u arrestuan të martën për një rast të dyshuar për truk...
Sport
4 Shtator 2024, 17:51
FRANCE - “Topi i Artë” i vitit 2024 do të jepet të hënën, më 28 tetor, në Théâtre du Châtelet ...
Sport
4 Shtator 2024, 17:40
ANGLI - Imazhi i Sir Jim Ratcliffe, pronarit të Manchester United, i dëshpëruar dhe i habitur në tribunat e Old Trafford gjatë ndeshjes...
Sport
4 Shtator 2024, 17:25
AUSTRALI - Ka shumë personazhe të famshëm (nga këngëtarët te futbollistët, deri tek aktorët dhe krijuesit e përmbaj...
Sport
4 Shtator 2024, 17:11
TIRANE - Kombëtarja shqiptare nisi zyrtarisht ditën e hënë përgatitjet për dy ndeshjet ndaj Ukrainës (7 shtator, “Epet ...