27 Shtator 2022, 12:32
Nga DOSJA

DURRES - Në prag të ndeshjes së fundit të Nations League dhe ndoshta të fundit në drejtimin e skuadrës kuqezi, trajneri Edoardo Reja, rikthehet në klasiken e tij 3-5-2 me një sërë ndryshimesh, krahasuar me ndeshjen e pak ditëve më parë në Tel Aviv.
Sipas gjasave nisur edhe nga seancat e fundit stërvitore në prag të kësaj ndeshjeje, sulmi do t'i besohet dyshes Uzuni-Cikalleshi, duke lënë në stol të paktën për fillimin e takimit Armando Brojën, ndërkohë katrorin e portës do ta mbrojë Strakosha.
Problemet e Arlind Ajetit në ndeshjen ndaj Izraelit, ndoshta do ta lënë jashtë për këtë takim e si rrjedhojë, trajneri italian ka vendosur të tërheqë në qendër të mbrojtjes Klaus Gjasulën, një pozicion që ai e bën shpesh në klubin e tij, ndërkohë që treshen e mbrojtjes e plotëson me Veselin dhe Ismajlin.
Lajmi i mirë është aktivizimi i Balliut në krahun e djathtë të mesfushës, çka tregon se e ka kaluar shqetësimin fizik që ndjeu në përballjen me Izraelin, që e detyroi stafin edhe ta zëvendësonte, ndërkohë që kapiteni i ndeshejs së shkuar, Elseid Hysaj, do të qëndërojë pushim për të rikuperuar më tepër gjendjen emocionale, se sa atë fizike, pas takimit të fundit, ku rezultoi të ishte një nga pikat e dobëta të formacionit.
Sa i përket mesfushës, në qendër pritet të luajnë Lenjani, Ramadani dhe Abrashi, ndërsa Bajrami paksa më i avancuar, duke kaluar në stol Kristian Asllanin, lojtarin e Interit, i cili pavarësisht emrit të madh të klubit ku ka firmosur, ende nuk e ka ritmin e lojës për shkak të mosaktivizimit, gjë që e tregoi edhe në ndeshjen e shkuar.
Shqipëria do të luaj këtë mbrëmje përballë Islandës për një objektiv moral, pa ndonjë përfitimim sportiv, pasi do të synojë vendin e dytë në grup, që nuk na ndihmon as në Europianin e ardhshëm, por dhe as në ndonjë klasifikim të mundshëm.
Ndeshja starton në orën 20:45 në stadiumin ‘Air Albania” të kryeqytetit, ndërkohë për këdo që nuk do të ketë mundësi të jetë sot në stadium, do të mundë ta ndjekë drejtpërdrejtë në Digitalb.

B.T (Dosja.al)
Sport
27 Shtator 2022, 12:28
ITALI- Bordi i drejtuesve të Interit do të ratifikojë nesër një deficit që duhet të jetë rreth 130/140 milionë. N...
Sport
27 Shtator 2022, 12:17
SHBA - James Harden është paraqitur për parasezonin e Philadelphia Sixers, më i dobët se dy sezonet e fundit në N...
Sport
27 Shtator 2022, 11:59
TIRANE - Kanë mjaftuar pak reze dielli, që futbollistët e kombëtares së Islandës, në grup të shëtisin nëp&eu...
Sport
27 Shtator 2022, 11:28
SPANJE - Ronald Araujo do t'i nënshtrohet një operacioni në kofshën e këmbës së djathtë, pas dëmtimit që...
Sport
27 Shtator 2022, 10:28
SPANJE - Ish-çifti i njohur spanjol do të takohen sot për të arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmij&e...
Sport
27 Shtator 2022, 10:09
SHBA - Sipas një raporti të publikuar nga ‘TyC Sports’, Lionel Messi nuk është i sigurt nëse do të luajë ndeshj...
Sport
27 Shtator 2022, 09:35
ITALI - Italia rikthehet në ‘Final Four’ të Nations League. Për edicionin e dytë radhazi, ‘azzurrët&rsquo...
Sport
27 Shtator 2022, 09:20
FRANCE - Ndeshja miqësore Brazil-Tunizi, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e kësaj të marte (20:30) në ‘Parc des Princes&rs...
Sport
27 Shtator 2022, 09:15
SPANJE - Barcelona ka komunikuar të hënën gjendjen shëndetësore të Frenkie De Jong dhe Memphis Depay, të dëmtuar t&eum...
Sport
27 Shtator 2022, 07:18
ANGLI - Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, pas barazimit 3-3 ndaj Gjermanisë, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, u shpreh...