LIVE UPDATES
Sport

Euro U-17/ Shqipëria shkëlqen në debutim, përmbys Suedinë dhe fiton 3-1...

Një fitore e bukur për Shqipërinë U-17 që merr kështu 3 pikë e para në Grupi 7. Dopiedë në këtë sfidë për Vranicin, i cili ishte protagonisti kryesor i kësaj fitoreje

20 Tetor 2022, 15:59 Nga DOSJA

Euro U-17/ Shqipëria shkëlqen në debutim, përmbys

TIRANE - Shqipëria U-17 ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në debutimin e saj në eliminatoret e Kampionatit Europian 2023 për këtë grup-moshë, pasi mundi Suedinë me rezultatin 3-1, pas një dueli të luftuar plot emocione dhe gola.

Ndeshja është e balancuar, por suedezët arrijnë të kalojnë të parët në avantazh në minutën e 14-të me anë të Allen Smajic, pas një goditje nga këndi. Gjithsesi, kuqezinjtë nuk demoralizohen, por vazhdojnë të këmbëngulin, duke sulmuar dhe në minutën e 29-të arrijnë të gjejnë golin e barazimit me Dean Vranicin, që e dërgon topin në portë, pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga Bode.

Goli ka ndezur sfidën me të dyja skuadrat që përpiqen të thyejnë baraspeshën, por pjesa e parë mbyllet me shifrat e barabarta 1-1. Pjesa e dytë nis me të njëjtën tablo loje, me ekipet që nuk humbasin ekuilibrat në fushë. Kuqezinjtë krijojnë disa tentativa për shënim, por pa ia dalë mbanë, ndërsa trajneri Bulku vendos të freskojë forcat, duke hedhur në fushë Devi Duron në minutën e 62-të në vend të Bodes. Më pas në minutën e 71-të tekniku hedh në fushë Klaus Kasharin dhe Ergi Bastarin në vend të Glenis Bellojit dhe Davide Avdullarit.

Pa kaluar as dy minuta është Kashari i sapofutuar që me anë të një goditjeje me kokë gjen golin e avantazhin, pas një asisti të Duros. Shqipëria U-17 kryeson 2-1, ndërkohë që nuk ka mbaruar këtu sepse në minutën e 81-të kuqezinjtë gjejnë edhe golin e sigurisë me Dean Vranicin, që shfrytëzon më së miri pasimin e fundit të Kasharit dhe me kokë shënon golin e 3-1.

Euro U-17/ Shqipëria shkëlqen në debutim, përmbys

Dopiedë në këtë sfidë për Vranicin, i cili bëhet protagonisti kryesor i kësaj fitoreje. Në minutat e mbetura përfaqësuesja shqiptare menaxhon siç duhet situatat dhe pas 5 minutave shtesë gjyqtari kryesor Chrysovalantis Theouli vërshëllen për përfundimin e sfidës.

Një fitore e bukur për Shqipërinë U-17 që merr kështu 3 pikë e para në Grupi 7 të kualifikueseve, ku përveç Suedisë, përballë do të ketë edhe Kroacinë dhe Uellsin me ndeshjet që luhen të gjitha në qytetin e Novigradit në Kroaci.

Pas ndeshjes me Suedinë, kuqezinjtë do të përballen me Kroacinë më 23 tetor në ora 13:00, ndërsa sfida e fundit do të jetë ajo ndaj Uellsit më 26 tetor, po në ora 13:00. Formacioni titullar i përfaqësueses kuqezi U-17 i kësaj ndeshjeje ishte: Dervishi, Avdullari, Bakiu, Kurti, Damini, Jaku, Belloj, Bode, Vranici, Selmani, Sulejmani.

Sakaq, sfida është ndjekur edhe nga trajneri i Kombëtares A, Edoardo Reja, i cili kishte udhëtuar nga Italia enkas për të parë kuqezinjtë e vegjël në aksion në këtë premierë të kualifikueseve të Europianit, njofton zyra e shtypit në FSHF.

Euro U-17/ Shqipëria shkëlqen në debutim, përmbys

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë