10 Janar 2023, 11:30
Nga DOSJA
Ancellotti ngushëllon Gattuson pas një ndeshje me Milanin
SPANJE - “Tifo gjithmonë për Ancelottin”. Fraza përsëritet nga Gattuso pa pushim. Mësuesi i tij, me të cilin u bë legjendë e Milanit, tani do të masë evolucionin e tij në Superkupën e Spanjës. Dy italianë ballë për ballë nga dy breza të ndryshëm, por që garojnë për të njëjtin qëllim, duan Superkupën e Spanjës!
Trajneri më veteran i Real Madridit, ishte ai që e bëri Gattuson të fluturonte në Serie A. Shumë vite së bashku si trajner dhe lojtar... me një marrëdhënie shumë të veçantë. Gattuso ishte projeksioni i Ancellottit në fushë dhe së bashku e bënë ekipin italian kampion të gjithçkaje.
Dy Champions League (02/03 dhe 06/07) solli në vitrinat e Milanit, çiftin që do të pushtojë stolat e Real Madridit dhe Valencias, në gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës. “Ai është mësues”, komenton gjithmonë Gattuso kur pyetet se kush është babai i tij sportiv. Në Riad, mësuesi do të përballet për herë të parë me studentin dhe me siguri që të dy duan t’i çojnë skuadrat e tyre në finale.
"Unë fitova njëmbëdhjetë trofe me të. Ai është një mjeshtër. Ai mund të menaxhojë çdo grup. Ai triumfoi tridhjetë vjet më parë dhe triumfon tani, siç e tregoi te Real Madrid. Do të jetë mirë ta gjej atë në fushë",- ka komentuar Gattuso sapo ka zbarkuar në La Liga. Fati i ka shtyrë të luajnë Superkupën para se të shohin fytyrat e tyre në kampionatin vendas.
Fakti është se jeta e mësuesit dhe e dishepullit ka qenë gjithmonë shumë e afërt. Vitet dhe triumfet e tij në Milano u pasuan nga një moment më delikat. Gattuso ishte pasardhësi i Ancellottit kur trajneri i Real Madridit u largua nga Napoli. Ai zëvendësim i ftohu disi marrëdhënien dhe pavarësisht se respekti absolut mes të dyve ruhet sot, kimia që ekzistonte mes tyre u zhduk gradualisht.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 Janar 2023, 11:06
FRANCE - Javën e ardhshme, PSG do të udhëtojë në Gjirin Persik për një turne ekspres në Katar dhe Arabinë Saudite...
Sport
10 Janar 2023, 10:54
FRANCE - Agjentja e lojtarëve Sonia Souid, 37 vjeç, ka akuzuar presidentin e Federatës Franceze të Futbollit (FFF) Noël Le Graë...
Sport
10 Janar 2023, 10:26
TIRANE - Regi Lushkja, ish-fantazisti kavajas i skuadrës kurbinase të Laçit, e ka mbyllur aventurën e tij me Sheriff Tiraspolit, ku fito...
Sport
10 Janar 2023, 09:45
FRANCE - I zgjedhur në mars 2021 për një mandat të ri në krye të FFF-së deri në fund të vitit 2024, Noël Le ...
Sport
10 Janar 2023, 07:20
FRANCE - Emmanuel Macron, presidenti i Republikës Franceze, po reflekton për të vazhdimësinë e Noel Le Graet, si presidentit t&e...
Sport
10 Janar 2023, 07:15
ARABIA SAUDITE - Kupa e Gjirit Arab po na lë momente të pazakonta, kureshtare dhe të denja për t'u shijuar nga tifozët e bot&eum...
Sport
10 Janar 2023, 07:09
FRANCE - Rose Bertram, ish e dashura e Gregory Van der Wiel, ka mohuar me një postim të ashpër në Instagram, se është në nj...
Sport
10 Janar 2023, 07:06
UKRAINE - Qeveria ukrainase, me fjalët e presidentit Volodimir Zelensky, ka njoftuar sanksione të rënda që do të godasin edhe ...
Sport
10 Janar 2023, 07:01
ANGLI - Boehly i dha vetes një rol të përkohshëm në qershor 2022. Por tani ai ka hequr dorë nga titulli i drejtorit sportiv, funks...
Sport
9 Janar 2023, 20:36
FRANCE - Në moshën 36-vjeçare, Hugo Lloris, kapiteni i skuadrës, njoftoi këtë të hënë lamtumirën e ti...