Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Sport
Në marketet e Prishtinës, ish-lojtari i Man.United harron ndeshjen ndaj Kosovës; fotografohet me dy lojtarë të tjerë
Kosova ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së tretë në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut, e cila zhvillohet të enjten në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
9 Qershor 2022, 12:27Nga DOSJA
Jordan Thompson
KOSOVË- Kosova ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së tretë në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut, e cila zhvillohet të enjten në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mbrëmë gazetari i sportit, Granit Tërstena në ora 21:30 minuta, ka takuar tre futbollistë të Kombëtares së Irlandës së Veriut në një market në Prishtinë.
Ky djali është futbollist i Stoke Cityt (Jordan Thompson), nesër luan kundër Kosovës me Irlandën e Veriut. Ora 21:30 ishte në market në mes të Prishtinës me dy bashkëlojtarë. Modesti miq! ???????? @x88_j#KOSNIRpic.twitter.com/N6q1KowmeY
Tërstena tregon se tre futbollistët me modesti ishin dalë në market, përkundër që luajnë në disa skuadra të mëdha në Angli.Madje një foto, ai ka bërë një foto me ish-lojtarin e Akademisë së Manchester United, tani lojtar i Stoke Cityt, Jordan Thompson.