2 Korrik 2022, 14:20
Nga DOSJA
Gianni de Biasi
TIRANË-Gianni de Biasi nuk e harron kurrë Shqipërinë. Trajneri italian, i cili bëri epokë te kuqezinjtë me atë kualifikim historik në Euro 2016 rikthehet të flasë sërish për atë skuadër, të cilin e cilëson si krijesën e tij. Aktualisht De Biasi është pjesë e Azerbajxhanit, kontrata e të cilit skadon më 30 shtator të këtij viti.
"Kur jeton në një realitet si Shqipëria, kur erdha unë ishim në vendin e 80-të në FIFA dhe pastaj shkuam në vendin e 22. Prandaj mbetesh i lidhur me krijesën tënde. Kur dëgjoj fjalën Shqipëri, buron diçka së brendshmi. Kam kontratë deri në 30 shtator, deri në përfundim të National League. Pas kësaj, porta e Shqipërisë mund të hapet. Nuk e di. Nëse jo, nëse do të nevojitet ndonjë këshillë për Armand Dukën, jam gati që t’ia jap. Nuk mund të vetëkandidohem për trajner te Shqipëria”, tha De Biazi.
Në një intervistë për “Oversport”, ai ka folur për Armando Brojën, por edhe për një rikthim të mundshëm në drejtim të kombëtares tonë të futbollit, edhe pse jo në mënyrë direkte.
"Broja është lojtar i mirë. Nuk ka treguar ende nivel të lartë ndërkombëtar.
Ka sigurisht cilësi teknike dhe fizike të një niveli të kënaqshëm që duhet të kanalizohen në drejtimin e duhur për të dhënë kontribut me rëndësi në skuadër. Problemi më i madh është që nuk duhet trumbetuar si fenomen gjatë gjithë kohës pasi nuk sjellë gjë të rëndësishme, nuk të lë të rritesh dhe nuk e ndihmon fare Brojën."
E.Ç (Dosja.al)
de biasi
Sport
2 Korrik 2022, 14:10
Jose Mourinho
ITALI-Kur babai yt është një nga trajnerët më të famshëm, tashmë e di që rruga jote ësht&eu...
Sport
2 Korrik 2022, 13:40
Vivek Yeshwant Ranadive
ITALI-Vivek Yeshwant Ranadive është emri i ri i Milanit. Nuk është një mbrojtës apo mesfushor, por ma...
Sport
2 Korrik 2022, 13:11
KOLUMBI-Amerika e Jugut i ka dhuruar botës disa ikona të futbollit, por ka vuajtur edhe nga disa tragjedi të tmerrshme. Një prej tyre &eum...
Sport
2 Korrik 2022, 13:04
TIRANE - Me rastin e 2 korrikut, Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit, presidenti i FSHF-së Armand Duka, ka një mesazh u...
Sport
2 Korrik 2022, 13:01
Christian Eriksen
ANGLI- Transferimi i parë i Manchester United mund të jetë Christian Eriksen. Pas arrestit kardiak në Euro2020, danez...
Sport
2 Korrik 2022, 12:34
BRAZIL - Neymar dhe Gabriel Jesus kanë tatuazhe të ngjashme, që tregojnë ëndrrat e tyre të fëmijërisë për t&rs...
Sport
2 Korrik 2022, 12:26
Erkand Qerimaj
ALGJERI- Pasi shkëlqeu në kampionatin Europian të Peshëngritjes për të rritur në Tiranë, duke fitua...
Sport
2 Korrik 2022, 12:14
Giacomo Vrioni
ITALI- Pas përvojës së tij në WSG Tirol, një klub austriak që kishte huazuar Giacomo Vrionin nga Juventusi sul...
Sport
2 Korrik 2022, 12:12
FRANCE - Ish-futbollisti dhe trajneri francez Christophe Galtier do të jetë në stërvitje në Paris Saint-Germain&nbs...
Sport
2 Korrik 2022, 12:04
Glen Johnson dhe Armando Broja
ANGLI- Ish-mbrojtësi i Chelsea-t, Liverpool dhe i Anglisë, Glen Johnson mendon se Chelsea nuk duhet të shqet&...