20 Shkurt 2023, 11:12
Nga DOSJA

FRANCE - Paris Saint-Germain fitoi me kosto të madhe ndaj Lille (4-3) në një ndeshje në Ligue 1, që u shënua nga një moment që ilustron mirë hutimin dhe kaosin që po përjetojnë kampionët francezë.
Rreth 15 minuta nga fundi i ndeshjes, dhe me parizienët që po humbisnin në shtëpi me rezultat 2-3 nga formacioni i Paulo Fonseca, drejtori sportiv i PSG-së, Luís Campos, zbriti nga tribuna në zonën teknike, për t'u bërtitur lojtarëve dhe elementëve të tjerë të lidhur në lojë, me trajnerin Christophe Galtier në një zonë më të largët, duke marrë një rol dytësor. PSG, duhet theksuar, do të reagonte dhe do të triumfonte.
Gjithsesi, pas ndeshjes tekniku Christophe Galtier zhvlerësoi faktin që Luís Campos, drejtori sportiv i PSG-së, zbriti nga tribuna në zonën teknike për t'u bërtitur lojtarëve të klubit parizian, në duelin me Lille, duke bërë njëfarsoji rolin e trajnerit.
"Nuk është aspak ndërhyrje. As në Monaco nuk ka pasur ndërhyrje. Luís (Campos) është i pasionuar pas fitores. Kishte zemërim, por jo ndërhyrje. Unë isha përpara, kështu që nuk pashë se çfarë po ndodhte pas meje. Çfarë tregon kjo? Një vullnet i madh për të pasur sukses. Është e qartë se Luís është pjesë e ekipit teknik. Kjo nuk përbën asnjë problem për mua, sepse nuk ka ndërhyrje tekniko-taktike. Ka pasion",- tha trajneri i PSG-së, pas takimit që parizienët fituan me rezultatin 4-3.
Edhe pse situata është e çuditshme, sipas 'L'Équipe' ky episode është i ligjshëm sipas rregullores së garës. Me fjalë të tjera, Luís Campos mund të ishte efektivisht në atë zonë, si drejtor sportiv. Menaxheri portugez kishte akreditim dhe, për këtë arsye, nuk do të ketë sanksione nga Komiteti Disiplinor i Ligue 1.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 Shkurt 2023, 10:39
ITALI - Roma priti dhe mposhti Hellas Veronën me rezultatin 1-0, në ndeshjen e xhiros së 23-të të Serisë A, që i lejoi skua...
Sport
20 Shkurt 2023, 10:19
Boris Becker, së bashku me të dashurën e tij, Lilian de Carvalho Monteiro
GJERMANI - Ish-tenisti i njohur gjerman Boris Becker mori pje...
Sport
20 Shkurt 2023, 10:03
FRANCE - Leo Messi ishte një nga protagonistët më të mëdhenj, së bashku me Kylian Mbappe, të fitores së dhimbshme t...
Sport
20 Shkurt 2023, 09:35
FRANCE - E rrëmbyer, falë një goditjeje dënimi magjike nga Leo Messi, fitorja kundër Lille (4-3), të dielën n&eum...
Sport
20 Shkurt 2023, 09:15
GANA - Trupi i Christian Atsu, ish-futbollistit të kombëtares së Ganës, i cili vdiq në një tërmet shkatërrues n&e...
Sport
20 Shkurt 2023, 07:19
ITALI - Ndeshja dhe Tommy Abraham kundër Veronës, zgjati vetëm një çerek ore, kjo pasi sulmuesi i Romës mbeti i dëmt...
Sport
19 Shkurt 2023, 23:53
SPANJE - Fitorja e kampionëve të Real Madridit në Osasuna një ditë më pare, i afroi ata më pranë skuadrës së X...
Sport
19 Shkurt 2023, 22:31
HOLANDE - Ndeshja mes Ajax-it dhe Sparta Roterdamit, për Eredivisie, e fituar nga vendasit me rezultatin 4-0, u shënua nga nderimi i Mohamed Kudus p...
Sport
19 Shkurt 2023, 22:15
ANGLI - Nëntorin e kaluar, Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United për të garuar në Kupën e Botës 2022 dhe… nuk ...
Sport
19 Shkurt 2023, 22:07
ANGLI - Pas shuplakës thumbuese të pësuar javën e kaluar në Leicester (1-4) në Premier League, më pas disfatës së...