LIVE UPDATES
Sport

Pas aksidentit të frikshëm, Qefalia: “Mezi pres të rikthehem në stërvitje, nuk kam frikë, shpresoj të kthehem më i fortë”...

“Ka patur një thyerje në kafkë, pllakat janë të njëjtin nivel, që tregon se edhe rikuperimi do të jetë më i shpejtë, se larg qoftë, po të kishte një zhvendosje, do të kishte pësuar edhe një hematomë në tru,”- tregon Arzen Vocin, fizioterapisti i Tiranës

30 Shtator 2022, 20:05 Nga DOSJA

Pas aksidentit të frikshëm, Qefalia: “Mezi pres të

TIRANE - Një muaj pas asaj përplasjeje të tmerrshme në ndeshjen e javës së dytë të Abissnet Superiores, në Egnatia-Tirana, futbollisti bardheblu Klevin Qefalia ka kaluar çdo problem përfundimisht. Një incident sa i rrallë aq edhe i frikshëm në sport, që shokoi të pranishmit dhe kushdo i ka parë ato pamje, por sot Klevin për fat të mirë ka harruar çdo gjë.

 “Nuk është se mbaj mend gjë, thjesht më kujtohet që isha vetëm në fushë dhe kërceva për të kapur topin, aty pësova një goditje dhe për dy ditë të tjera nuk mbaj mend asgjë,”- tregon futbollisti i ri i Tiranës, Klevi Qefalia për “Top Channel’.

Një ngjarje e rrallë edhe për Arzen Vocin, fizioterapistin e skuadrës së Tiranës, i cili i dha ndihmën e parë, i shokuar nga gjendja e futbollistit të skuadrës së tij. “Të them të vërtetën nuk më kishte rënë rasti ta përjetoja vetë një situatë si ajo, u futa me vrap në fushë për të dhënë ndihmën si në qindra raste të tjera dhe kur u afrova, kuptova që kisha të bëja me diçka më të rëndë se sa e kisha menduar”.

Pas aksidentit të frikshëm, Qefalia: “Mezi pres të

Po çfarë rezultoi, pas skanerit të kryer në spitalin e traumës më pas? “Ka patur një thyerje në kafkë, pllakat janë të njëjtin nivel, që tregon se edhe rikuperimi do të jetë më i shpejtë, se larg qoftë, po të kishte një zhvendosje do të kishte pësuar edhe një hematomë në tru”.

Klevi ka qëndruar për rreth 14 ditë në spital në muajin e fundit për shkak të problemit, por tashmë ka marrë ‘Ok’ e mjekëve se gjithçka është në përmirësim. Por ajo që bie në sy është impakti dhe mbështetja që i kanë dhënë futbollistit të Tiranës bashkëlojtarët e tjerë, thuajse të gjithë, veç lojtarëve të skuadrës që ia shkaktuan këtë dëmtim edhe pse të paqëllimshëm.

“Më kanë ardhur shumë mesazhe nga shumë futbollistë edhe nga ata të Partizanit, por nga Egnatia askush,”- tregon futbollisti i ri bardheblu. Qefalia tregon se dëmtimi i tij edhe pse kaq i rëndë, nuk ia ka zbehur aspak dëshirën për t’u rikthyer në fushën e lojës… “Në fakt me zorr po pres të rikthehem në stërvitje nuk kam asnjë lloj frike, shpresoj të vij akoma më i forte”.

Klevin e mbaj mend shumë të vogël dhe i tillë ka qenë gjithmonë, do të ishte e çuditshme të ishte ndryshe, kështu që ndihmën e ka, mjetet do t’i ketë në dispozicion, nuk besoj që do të jetë faktorë pengues”. Gjithsesi sipas mjekëve, Klevi Qefalia do të qëndrojë edhe për rreth 3-4 javë pushim absolut për t’u rikthyer më pas në stërvitje ndoshta me një kokore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë