LIVE UPDATES
Sport

Presidenti Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të Federatës Italiane të Futbollit, uron presidentin e ri Giovanni Malagò...

Në fjalën e tij, Presidenti Duka përcolli përshëndetjet e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e FIGC-së si një nga federatat më të rëndësishme dhe me më shumë ndikim në futbollin europian.

22 Qershor 2026, 16:31 Nga DOSJA

Presidenti Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të

ITALI - Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në cilësinë e zv.presidentit të UEFA-s, mori pjesë në Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ku Giovanni Malagò u zgjodh presidenti i ri i futbollit italian.

Gjatë punimeve të Asamblesë, Presidenti Duka mbajti një fjalë përshëndetëse në emër të UEFA-s, duke përcjellë mesazhin e mbështetjes së institucionit më të lartë të futbollit europian për FIGC-në dhe futbollin italian.

Në fjalën e tij, Presidenti Duka përcolli përshëndetjet e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e FIGC-së si një nga federatat më të rëndësishme dhe me më shumë ndikim në futbollin europian.

“Është një nder i madh t’i përcjell përshëndetjet e UEFA-s kësaj asambleje të jashtëzakonshme. Ju përcjell përshëndetjet nga Presidenti Ceferin. Ne po ndjekim nga afër zhvillimet në futbollin italian dhe konfirmojmë mbështetjen tonë të plotë për FIGC-në, një nga federatat më me ndikim dhe më të shquara në futbollin evropian”.

Ai shprehu mirënjohjen për ish-presidentin Gabriele Gravina për punën, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë e treguar në drejtimin e futbollit italian gjatë viteve të fundit, duke nënvizuar se rezultatet e arritura nga Italia në të gjitha nivelet dëshmojnë për forcën dhe cilësinë e sistemit të futbollit në vend.

“Dua të them disa fjalë në veçanti për Gabriele Gravinën, i cili nuk është vetëm Presidenti i FIGC dhe zv.presidenti i UEFA-s, por edhe një mik me të cilin kam ndarë vite të rëndësishme në futbollin evropian. E falënderoj për punën e tij, pasionin dhe ekspertizën e tij, si dhe ndjenjën e përgjegjësisë me të cilën e udhëhoqi FIGC-në gjatë kohërave të vështira. Dorëheqja e tij tregon përkushtimin e tij ndaj futbollit italian; është një vendim që meriton respekt, sepse marrja e përgjegjësisë në kohë të vështira kërkon guxim”.

Presidenti Duka theksoi se futbolli italian ka ndërtuar themele të forta për të ardhmen, falë investimeve në zhvillimin e talenteve dhe sektorin e të rinjve, ndërsa vlerësoi edhe sukseset e përfaqësueseve italiane në vitet e fundit.

“Dështimi për t’u kualifikuar për Kupën e Botës është një zhgënjim që prek të gjithë; ka dëmtuar futbollin italian, ka dëmtuar Gabriele-n dhe ka prekur të gjithë ne që ndjekim futbollin. Humbja e një ndeshjeje pa meritë, një karton i kuq dhe një penallti e humbur mund të eklipsojnë vite të tëra pune dhe të ndikojnë opinionin publik.

Duhet të shohim përtej një episodi të vetëm; do të ishte gabim të ndaleshim vetëm te ky rezultat i ndeshjeve për play-off. Italia fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2021, arriti gjysmëfinalen historike për ekipin kombëtar të vajzave në vitin 2025 dhe ka pasur suksese me ekipeve kombëtare të të rinjve në kompeticionet ndërkombëtare.

Këto nuk janë rezultate të rastësishme, ato tregojnë se futbolli italian prodhon talente, puna e bërë në sektorin e të rinjve është e shkëlqyer dhe themelet për të ardhmen janë të forta”.

Në fund të fjalës së tij, Zv.Presidenti i UEFA-s uroi dy kandidatët për gatishmërinë e tyre për të marrë përgjegjësinë e drejtimit të futbollit italian dhe siguroi se UEFA do të vazhdojë të mbështesë FIGC-në në projektet dhe objektivat e saj.

“Sot është një ditë e rëndësishme për FIGC-në dhe për futbollin italian. Kjo asamble do të zgjedhë presidentin që do të udhëheqë futbollin italian. U shpreh urimet e mia më të mira dy kandidatëve; gatishmëria e tyre për të kandiduar është një shenjë e përkushtimit të tyre të madh ndaj futbollit italian. Ju siguroj se UEFA do të vazhdojë të punojë përkrah FIGC-së me të njëjtën mbështetje që ka qenë gjithmonë pjesë e punës sonë. Një FIGC e fortë do të thotë futboll evropian më i fortë”.

Presidenti Duka ndaloi gjithashtu te organizimi i Kampionatit Europian 2032, duke theksuar rëndësinë e investimeve në stadiume dhe infrastrukturë sportive, në mënyrë që kjo ngjarje madhore të lërë një trashëgimi të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.

“Nuk mund të mos ndalem edhe te Kampionatit Europian 2032, me Italinë që pret një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në botë. U bëj thirrje institucioneve kombëtare, rajonale dhe lokale që duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi të jashtëzakonshme. Është koha për të investuar në stadiume dhe infrastrukturë për t’i lënë trashëgimi brezave të ardhshëm strukturat e duhura sportive. Jam i bindur se futbolli italian do të dijë ta përballojë me sukses edhe këtë sfidë”.

Në përfundim të Asamblesë, Giovanni Malagò u zgjodh Presidenti i ri i Federatës Italiane të Futbollit, duke marrë drejtimin e një prej federatave më prestigjioze në futbollin europian.

Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor, Presidenti Duka u takua me Presidentin e ri Malagò, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe një mandat të suksesshëm në krye të FIGC.

Presidenti Duka merr pjesë në Asamblenë Zgjedhore të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë