Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas prezantimit, trajneri Sylvinho u shpreh se bashkëpunimi mes trajnerëve të ekipeve përfaqësuese të moshave dhe Kombëtares do të jetë shumë i ngushtë për të përgatitur dhe për të afirmuar sa më shumë lojtarë të talentuar.

TIRANE - Trajneri i ri i Kombëtares, Sylvinho, ka nisur menjëherë nga puna, pasi mori zyrtarisht detyrën të hënën. Braziliani, së bashku me dy ndihmës-trajnerët e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior, kanë zhvilluar një takime me të gjithë trajnerët e ekipeve përfaqësuese të moshave, për djem dhe vajza.
Në këtë takim ishin të pranishëm trajneri i kombëtares së femrave, Armir Grima, trajneri i U-21 Alban Bushi, trajneri i U-19 Armando Cungu, trajneri i U-18 Ardi Behari, trajneri i U-17 Ervin Bulku, trajneri i U-16 Agron Kërçova, trajneri i U-15 Armand Damo, trajneri i U-19 për vajza Kreshnik Krepi, trajneri i U-17 për vajza, Agustin Kola, si edhe drejtori i Departamentit të ekipeve kombëtare në FSHF, Dritan Babamusta dhe menaxheri Denis Lilo.

Pas prezantimit, trajneri Sylvinho u shpreh optimist për këtë bashkëpunim të ri dhe shfaqi entuziazmin e tij për këtë aventurë të re me Shqipërinë. Braziliani theksoi se bashkëpunimi mes trajnerëve të ekipeve përfaqësuese të moshave dhe Kombëtares do të jetë shumë i ngushtë për të përgatitur dhe për të afirmuar sa më shumë lojtarë të talentuar.
Gjithashtu, Sylvinho u njoh edhe me mënyrën e organizimit të gjithë ekipeve të të moshave dhe për programin apo metodologjitë stërvitore që ato aplikojnë gjatë vitit, teksa mori informacion edhe për mënyrën se si monitorohen elementët e spikatur të cilët aktivizohen veçanërisht jashtë vendit.
Trajneri i Kombëtares theksoi se qëllimi i përbashkët është i njëjtë, për të afirmuar sa më shumë futbollistë të rinj, por edhe për të marrë sa më shumë rezultate pozitive me të gjitha ekipet përfaqësuese të moshave. Takime të ngjashme do të jenë periodike në një kohë, që stafi i ri teknik përgatitet për nisjen e eliminatoreve të Europianit Gjermani 2024 në muajin mars.

B.T (Dosja.al)
ARABIA SAUDITE - 19 janari mund të jetë një ditë historike për Arabinë Saudite dhe për Cristiano Ronaldon, i cili mund...
SPANJE - ‘Telenovela’ Joao Félix mund të ketë një përfundim të afërt. Të paktën k&eu...
Ancellotti ngushëllon Gattuson pas një ndeshje me Milanin SPANJE - “Tifo gjithmonë për Ancelottin”. Fraza përs&eu...
FRANCE - Javën e ardhshme, PSG do të udhëtojë në Gjirin Persik për një turne ekspres në Katar dhe Arabinë Saudite...
FRANCE - Agjentja e lojtarëve Sonia Souid, 37 vjeç, ka akuzuar presidentin e Federatës Franceze të Futbollit (FFF) Noël Le Graë...
TIRANE - Regi Lushkja, ish-fantazisti kavajas i skuadrës kurbinase të Laçit, e ka mbyllur aventurën e tij me Sheriff Tiraspolit, ku fito...
FRANCE - I zgjedhur në mars 2021 për një mandat të ri në krye të FFF-së deri në fund të vitit 2024, Noël Le ...
FRANCE - Emmanuel Macron, presidenti i Republikës Franceze, po reflekton për të vazhdimësinë e Noel Le Graet, si presidentit t&e...
ARABIA SAUDITE - Kupa e Gjirit Arab po na lë momente të pazakonta, kureshtare dhe të denja për t'u shijuar nga tifozët e bot&eum...
FRANCE - Rose Bertram, ish e dashura e Gregory Van der Wiel, ka mohuar me një postim të ashpër në Instagram, se është në nj...