LIVE UPDATES
Sport

KOMBETARJA/ Ajeti & Seferi për mediat: “Jemi grup i mirë, fokusi ynë Izraeli” (Video)

“Fokusi ynë është te Izraeli, sepse është ndeshja e parë. Do ta përgatisim ndeshjen maksimalisht dhe pastaj do flasim për ndeshjen e radhës”.

19 Shtator 2022, 14:59 Nga DOSJA

KOMBETARJA/ Ajeti & Seferi për mediat: “Jemi grup i mirë,

DURRES - Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej të dielës së 18 shtatorit grumbullimin dhe përgatitjet në kuadër të dy sfidave të fundit të Nations League ndaj Izraelit në transfertë (24 shtator) dhe Islandës në “Air Albania” (27 shtator).

Për të folur në lidhje me këto dy ndeshje të rëndësishme për Shqipërinë, dy futbollistët e Kombëtares, Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi, kanë dalë këtë të hënë në një konferencë për media. Njëzëri, të dy kuqezinjtë kanë shprehur se këto dy ndeshje janë vendimtare për Kombëtaren kuqezi dhe se skuadra do të japë maksimumin.

KOMBETARJA/ Ajeti & Seferi për mediat: “Jemi grup i mirë,

Arlind Ajeti rikthehet me Kombëtaren pas disa muajsh, teksa mbrojtësi kuqezi vlerëson ftesën nga stafi kuqezi dhe shprehet se ai do të jetë gati të luajë nëse trajneri e vendos në formacion.

Izraeli dhe Islanda, si po i përgatisni këto ndeshje? “Janë ndeshje vendimtare dhe ne akoma nuk kemi filluar të përgatitemi, por kemi mjaft kohë për t’u përgatitur dhe do bëjmë maksimumin tonë”.

Ndyshimi i ekipit? “Janë disa lojtarë të rinj, por për mua nuk ka rëndësi. Është gjithmonë kënaqësi e madhe që jam pjesë e ekipit dhe të luaj me Kombëtaren dhe sa herë jam i ftuar, jam gjithmonë i kënaqur”.

A e kam pritur një ftesë nga Kombëtarja? “Kam luajtur katër ndeshje sepse sapo ka filluar kampionati dhe të gjitha ndeshjet kam luajtur. E kam pritur një ftesë? Nuk mund ta them. Objektivi është gjithmonë të jem në Kombëtare, por në fund e vendos trajneri. Unë jam gjithmonë gati për ftesën e Kombëtares”.

Mungesat në mbrojtje mund të ndikojnë në këto ndeshje? “Janë lojtarë me shumë kualitet dhe shumë të rëndësishëm në Kombëtare. Unë do të jap maksimumin nëse më jep mundësinë trajneri të luaj. Të zëvendësosh lojtarë të tillë është e vështirë”.

Krahasimi me ekipin e 2016? “Sa herë të jem këtu, mundohem të jap maksimumin. Si në 2016 si tani. Kualiteti është shumë i lartë, shumë lojtarë me cilësi të lartë, nëpër skuadra të mëdha. Shpresoj që të arrijmë të njëjtin sukses. Futbolli ka shumë lidhje edhe me fatin. Në momentin e duhur, në vendin e duhur dhe për momentin kemi disa lojtarë të lënduar dhe shpresoj që me këtë ekip që kemi do të bëjmë më të mirën”.

Izraeli? “Është një kundërshtar i fortë. E kemi parë edhe në ndeshjen e parë. Do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen me Izraelin dhe mundësisht edhe të marrim tre pike”.

KOMBETARJA/ Ajeti & Seferi për mediat: “Jemi grup i mirë,

Taulant Seferi, sulmuesi shqiptar i cili është transferuar në Ukrainë që nga ky sezon, pas aventurës me Tiranën, shprehet se ndihet në formë të mirë për momentin, ndërsa flet edhe për atmosferën e mirë brenda grupit. Ai thotë se fokusi i skuadrës për momentin është tek Izraeli e më pas Islanda.

Sulmuesi me më shumë minuta i momentit? “I kam luajtur të gjitha ndeshjet dhe e ndjej veten mirë. Unë do të bëj maksimumin në stërvitje, por është zgjedhja e trajnerit, se cili do të luajë”.

Mungesa, dëmtime dhe probleme në këto sfida. Sa besojmë se mund të fitojmë? “E tha dhe Ajeti, që ky grup që jemi duhet të mundohemi të bëjmë maksimumin dhe duhet të jemi të gjithë bashkë. Këto mungesa që kemi janë me vlerë të madhe, janë lojtarë shumë të mëdhenj dhe na mërzisin pak që nuk janë me ne. Por i uroj shërim të shpejtë dhe të kthehen sa më shpejt me ne. Ky grup që jemi duhet të bëjmë maksimumin dhe të përgatitemi maksimalisht për këto ndeshje sepse e dimë që janë vendimtare dhe na duhet maksimumi. Duhet të jemi të përqëndruar dhe të bëjmë maksimumin”.

Atmosfera brenda grupit kuqezi? “Është një atmosferë shumë e mirë dhe jemi të gjithë së bashku. Kjo është shumë e rëndësishme dhe shpresoj që ky bashkim i yni të na ndihmojë edhe në fushë”.

Reparti i sulmit, diferenca në këto dy sfidat e ardhshme? “Pa dyshim se nëse duam të fitojmë ndeshjen, na duhen gola dhe jam shumë i lumtur që të gjithë sulmuesit janë në formë. Kjo është diçka e mirë për Kombëtaren tonë dhe shpresoj që ai që do të jetë në fushë të bëjë gol dhe të marrim pikët që na duhen ne”.

Me cilin sulmues do ndihesha mirë në lojë? “Ndihem mirë nëse luaj, nuk ka rëndësi se me kë. Është zgjedhje e trajnerit dhe ai vendos. Kush do të jetë në fushë duhet të bëjë maksimumin, pasi këto dy ndeshje janë finale për ne”.

Mundësia për tre sulmues përpara? “Për formacionin unë nuk mund të them asnjë fjalë pasi vendos trajneri dhe ai e di më mirë. Izraeli është një kundërshtar i fortë dhe në fushën e tyre janë shumë agresivë, por do të punojmë këto gjashtë ditë që kemi para ndeshjes dhe do të shohim edhe pikat e dobëta të Izraelit dhe do të sulmojmë aty ku duhet”.

Zhgënjim nëse nuk marrim 6 pikë? “Pa dyshim që do të ishte zhgënjim. Jemi ekip i mirë, kemi lojtarë me cilësi të lartë dhe do zhgënjehemi, por jemi këtu për të dhënë maksimumin për Kombëtaren tonë dhe shpresoj që do t’ia dalim”.

Izraeli apo Islanda, kundërshtari më i rrezikshëm? “Fokusi ynë është te Izraeli, sepse është ndeshja e parë. Do ta përgatisim Izraelin maksimalisht dhe pastaj do flasim për ndeshjen e radhës”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll
Sport 19 Shtator 2022, 12:52

"Alarm i kuq" te Kombëtarja…

DURRES - Nuk kanë të sosur problemet për trajnerin Edoardo Reja në këtë grumbullim, prag dy ndeshjeve të fundit të Nat...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë