Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Sport
VIDEO / Largohet Japonia dhe Koreja e Jugut, skuadrat më të "edukuara" të Botërorit
Nuk do të harrohen as dhomat e zhveshjes të pastruara e rregulluara pas cdo ndeshjeje, apo tifozët që mblidhnin në mbyllje të takimeve jo vetëm mbetjet e ushqimeve dhe pijeve të tyer, por të kujdo në për stadiumet e Katarit.
6 Dhjetor 2022, 11:02Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
KATAR - Eliminimi i mbrëmjes së djeshme të Japonisë nga Kroacia, pas goditjes së penalltive me shifrat 4-2 dhe të Koresë së Jugut nga Brazili me shifrat 4-1, kanë qenë deri diku rezultate të parashikueshme. Megjithatë më tepër se sa për avancimin për në çerekfinale të Brazilit dhe Kroacisë, e gjithë bota anembanë flet për largimin e Japonisë dhe Koresë së Jugut.
Përpos një paraqitjeje shumë të mirë në këtë kampionat botëror, dhanë një shembull të jashtëzakonshëm qytetarie dhe 'fair play' ndaj kundërshtarëve, duke vitalizuar shprehjen e madhe "sporti bashkon kombe".
Përshëndetja dhe njëkohësisht falja ndaj tifozerisë së tyre, pas eliminimit të një natë më parë ka bërë xhiron e botës, ashtu sikurse lotët e lojtarëve me fëmijët e tyre pas ndeshjes.
Nuk do të harrohen as dhomat e zhveshjes të pastruara e rregulluara pas çdo ndeshjeje, apo tifozët që mblidhnin në mbyllje të takimeve jo vetëm mbetjet e ushqimeve dhe pijeve të tyre, por të kujdo në për stadiumet e Katarit.
Të njëjtat gjeste respekti ndaj kundështarit dhe 'fair play' treguqan edhe Koreanët që pavarësisht diferencës së madhe në fushën e lojës përballë Brazilit, në dhomat e zhveshjes qytetaria e tyre ishte mbi gjithçka.
Dhe në këtë formë largohen dy skuadrat aziatike, ndoshta jo më të fortat e Botërorit, por padyshim më të qytetëruarat e botës sportive.
Një botë, që hera herës kalon çdo kufi njerëzor jo më sportiv dhe për këtë mjafton të kujtosh përballjen mes Zvicrës dhe Serbisë, ose më saktë sjelljen e serbëve ndaj Xhakës e Shaqirit, atyre që i mundën në fushë dhe i dërguan në shtëpi, për të dytin Botëror rradhazi. B.T (Dosja.al)