Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
VIDEO/ Samuel Eto'o sulmon dhe rreh fansin e tij pas ndeshjes Brazil-Koreja e Jugut…
Videoja shfaq Samuel Eto'o, presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Kamerunit, taksa po largohej nga stadiumi 974 në Doha. Disa fansa e njohin atë dhe vijnë për të bërë disa 'selfie', ngjarje e cila përfundon me dhunë...
6 Dhjetor 2022, 10:07Nga DOSJA
KATAR - Gazeta latino-amerikane ‘La Opinión’ publikoi një video në orët e para të mëngjesit të së martës, në të cilën Samuel Eto'o shihet duke shkelmuar një individ, që po e regjistronte pas ndeshjes së Brazilit ndaj Koresë së Jugut, në fazën e 16-të të Kupës së Botës në Katar.
Videoja shfaq Samuel Eto'o, presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Kamerunit, teksa largohet nga stadiumi 974 në Doha. Disa fansa e njohin atë dhe vijnë për të bërë disa 'selfie'.
Megjithatë, në një distancë të shkurtër, është një person me një kamerë që po regjistron kamerunasin dhe, nuk kuptohet qartë përse, prania e tij e bën Eto’o të humbasë durimin, deri në atë pikë sa ai përfundon, duke e sulmuar dhe goditur në fytyrë, duke arritur deri në atë pikë sa ta rrëzonte në tokë.
Pavarësisht se janë disa persona që tentojnë të kontrollojnë Samuel Eto'o-n, në fund ata nuk mundën të shmangin reagimin e dhunshëm ndaj fansit të videos.