LIVE UPDATES
Ekonomi

Stresi i pas tërmetit/ Mjekët: Kujdes me fëmijët, janë më të ndjeshmit

23 Shtator 2019, 18:15 Nga DOSJA
Stresi i pas tërmetit/ Mjekët: Kujdes me fëmijët, janë

TIRANË- Tërmetet në fundjavë u përjetuan nga të gjithë ne, por pasojat mendore që la tek njerëzit do të ndihen pas disa javësh thonë psikiatret.

“Frika është njerëzore deri në kufirin kur situata është anormale. Ne të papërgatitur për këtë situatë anormale do të përdorim të gjithë mekanizmat tanë të reagimit, pra askush nga ne nuk duhet të shqetësohet për çfarë deri tani kemi përjetuar. Pothuaj gjysma e personave që kanë vuajtur stresin pastraumatik, fillojnë të shfaqin shenja të çrregullimit. Ne aktualisht jemi në stres akut normal. Kur kalojnë 4 javë atëherë rrezikojmë që ne të bëjmë çrregullim të stresit akut pas traumës. Pas 4 javëve tek njeriu nuk shkrihet gjendja traumatike si çdo gjë që ka kurbën e vet, bie edhe intensiteti i përjetimit të traumës dhe parashikohet që shumica jonë të kalojë në normalitet”, është shprehur Arjana Rreli, psikiatre.

Kjo gjendje shfaqet me disa simptoma që duhet të na shqetësojnë.

Gjumë i shqetësuar, personi ka vizione të traumës dhe përjeton atë moment ose fleshback-et, përsëriten e janë të pranishme, jemi më nervozë se më parë, bëhemi indiferentë, kemi humor të luhatur. Të gjitha këto janë sinjale alarmi, se kemi çrregullime të stresit akut pas traumës. Pra kemi çrregullim të mbarëvajtjes së sistemit tonë nervor, dhe duhet kërkuar ndihma e profesionistëve”, shtoi ajo.

Gjithë çështja tani është si të mbrojmë veten dhe kontigjentet më të prekura nga trauma.

“Fëmijët e vuajnë shumë më tepër traumën. Pothuajse të gjithë nuk e kanë në përvojën e vet. Fëmija e ka fantazinë shumë të zhvilluar, ai mund ta amplifikojë stresin e vet me imazhe dhe përjetime që mund të lënë shenjë për jetën e tij për t’u shfaqur më vonë si çrregullim mendor”, shprehet Rreli.

Prindërit të gjejnë fillimisht qetësinë brenda tyre, sepse një reagim i gabuar mund të ketë më vonë një kosto të lartë.

“Një prind ansioz e përçon panikun e tij me ekstremet e përjetimit të tij, me foto, me imazhe, krahasime, dhe fëmija në këto kushte e shton më shumë ankthin brenda tij”, ka thënë psikiatria.

Prindi nuk duhet të bëjë as indiferentin në këtë situatë, pasi kështu fëmija fantazon dhe krijon një presion të fuqishëm në vetvete.

“Prindi duhet të ruajë qetësinë e tij, t’i mbajë pranë vetes fëmijët, të flasin për këtë fenomen natyror”, tha ajo.

Bujë bëri rasti i një zonje nga fshati Domje që u hodh nga veranda me djalin 6 vjeçë në krahë. Njerëzit janë të ndryshëm dhe secili bën zgjidhjen e tij të momentit.

“Kjo traumë përveçse na gjeti të papërgatitur, na gjen edhe në terren të stresorëve të tjerë që bën që ne të humbim kontrollin, të na kapë paniku i momentit. Në tentativë për të shpëtuar ne i shkojmë një ekstremi tjetër, duke u vetëdëmtuar. Ne nisemi nga instinkti i parë i mbrojtjes. Edhe nëna vrapoi për të mbrojtur fëmijët dhe veten. Qetësia dhe menaxhimi i stresit është shumë i rëndësishëm, jo vetëm një fjalë për t’u thënë”, shton psikiatria.

Marrë nga Top Channel

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale arjana rreli pasojat e pas termetit termet i forte ne shqiperi arjana rreli pasojat e pas termetit termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës