Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kanë kaluar rreth 60 vjet që kur filozofi dhe historiani Thomas Kuhn shkroi librin e tij influencues Struktura e Revolucioneve Shkencore. Teza e Kuhn ishte e thjeshtë por heretike: zbulimet e reja në shkencë ndodhin jo përmes akumulimit gradual të ndryshimeve të vogla në mënyrën aktuale të të menduarit, por nga shfaqja e papritur e ideve radikale që çojnë në zëvendësimin e modeleve aktuale me diçka totalisht të ndryshme. Siç ishte rasti kur astronomët vendosën se toka rrotullohet rreth diellit dhe jo e kundërta, këto “ndryshime paradigmash” çojnë në një model krejtësisht të ri që bëhet baza për studim shkencor “normal” dhe eksperimentim derisa edhe ai vetë të zëvendësohet.
E përmend Kuhn sepse ideja e tij është aq e rëndësishme për shkencën sociale sa edhe për shkencën natyrore. Shembulli që kam në mendje është Lindja e Mesme aktualisht, ku ka mbizotëruar për më shumë se gjysmë shekulli paradigma e Izraelit dhe fqinjëve të tij.
Thuajse gjithçka që është thënë dhe shkruar rreth çështjes reflekton rezultatin e Luftës Gjashtë-Ditore të qershorit 1967 që la Izraelin në kontroll të territoreve që më parë i përkisnin Jordanisë (Jeruzalemi Lindor dhe Bregu Perëndimor), Egjiptit (Gadishulli Sinai dhe Gaza) dhe Siria (Lartësitë Golan). Që atëherë, modeli diplomatik “normal” (pasqyruar në Rezolutën 242 të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe ato pasardhëse) ka supozuar se Izraeli do ta shkëmbente këtë territor në këmbim të sigurisë dhe paqes.
Për ca kohë, paradigma dukej se ishte e vlefshme. Izraeli ia ktheu Sianin Egjiptit, duke lejuar dy vendet të nënshkruajnë një traktat paqeje që ka zgjatur deri sot. Vite më pas, Izraeli dhe Jordania i normalizuan marrëdhëniet mes tyre. Negociatat mes Sirisë dhe Izraelit qenë pranë suksesit, por dështuan në fund, kryesisht sepse presidenti sirian Hafez al-Assad (babai i presidentit aktual sirian Bashar al-Assad) nuk donte të nënshkruante një kompromis.
Nuk është më e mundur të imagjinohen bisedime paqeje, jo më marrëveshje, mes qeverisë së Assad dhe asaj të kryeministrit izraelit Binyamin Netanyahu. Qeveria izraelite e aneksoi kohë më parë Lartësinë Golan dhe tani qeveria e Assadit varet gjithnjë e më shumë te armiku i Izraelit, Irani për të mbijetuar dhe në vend të negociatave, shohim Izraelin që sulmon forcat dhe pajisjet iraniane në territorin sirian.
Progresi diplomatik mes Izraelit dhe palestinezëve është po aq i vështirë për t’u imagjinuar. Nuk ka qenë përherë kështu. Disa herë, negociatat për krijimin e një shteti palestinez krah atij Izraelit nën kushtet e të dyjave qenë pranë suksesit. Por në çastin e fundit, liderët palestinezë u tërhoqën nga frika e dakordësimit për më pak nga sa kishin pretenduar historikisht palestinezët, duke menduar se kjo do t’i linte ata politikisht të brishtë para fanatikëve që besonin se kompromisi ishte i panevojshëm sepse koha dhe opinioni botëror ishin në anën e palestinezëve.
Ky ishte një gabim historik. Ajo ç’ka ofrohej në të shkuarën tanimë është e pamundur. Politika izraelite ka ndryshuar fuqishëm djathtas. Entitetet hebreje në Bregun Perëndimor janë rritur ndjeshëm në aspektin e zonës dhe popullatës. Netanyahu premtoi gjatë fushatës së fundit të fillojë aneksimin e Bregut Perëndimor. Presidenti amerikan Donald Trump, administrata e të cilit e zhvendosi ambasadën amerikane nga Tel Aviv në Jeruzalem dhe përmbysi rreth 40 vite politikë amerikane duke njohur autoritetin izraelit ndaj Lartësive Golan, mund të mbështesë më tej aneksimin izraelit.
Pjesa më e madhe e botës është lodhur nga konflikti. Disa qeveri arabe, të shqetësuara nga Irani dhe kërcënimet e brendshme më shumë sesa nga Izraeli, po përgatiten të punojnë me Izraelin në heshtje dhe në disa raste edhe haptazi. Ndasitë mes liderëve palestinezë po bëhen gjithnjë e më shumë përçarje ndaj asaj që duhet kërkuar ndaj Izraelit dhe asaj që duhet pranuar.
Administrata Trump mund të zbulojë një iniciativë paqeje në këtë kontekst. Por propozimi i saj ka pak gjasa të zgjidhë problemet territoriale, politike dhe refugjate që janë në qendër të krijimit të një shteti palestinez. Një plan i Trump ka më shumë gjasa të fokusohet në ofrimin e stimujve ekonomik te palestinezët në një përpjekje për të inkurajuar kompromisin. Ka gjasa që të mos ketë sukses.
E ardhmja më e mundshme është devijimi. Palestinezët do të vazhdojnë të kenë autonomi të limituar në pjesë të Bregut Perëndimor dhe Gazës. Në një pikë (që i jemi afruar, por nuk e kemi arritur), potenciali i një shteti palestinez do të reshtë së ekzistuari.
E gjitha kjo mbart edhe një rrezik për Izraelin po ashtu. Ka një tension të pazgjidhur mes Izraelit të mbetur një shtet hebre dhe demokratik nëse vazhdon të ushtrojë kontroll politik mbi miliona palestinezë që nuk janë shtetas izraelit. Shmangia e kësaj zgjedhjeje dhe ruajtja e status quo-së do të zemërojë palestinezët dhe do të rrisë izolimin izraelit në rajon dhe botë (veçanërisht nëse ndodh aneksimi).
Disa do të argumentojnë se ky vlerësim është shumë pesimist. Shpresoj të kenë të drejtë. Por edhe nëse kanë të drejtë, përfitimet e progresit mes izraelitëve dhe palestinezëve nuk do të përhapen. Lidhur ngushtësisht me paradigmën territor për paqe qe edhe besimi se duke nxitur paqe mes Izraelit dhe shteteve arabe fqinje, një marrëveshje izraelite-palestineze do të sillte begati në rajon. Por zgjidhja e konfliktit izraelit-palestinez nuk do t’i japë fund luftës civile në Siri apo kasaphanës në Jemen, ambicieve bërthamore të Iranit, kufizimit të liderëve të Arabisë Saduite apo nuk do të përmirësojë shtypjen dhe korrupsionin që ka përfshirë rajonin.
Ndaj edhe nëse konflikti izraelit-palestinez do të merrte fund, problemet e Lindjes së Mesme nuk do të kishin këtë fat. Dhe nuk ka arsye për të parashikuar se konflikti izraelit-palestinez do t’i afrohet fundit. Është koha për një ndryshim paradigme në mënyrën si e mendojmë Lindjen e Mesme, jo sepse është shfaqur një model më i mirë diplomatik (nuk është e vërtetë), por sepse paradigma aktuale bie në kontradiktë me realitetin.
Marrë nga Reporter.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sot m’u dhimbse “Patriot”!Në këto ditë të paqarta të politikës shqiptare, duke ndjekur aksionin politik të opozitës, m’u shfaq edhe Shpëtim Idrizi, duke bërë nj...
Gjate çdo qeverisjeje te tranzicionit, pas konsensusit te muajve te pare, ka ardhur e pashmangshme dicka qe eshte me kapricioze se vetem personaliteti i ...
TIRANË– Edi Rama dhe zëdhënësi i tij më i zellshëm diplomatik, shefi i OSBE-së, kanë folur sot lidhur me mundësinë e ndryshimit të datës së zgjedhjeve.Krye...
Kryqi mbeti. Bota mbeti e habitur dhe fliste për mrekulli. Kur zjarrfikësit u futën pas zjarrit të tmerrshëm në katedralen e djegur Notre-Dame, mbetën me gojë h...
Tiranë- Bisedova me një mjek sot, i cili më tha se shkaku kryesor i rritjes së sëmundjeve kancerogjene janë ilaçet (përdorimi pa kriter që bëhet si nga v...
Tiranë- Ka 24 orë që nuk ka ngelur portal i opozitës propagandist i saj, të punësuar nga “call center”-i i Kunatit, përfshi dhe një sërë emrash të përdorur nga ...
Megjithë trashëgiminë e tyre të përbashkët gjermane, Presidenti Donald Trump dhe Kancelarja Angela Merkel e përçmojnë njëri-tjetrin. Antagonizmi i tyre ë...
Diplomatët amerikanë janë përfshirë në një betejë të ashpër dhe përtej limiteve me opozitën shqiptare. Që prej dy muajsh, pas protestës së shkurtit dhe vendimit...
——————– Kemi Kuvend, por nuk kemi deputetë, kanë ikur! Kemi Akademi Shkencash, por pa shkencë brenda, asnjë pike! Kemi...
Në qershor të vitit 2014, disa ditë përpara se Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, unë botova një shkrim mbi 100-vjetorin ...