LIVE UPDATES
Bota

Studimi i ri në kundërshtim me OBSH/ Covid-19 përhapet nga ajri, ja sa mbijeton në letër, çelik dhe plastikë

22 Prill 2020, 15:52 Nga DOSJA
Studimi i ri në kundërshtim me OBSH/ Covid-19 përhapet nga ajri,

TIRANË– Shumë shtete në botë prej ditësh kanë vijuar me lehtësimin e masave, por mesa duket nuk është kaq efektiv edhe e sigurt për jetën e qytetarëve kjo masë e re që do t’u mundësojë atyre të dalin e të punojnë.

Megjithatë mes një sërë studimesh për jetëgjatësinë e virusit  në sipërfaqe të ndryshme, sëfundmi është publikuar një studim i ri.

Sipas këtij studimi koronavirusi mund të jetojë deri në 3 ditë në disa sipërfaqe, si plastika ose çeliku. Kështu ka rezultuar pas studimit të  publikuar të martën në “New England Journal of Medicine”.

Ndër të tjera ekspertët që kanë punuar për këtë studim shprehen se rreziku që konsumatorët të infektohen nga prekja e këtyre materialeve është i ulët, por për herë të parë kanë dalë paralajmërime shtesë për kohën që virusi qëndron në ajër, gjë që mund të ketë pasoja sidomos për punonjësit e mjekësisë.

Ndryshe nga studime të tjera ky studim i fundit vëren se virusi shpërbëhet brenda një dite në një sipërfaqe kartoni, duke zvogëluar shqetësimin mes konsumatorëve për dërgesat, apo se zarfet do të përhapin virusin gjatë periudhës së qëndrimit dhe punës nga shtëpia.

Në sipërfaqe kartoni mbijeton deri në 24 orë duke bërë që pakot që mbërrijnë me postë të kenë nivele të ulëta të virusit, vetëm nëse personi që e ka prekur të mos jetë kollitur apo të ketë teshtirë mbi të gjatë transportit.

“Kur virusi tretet në ajër në pika më të vogla se 5 mikrometra – të njohura si aerosolë ,  ai mund të qëndrojë pezull në ajër për rreth një gjysmë ore  dhe më pas bie poshtë dhe shtrohet në një sipërfaqe ku mund të jetojë edhe për orë të tëra.”- thanë studiuesit.

Ky rezultat është në kundërshtim me qëndrimin që po mban aktualisht Organizata Botërore e Shëndetësisë që virusi nuk transportohet nga ajri.

Virusi jeton më gjatë në plastikë dhe çelik, duke qëndruar deri në 72 orë, por përqendrimi i virusit zvogëlohet ndjeshëm gjatë kësaj kohe. Nuk mbijeton në sipërfaqe bakri ku reziston vetëm 4 orë.

“Në teori çdo sipërfaqe që mund të prekim mund të jetë e kontaminuar me virusin. Që nga qeset në supermarket deri te ushqimet e paketuara apo ato që na vijnë delivery nga restorantet. Ne mund të çmendemi duke diskutuar mbi këto nëse prek këtë apo atë sepse të gjitha janë një burim i mundshëm, kështu që ne duhet të përqendrohemi në rreziqet më të mëdha. Nëse njerëzit janë të shqetësuar për rrezikun, ata mund të pastrojnë pakot me dezinfektues dhe të lajnë duart.”- është shprehur   Dr. Linsey Marr, e cila nuk ishte anëtare e ekipit hulumtues, por është eksperte në transmetimin e viruseve nga aerosoli në “Virxhinia Tech” në Blacksburg.

Ende mbetet e paqartë se pse kartoni është një mjedis më ‘vrasës’ për  për virusin sesa plastika ose çeliku. Nëse virusi mund të mbijetojë dhe të mbetet infektues në ajër është një element mjaft i rëndësishëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Për shumë javë ekspertët kanë pohuar se virusi nuk qëndron në ajër. Por në fakt, virusi mund të udhëtojë në ajër dhe të qëndrojë pezull për rreth gjysmë ore. Virusi nuk mbetet në ajër në nivele të larta të mjaftueshme për të qenë një rrezik për shumicën e njerëzve që nuk janë fizikisht afër një personi të infektuar, por procedurat që punëtorët e kujdesit shëndetësor përdorin për t’u kujdesur për pacientët e infektuar ka të ngjarë të gjenerojnë aerosole.

“Punëtorët e kujdesit shëndetësor mund të mbledhin ato pikëza të vogla, por dhe më të mëdha në veshjet e tyre mbrojtëse kur punojnë me pacientë të infektuar. Ata mund të infektohen me këto pika të mëdha dhe të vogla kur heqin pajisjet mbrojtëse dhe të ekspozohen ndaj virusit” – deklaroi  Dr. Marr.

Studimit aerosolet mund të qëndrojnë në ajër vetëm rreth 10 minuta, por Dr. Marr nuk bie dakord me vlerësim dhe thotë që ata mund të qëndrojnë në ajër për 3 herë më gjatë. Sipas saj, lëngjet e mukusit dhe të frymëmarrjes të njeriut mund të lejojnë që virusi të mbijetojë më gjatë sesa lëngjet laboratorike që studiuesit përdorën për eksperimentet e tyre.

Së fundmi ekspertët thonë se koronavirusi i ri nuk është më i aftë të mbijetojë për periudha më të gjata se ‘kushërinjtë e tij’ të ngushtë, siç janë SARS dhe MERS.

Burimi: economictimes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë