All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

STUDIMI: Mbështetja e SHBA tek kontraktorët kontribuoi në dështimin e misionit në Afganistan

14 Shtator 2021, 09:34 Nga DOSJA
STUDIMI: Mbështetja e SHBA tek kontraktorët kontribuoi në
All - Paragraf - 1

ASSOCIATED PRESS – Një studim i publikuar të hënën tregon se gati gjysma e 14 trilionë dollarëve të shpenzuar nga Pentagoni që nga 11 shtatori kanë shkuar për kontraktorët e korporatave fitimprurëse të mbrojtjes. Është ky studimi i fundit që argumenton se mbështetja e Shteteve të Bashkuara tek korporatat private për angazhime në zona të luftës, të cilat dikur kryheshin nga trupat ushtarake, kontribuan në dështimin e misionit në Afganistan.

Në luftërat e zhvilluara pas 11 shtatorit, korporatat amerikane të kontraktuara nga Departamenti i Mbrojtjes jo vetëm që u morën me logjistikën e veprimeve të tilla si funizimet me karburant apo ushqime, por kryen detyra të rëndësishme të misionit si trajnimet dhe pajisjen e forcave afgane të sigurisë që u rrëzuan pasi talebanët përparuan në Kabul.

Brenda disa javësh, dhe para se ushtria amerikane të përfundonte tërheqjen e saj nga Afganistani, talebanët shkatërruan lehtësisht një qeveri dhe ushtri afgane për të cilat amerikanët kishin shpenzuar 20 vjet dhe miliarda dollarë për t’i ngritur. Presidenti Joe Biden fajësoi plotësisht vetë afganët. “Ne u dhamë atyre çdo shans”, tha ai muajin e kaluar. “Ajo që ne nuk mund t’u siguronim, ishte vullneti për të luftuar”.

Por William Hartung, autori i studimit të publikuar të hënën nga projekti ‘Kostot e Luftës’ i Universitetit Brown dhe Qendra për Politikat Ndërkombëtare, dhe ekspertë të tjerë thonë se është e rëndësishme që amerikanët të analizojnë se çfarë roli luajti mbështetja tek kontraktorët privatë në luftërat e pas 11 shtatorit. Në Afganistan, kjo përfshinte kontraktorët që thuhet se paguan para për kryetarët e fiseve dhe vetë talebanët për të siguruar mbrojtje, ndërsa Departamenti i Mbrojtjes këmbënguli që forcat ajrore afgane të pajiseshin me helikopterë të sofistikuar Blackhawk dhe avionë të tjerë që pak dinin t’i mirëmbanin, përveç kontraktorëve amerikanë.

“Nuk janë vetëm pagesat skandaloze,” tha zoti Hartung, drejtor i programit të armëve dhe sigurisë në Qendrën për Politikat Ndërkombëtare, për rastet kur mbështetja e Pentagonit tek kontraktorët ishte e gabuar. “Por fakti që kjo mbështetje minoi misionin dhe vuri trupat në rrezik është edhe më skandaloz.”

Në fillim të këtij viti, para se Presidenti Biden të fillonte tërheqjen përfundimtare amerikane, në Afganistan dhe në Irak kishte shumë më tepër kontraktorë sesa trupa amerikane.

Një studim tjetër i projektit Kostot e Luftës llogarit se Shtetet e Bashkuara patën rreth 7,000 ushtarë dhe 11,000 kontraktorë që gjetën vdekjen në të gjitha konfliktet pas 11 shtatorit.

Këshilli i Shërbimeve Profesionale, një organizatë që përfaqëson bizneset që marrin kontrata me qeverinë amerikane, citoi një shifër më të ulët të marrë nga Departamenti Amerikan i Punës ku thuhet se gati 4,000 kontraktorë federalë janë vrarë që nga viti 2001.

Një zëdhënëse vuri në dukje një deklaratë muajin e kaluar nga presidenti i organizatës, David J. Berteau: “Për gati dy dekada, kontraktorët qeveritarë kanë ofruar mbështetje të gjerë dhe thelbësore për forcat amerikane dhe aleate, për ushtrinë afgane dhe elementë të tjerë të qeverisë afgane, dhe për ndihmë humanitare dhe ekonomike të zhvillimit”.

Zyrtarët amerikanë pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, përfshinë kontraktorët privatë si një pjesë thelbësore e përgjigjes ushtarake amerikane.

Kjo filloi me nënpresidentin e atëhershëm Dick Cheney, ish-drejtues ekzekutiv i kompanisë Halliburton. Halliburton mori më shumë se 30 miliardë dollarë për të ndihmuar në ngritjen dhe drejtimin e bazave ushtarake, ushqimin e trupave dhe kryerjen e punëve të tjera në Irak dhe Afganistan deri në vitin 2008, thuhet në studim. Zoti Cheney dhe kontraktorët e mbrojtjes argumentuan se mbështetja tek kontraktorët privatë për punën që anëtarët e shërbimit kishin bërë në luftërat e mëparshme do të lejonte për një prani ushtarake amerikane më të pakët në numër që do të ishte më efikase dhe me kosto më të mirë.

Deri në vitin 2010, shpenzimet e Pentagonit ishin rritur me më shumë se një të tretën, pasi Shtetet e Bashkuara zhvilluan luftëra të dyfishta në Irak dhe Afganistan. Në Amerikës e pas 11 shtatorit, politikanët u përpoqën të tregonin mbështetje për ushtrinë në një vend që ishte shumë më i ndërgjegjshëm për sigurinë.

“Çdo anëtar i Kongresit që nuk voton për fondet që na duhen për të mbrojtur këtë vend, do të jetë duke kërkuar një punë të re pas nëntorit”, citohet të ketë thënë Harry Stonecipher, atëherë zëvendëspresidenti i kompanisë Boeing, disa muaj pas sulmeve për gazetën The Wall Street Journal.

Gati një e treta e kontratave të Pentagonit shkoi vetëm për pesë furnizues të armëve. Sipas studimit, për shembull paratë që Lockheed Martin mori vetëm nga kontratat e Pentagonit vitin e kaluar fiskal ishte një herë e gjysmë sa i gjithë buxheti i Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.

Pentagoni nënshkroi më shumë kontrata sesa mund të mbikëqyrte, thanë ligjvënësit dhe hetuesit specialë të qeverisë.

Studimi sjell si shembull një zyrtar të Partisë Republikane në Florida i cili fitoi miliona dollarë kur SHBA dha një kontratë të një lloji të veçantë për furnizimin me karburant nga Jordania në Irak. Vdekja e të paktën 18 anëtarëve të shërbimit nga instalimet elektrike me difekt në bazat ushtarake në Irak, disa prej të cilave u bënë nga kontraktorët kryesorë Kellogg, Brown dhe Root, ishte një nga shumë rastet kur hetimet e qeverisë vunë në dukje logjistikë dhe punë rindërtimi të dobët.

Fitorja mahnitëse e talebanëve muajin e kaluar në Afganistan po tërheq tani vëmendjen për pasoja edhe më të rënda: shkalla në të cilën Shtetet e Bashkuara u mbështetën tek kontraktorët mund të ketë rritur vështirësitë e forcave afgane të sigurisë.

Jodi Vittori, një ish-nënkolonele e Forcave Ajrore dhe studiuese për korrupsionin dhe shtetet e brishta në Fondacionin Carnegie Endowment for International Peace, që nuk është përfshirë në studim, tregon këmbënguljen e Shteteve të Bashkuara që forcat ajrore afgane të përdornin helikopterë të prodhuar nga SHBA. Afganët preferonin helikopterët rusë, të cilët ishin më të lehtë për t’u fluturuar, mund të mirëmbaheshin nga afganët dhe ishin të përshtatshëm për relievin e thyer të Afganistanit.

Kur kontraktorët amerikanë u tërhoqën me trupat amerikane këtë pranverë dhe verë, duke marrë njohuritë e tyre se si të mirëmbanin avionët, udhëheqësit kryesorë afganë u ankuan kjo i kishte privuar ata nga një avantazh thelbësor ndaj talebanëve.

Zoti Hartung gjithashtu vë në dukje korrupsionin e krijuar nga miliarda dollarë që Shtetet e Bashkuara derdhën në Afganistan si një arsye kryesore që qeveria e Afganistanit e mbështetur nga SHBA humbi mbështetjen popullore dhe luftëtarët afganë humbën moralin.

Hillary Clinton, ndërsa ishte sekretare e Shtetit nën Presidentin Barack Obama, akuzoi kontraktorët e mbrojtjes të rrezikuar në zonat e luftës se po përdornin pagesat për grupet e armatosura, duke i bërë paratë e mbrojtjes një nga burimet më të mëdha të financimit për talebanët.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu u mbështetën, pjesërisht, tek kontraktorët e mbrojtjes për të kryer një nga detyrat më qëndrore për shpresat e suksesit në Afganistan – duke ndihmuar në ngritjen dhe trajnimin e një ushtrie afgane dhe forcave të tjera të sigurisë që mund t’u rezistojnë grupeve ekstremiste dhe kryengritësve, përfshirë talebanët.

U duk qartë, tha ekspertja Vittori, se ishin komandot afgane të cilët ishin trajnuar nga forcat e operacioneve speciale amerikane dhe të tjerët ata që bënë shumicën e luftimeve kundër talebanëve muajin e kaluar.

Duke u mbështetur më pak tek kontraktorët privatë dhe më shumë tek ushtria amerikane si në luftërat e kaluara, Shtetet e Bashkuara mund t’i kishin shanset më të mira për fitore në Afganistan, vuri në dukje zonja Vittori. Ajo tha se kjo do të kishte nënkuptuar që presidentët amerikanë të pranonin rreziqet politike për të dërguar më shumë trupa amerikane në Afganistan dhe të merrnin parasysh pasojat e më shumë viktimave nga radhët e trupave amerikane.

“Përdorimi i kontraktorëve i lejoi Amerikës të luftonte një luftë që shumë amerikanë e kishin harruar se po e luftonin,” tha zonja Vittori./ Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mbeshtetja e pentagonit te kontraktoret mbeshtetja e pentagonit te kontraktoret

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit