Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Studimi më i fundit: Simptomat e COVID-19 mund të zgjasin me javë të tëra. Fauci: Këtë vit bëni vaksinën e gripit!
25 Korrik 2020, 10:31Nga DOSJA
SHBA- Dr Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ka dhënë një mesazh për amerikanët, ku ka rikujtuar se edhe nëse vaksina e COVID-19 kalon procesin e testimit dhe është e suksesshëm deri në fund të vitit, do të duhet të kalojnë disa muaj para se vaksinimi të jetë e përhapur në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
“Unë mendoj se teksa po hyjmë në vitin 2021, do të duhej disa muaj që të kemi një vaksinë që do të jetë e disponueshme për të gjithë njerëzit në Shtetet e Bashkuara” ka thënë Fauci në Ëashington Post.
Fauci gjithashtu ka theksuar, se disa kompani kanë pohuar, se mund të kenë një vaksinë në dispozicion përpara fundit të vitit, por ai është në dyshim për këtë.
“Unë jam pak skeptik për këtë, por gjithçka është e mundur ” ka thënë Fauci .
Por, Fauci ka treguar, se ai është i sigurt se një vaksinë do të jetë në gjendje të ndalojë pandeminë dhe ka sugjeruar se të gjithë njerëzit duhet të vaksinohen për grip këtë vit, pasi pandemia do të jetë më agresive në sezonin e vjeshtës dhe dimrit.
Ndërsa një mesazh tjetër ka ardhur nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA. Një studim e ri ka zbuluar se simptomat e koronavirusit mund të zgjasin me javë, madje edhe te moshat e reja, të cilët nuk kanë simptoma të rënda.
Një në pesë persona 18 deri 34 vjeç thanë se kishin simptoma të vazhdushme, zakonisht lodhje ose kollë. Ndërsa të moshuarit kishin, më shumë mundësi të shfaqnin simptoma të vazhdueshme.
SHBA-ja ka arritur 4 milionë raste të infektuarish me COVID-19 dhe një rritje të numrit të rasteve ditore. Ndërsa në botë numri i rasteve të infektimeve, të raportuara nga Organizata Botërore e Shëndetit janë afro 15.3 milionë.
(k.a;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAQEDONI E VERIUT- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ka certifikuar rezultatin e zgjedhjve të 15 korrikut. Në seancën e hapur, kreu i KSH...
SHBA-Jun Wi Yeo, është një burrë nga Singapori, i cili ka pranuar se ka punuar si spiun kinez në SHBA. Ai u akuzua, pasi përdori mundësinë që kishte si këshillt...
KOSOVË -Në Klinikën Infektive nuk ka pasur shtypje të mjaftueshme në sistemin e oksigjenit. Ky është konstatimi i kompanisë “Ego Elsa” e cila ka kontratë m...
TIRANË- Kompanitë e njohura Amazon, Google dhe Wish, kanë njoftuar se nuk do të tregtojnë më produkte të neo-nazistëve, të grupeve terroriste amerikane si ...
GJERMANI- Mali i Zi dhe Serbia janë në negociata për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Në mars u vendos për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë...
KOSOVË -Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë fituar betejën me koronavirusin 109 pacientë. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik...
Ditët e kaluara situata në Mesdheun Lindor është përkeqësuar në mënyrë të rrezikshme. Turqia ka njoftuar se anija “Oruc Reis” do të nisë së shpejti ...
HUNGARI- Qytetarët kanë nisur protesta për lirinë e medias në Hungari. Në një FOTO të publikuar nga Reuters, protestuesit shihen teksa kanë ndezur dritat e celu...
SHBA- Drejtori i Qendrës Kombëtare amerikane të Kundërzbulimit paralajmëroi se Kina, Rusia, Irani dhe vende të tjera po ndërhyjnë në fushatën zgjedhore amerikan...
MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është shtruar në spital. Sipas mediave vendase mësohet se Xhafaeri ka shkuar d...