LIVE UPDATES
Aktualitet

Studimi: Proceset në Gjykatat e Apelit, me vonesa të mëdha prej pandemisë dhe Vetting-ut

14 Gusht 2021, 20:55 Nga DOSJA
Studimi: Proceset në Gjykatat e Apelit, me vonesa të mëdha prej

Qendra studimore INFOÇIP ka përfunduar një studim në 6 Gjykatat e Apelit të Shqipërisë, ku janë zbuluar vonesa të konsiderueshme të mijëra proceseve gjyqësore. Shkaqet kryesore të këtyre vonesave janë mbyllja e gjykatave prej pandemisë Covid si dhe mos-zëvendësimi i gjyqtarëve të shkarkuar prej vetingut.

Autorët e studimit pohuan se viti 2020 ishte viti më i përkeqësuar sa i takon vonesave në proceset gjyqësore, vonesave në zbardhjen e vendimeve dhe në tërësi të eficencës gjyqësore.

Drejtuesi i Qendrës INFOÇIP, Gert Shella, thotë se vonesat u shkaktuan prej mbylljes së gjykatave prej pandemisë për disa muaj, si dhe për shkak të shkarkimit të gjyqtarëve prej procesit të vetingut, madje gjykatat kanë punuar me më pak se gjysmën e trupave gjyqësore.

“Gjykata e Apelit Tiranë, nga 31 gjyqtarë, që duhet të ketë, në vitin 2020 ka punuar me vetëm 9 gjyqtarë, pra me rreth një të tretën e trupës gjyqësore. Një pjesë e këtyre gjyqtarëve të kryeqytetit janë përpjekur të ndihmojnë edhe gjykatat e tjera si për shembull Korçë, e cila ngeli me zero gjyqtarë për shkak të procesit të vetingut, duke thelluar më tej krizën e eficencës gjyqësore” – tha zoti Shella.

Gjatë muajive të parë të vitit të kaluar, Në Gjykatën e Apelit të Tiranës mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor të çështjeve të themelit është 496 ditë. Afro 63 për qind e çështjeve civile dhe 26 për qind e çështjeve penale janë gjykuar për më shumë se 500 ditë, ose afro 17 muaj, ndërsa më pas arsyetimi dhe dorëzimi i vendimeve gjyqësore zgjat një muaj.

Vonesat po përkeqësohen nga viti në vit; në vitin 2016, kur nisi reforma në drejtësi, kohëzgjatja e një procesi ishte 355 ditë, pra afro 12 muaj, ndërsa sot është 496 ditë, ose fro 17 muaj. Ndërsa koha e zbardhjes së një vendimi është dyfishuar nga 12 në 26 ditë aktualisht.

“Është emergjencë, nëse krahasohen treguesit me vitin 2016, kur reforma në drejtësi edne nuk kishte filluar. Për shembull, Gjykata e Apelit në Tiranë në vitin 2020 i përkeqësoi treguesit e me 39 për qind në krahasim me vitin 2016. Apeli I Durrësit përkeqësoi me 48 për qind, Apeli i Gjirokastrës ka një përkeqësim prej 57 për qind krahasuar me vitin 2017” – tha zoti Shella.

Vonesat janë thelluar ndjeshëm në 9 muajt e parë të 2020 edhe në gjykatat e Apelit të Vlorës, Shkodrës, Durrësit, Korçës e Gjirokastrës. Në Gjykatën e Apelit të Vlorës gjyqet zgjatën mesatarisht 556 ditë, duke kapërcyer edhe kryeqytetin me vonesat e proceseve. 73 për qind e çështjeve civile 34 për qind e çështjeve penale zgjatin 500 ditë e sipër.

Afro 5 vjet më parë në 2016 mesatarja e zgjatjes së gjyqeve të apelit në Vlorë ishte 315 ditë – afro 10 muaj, ndërsa sot është 556 ditë – 18 muaj. Në Apelin e Shkodrës gjyqet zgjatin mesatarisht 435 ditë – afro 15 muaj, ose 47 për qind më e përkeqësuar në krahasim me 2016, kur gjyqet mbylleshin për 295 ditë.

Në Apelin e Durrësit proceset zgjaten mesatarisht deri në 388 ditë – 13 muaj, një përkeqësim afro 22 për qind krahasuar me 2019. Në Apelin e Korçës gjyqet zgjasin 172 ditë,ose 20 për qind më e përkeqësuar vonesa krahasuar me vitin 2016 të nisjes së reformës. Korça ka një vonesë të madhe në zbardhjen e vendimeve; nga 15 ditë në 2016, 25 ditë në 2019 shkoi në 63 ditë vonesë në 2020.

Në Apelin e Gjirokastrës proceset zgjatin mesatarisht 144 ditë në 2020 krahasuar me 90 – 95 ditë të viteve të mëparshme.

“Gjykata e Apelit në Tiranë në vitin 2020 tërhoqi nga stoku i dosjeve të vitit 2016. Stoku i mbetur përballë kësaj trupe të pakët gjyqësore në kushte pandemie, është midis 13-14 mijë dosje gjyqësore. Situata është kritike dhe e jashtëzakonshme, që kërkon marrjen e masave të jashtëzakonshme” – tha autori i studimit, Gert Shella.

Studiuesit vërejnë se përkeqësimi i vonesave në gjykata si dhe stoqet me mijëra dosje në të tre nivelet e sistemit gjyqësor, shkallë të parë, Apel dhe Gjykatë të Lartë mund të ketë përkeqësuar edhe besimin e qytetarëve tek ky sistem i drejtësisë.

Mbylljet për shkak të pandemisë si dhe shkarkimi i shumë gjyqtarëve e prokurorëve prej vetingut ka vënë në vështirësi qyetarët dhe gjykatat, ku stoku aktual i dosjeve mund të përpunohet në më shumë se një dekadë, nëse vazhdohet me ritmet e tanishme.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykatat ne shqiperi infoçip gjykatat ne shqiperi infoçip

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet